Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Sanksionet ndaj Rusisë, Kallas: BE-ja vepron kundër Putinit, jo kundër popullit rus
9 Mars 2022, 12:52Nga DOSJA
ESTONI- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i ka bërë thirrje popullit të Rusisë fqinje që të bëjnë të qartë se Bashkimi Evropian nuk po vepron kundër tyre, por kundër Presidentit Vladimir Putin pas pushtimit të tij në Ukrainë.
Duke folur para ligjvënësve në Parlamentin Evropian në Strasburg, Kallas theksoi se sanksionet aktuale “kanë qëllim të izolojnë presidentin Putin dhe qeverinë e tij, e cila po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës”.
Sipas CNN, ajo paralajmëroi gjithashtu popullin rus se pasojat e sanksioneve të zbatuara kundër Moskës që nga pushtimi do të përkeqësohen shumë, duke paralajmëruar se Putini është një “autokratik” që nuk kujdeset për njerëzit dhe kujdeset vetëm për pushtetin e tij.
“Qeveria juaj tashmë po krijon praktika të njohura për mua. Racionimi për ushqime, si kërkimi i mësuesve për të raportuar mbi simpatitë politike të nxënësve dhe prindërve të tyre.“-tha ajo.
Kallas tha se veprimet e Putinit i kanë lënë rusët e zakonshëm që jetojnë në një “infohapësirë të izoluar” dhe pa akses në të vërtetën. Detyra e Bashkimit Evropian është të thyejë murin e gënjeshtrës.
UKRAINË- Ushtari britanik 19-vjeçar, i cili shërben në Gardën e Mbretëreshës, ka shkuar për të luftuar në Ukrainë kundër forcave të Vladimir Putin. ...
Nga Alessandro Ferro Il GirnaleNëse Rusia mund të trefishojë çmimin e naftës, ne mund të shohim se BE-ja redukton ose bllokon plotësisht importet me një ...
UKRAINË-Termocentrali i Çernobili është pa energji, njoftoi kompania ukrainase e energjisë bërthamore Energoatom duke shkaktuar frikë për ftohjen e ...
TIRANË- Një studimi ri është zbuluar për Covid-19 mund të kenë përshpejtuar plakjen e trurit dhe ndryshime të tjera në të, sipas një studimi të ri. Studimi...