LIVE UPDATES
Aktualitet

S’dihet ku është/ Pas 5 vitesh Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën

7 Dhjetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
S’dihet ku është/ Pas 5 vitesh Gjykata e Lartë rikthen

TIRANË- Nuk dihet se ku është por Lulzim Berisha do të duhet që të kthehet në burg! Gjykata e Lartë ka vendosur sot rikthimin pas hekurave të qelisë të kreut të “Bandës së Durrësit”, ndërkohë që vendimi pritet që të apelohet nga përfaqësuesi i tij ligjor. Avokati Detar Hysi është shprehur se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndryshuar vendimin.

Berisha, u lirua me Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e liroi me kusht atë 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm. Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.

Megjithatë u lirua nga burgu me kusht në vitin 2016 për shkak të sëmundjes së tij të rëndë. Por tashmë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore gjykata e lartë lulzim basha gjykata e lartë lulzim basha

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!