LIVE UPDATES
Aktualitet

S’dalen shpenzimet e luksit për qeverinë, Lindita Nikollës një udhëtim i kushtoi 3079 Euro

29 Gusht 2019, 15:47 Nga DOSJA
S’dalen shpenzimet e luksit për qeverinë, Lindita Nikollës

TIRANË- Në datën 8 korrik të këtij viti, “Faktoje” dërgoi një kërkesë për informacion tek Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ashtu si te të gjitha ministritë dhe Këshillin e Ministrave për t’u njohur me shpenzimet e udhëtimeve të titullarit jashtë vendit.

“Faktoje” ka shqyrtuar faturat e udhëtimeve të dikasterit të Arsimit për periudhën janar 2018-qershor 2019. Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, MASR është drejtuar nga Lindita Nikolla, ndërsa nga janari i 2019-s këtë detyrë e kryen Besa Shahini.

Shpenizmet e Lindita Nikollës

Për periudhën janar-nëntor 2018, Nikolla ka udhëtuar drejt Anglisë, Turqisë, Belgjikës dhe dy herë drejt Italisë për vizita pune. Udhëtimi më i shtrenjtë nga faturat që i janë vënë në dispozicion “Faktoje” është ai drejt Londrës në Angli, ku përfshihet udhëtimi me avion, akomodimi në hotel për pesë netë dhe transporti me taksi nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas.

Nikolla ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit që organizohet çdo vit në Londër nga data 21-24 janar. I gjithë ky udhëtim, vetëm për ish-ministren Nikolla ka kushtuar 3079 euro.

 

Bileta e avionit e klasit “Economy” (një detyrim ligjor për ministrat) është rezervuar fillimisht për datën 21 janar 2018 dhe ka kushtuar 502 euro për itinerarin Tiranë-Londër-Tiranë. Tre ditë përpara nisjes, ministria ka ndryshuar datën e udhëtimit duke e rezervuar me një ditë para (20 janar), veprim ky që ka sjellë një kosto ekstra prej 365 euro vetëm për biletën e ish-ministres. “Faktoje” nuk ka informacion se pse erdhi ky ndryshim.

MASR ka zgjedhur hotelin me 4-yje Radisson Blu Sussex, i pozicionuar në qendër të Londrës. Një natë në këtë hotel për ministren ka kushtuar 380 euro.

Sipas faturës së sjellë nga MASR, ministria e ka rezervuar hotelin në Londër për në datën 19 janar por kujtojmë se ish-ministrja Nikolla fluturimin e kishte ndryshuar për në datën 20 janar.

Megjithatë, nëse shohim faturën e taksisë, figuron (me shkrim dore) se ish-ministrja ka mbërritur në aeroport në datën 21 dhe është kthyer në aeroport për t’u nisur drejt Tiranës me datë 25 janar, siç konfirmohet edhe nga fatura tatimore për biletën e avionit.

Nga verifikimi i të gjitha faturave të vëna në dispozicion ka një mospërputhje mes datës së mbërritjes dhe akomodimit të ministres Nikolla, ku rezulton se një ose dy netë në hotel janë paguar, por kanë shkuar dëm sepse ministrja nuk është akomoduar.

Udhëtimi me taksi nga aeroporti deri në hotel dhe anasjelltas ka kushtuar 309 euro ose pothuajse sa çmimi i një nate në hotelin e sipërpërmendur. Ish-ministrja Nikolla ka udhëtuar për në Londër me dy anëtarë të stafit të saj, kostoja totale e biletave të avionit të të cilëve është 1680 euro. Ndërsa për shpenzimet e akomodimit të tyre nuk disponojmë të dhëna.

Për destinacionet e tjera jashtë shtetit për periudhën janar-dhjetor 2018: Romë, Parma, Izmir akomodimi në hotel varion nga 93-194 euro nata. Ndërsa për një udhëtim në qershor në Bruksel, MASR nuk ka sjellë fatura.

Nga dokumentat që kemi marrë nga MASR rezulton vetëm një urdhër shërbimi për nëntë udhëtimet e Nikollës dhe Shahinit gjatë periudhës janar 2018- qershor 2019. Urdhri i shërbimit, ashtu siç ka qenë praktikë ndër vite, është një detyrim ligjor i firmosur nga ministri që tregon arsyet dhe jep leje për dërgimin me shërbim jashtë shtetit të punonjësve të ministrisë, përfshirë titullarin.

Shpenzimet e Besa Shahinit

Gjatë ushtrimit të detyrës që prej janarit 2019 deri në qershor, ministrja aktuale e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka udhëtime vetëm brenda rajonit të Ballkanit.

Gjatë kësaj periudhë 6 mujore, Shahini ka udhëtuar gjithsej katër herë, me destinacion Bujanovcin, Beogradin dhe dy herë në Prizren.

Tre prej udhëtimeve sipas tabelës përmbledhëse që ka sjelle MASR janë pa kosto akomodimi dhe transporti. Në një nga udhëtimet në Prizren, ministrja ka shpenzuar 60 euro për akomodimin në hotelin Tiffany, i vetmi udhëtim për të cilin ministria na ka vënë në dispozicion një faturë.

Në këtë udhëtim, Shahini mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit të shkëmbimit të nxënësve mes Shqipërisë dhe Kosovës “Si N’Shtëpinë Tënde”.

Buxheti i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Buxheti në total i programuar i MASR për vitin 2019 është mbi 39 miliardë lekë.Buxheti total i programuar vetëm për udhëtime e dieta në vitin 2018 ishte 16,3 milionë lekë, ndërsa për vitin 2019 ky buxhet është përgjysmuar në 8 milionë lekë.

(Marrë nga Faktoje.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lindita nikolla qeveria ne luks shpenzimet e luksit udhetimet e luksit te nikolles lindita nikolla qeveria ne luks shpenzimet e luksit udhetimet e luksit te nikolles


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj