LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’e rruaj për ju, jeni legena!”/ Pjerin Ndreu kallëzohet penalisht nga 3 efektivë, i pengoi për shoqërimin e pronari

29 Qershor 2021, 09:23 Nga DOSJA
“S’e rruaj për ju, jeni legena!”/ Pjerin Ndreu

LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Lezhës, pasi është kallëzuar penalisht nga tre efektivë të Policisë së Shtetit. Të tre uniformat blu pretendojnë se Ndreu i ka penguar që të ushtrojnë detyrën e tyre në përputhje me ligjin. 

Burime për “Panorama” kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në zonën e Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit. Në përputhje me ligjin dhe urdhërat e lëshuar nga Komiteti i Ekspertëve, punonjësit e Policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit për të respektuar orën policore. Por kanë hasur rezistencë, ndaj në ndihmë të Patrullës kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja”, të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë  pronarin e hotelit. Pikërisht në këtë moment është shfaqur edhe Pjerin Ndreu, i cili i ka kërkuar që të largohej me frazën: Ligjin e bëj unë…

Debati ka vijuar edhe për pak dhe si përfundim efektivët janë detyruar që të largohen por hakmarrja e Ndreut nuk është ndalur me kaq. Një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në hotelin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj.

Por edhe efektivët nuk kanë lejuar ngjarjen që të kalojë pa kundërpërgjigje duke nisur një proces gjyqësor me kryebashkiakun, i cili duket se ka harruar që Policia e Shtetit është institucion më vetë, jo i varuar nga Bashkia dhe se urdhërat i merr vetëm nga ligji. 

KALLËZIMI I EFEKTIVIT TË POLICISË

Aktualisht punoj si punonjës Policie pranë Drejtorisë Vendorë Lezhë, oficer i Patrullës së Përgjithshme, Stacioni i Policisë Shëngjin. Mbrëmë, më datë 24.06.2021, rreth orës 22:00, kam marrë shërbimin. Kam qenë duke patrulluar me kolegun tim. Kemi qenë në makinë, me mjetin e Policisë, në shëtitoren e re.

Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes”.

Ne kemi komunikuar duke i thënë se arsyeja se pse kemi ardhur këtu është se ti ke shkelur aktin normativ të qeverisë për ndalimin e muzikës, e cila duhej të ishte fikur në orën 22:00 dhe se kishte një numër të lartë njerëzish brenda në lokal, në verandë. Ai na ka thënë se po e bezdisnim, se në lokal kishte ambasador, kryetarin e bashkisë, “kush jeni ju që më fikni muzikën?”

Pas këtij komunikimi është tërhequr dhe është futur në lokal dhe muzika ka vazhduar. Ne kemi njoftuar menjëherë në radio për problemin sallën operative Lezhë 50, sallën operative Shëngjin 70, shefin e Stacionit Shëngjin 396 dhe shefin e Komisariatit 395, duke iu thënë se shtetasi V.Gj. nuk e fik muzikën dhe kërkojmë ndihmë, forca të tjera. Pas pak ka ardhur një patrullë “Shqiponja”. Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat.

Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë.

Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”. Jemi larguar dhe kemi shkuar menjëherë te Stacioni i Policisë, kemi përpiluar raportin e shërbimit për ngjarjen, si dhe procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative, të ndotjes akustike ndaj V.Gj. Kërkoj që të gjithë personat që na kanë kundërshtuar dhe na kanë penguar në punën tonë, të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet që kanë kryer ndaj meje dhe kolegëve të mi.

Vetë pronari i hotelit në Shëngjin, Vladimir Gjekaj, është shprehur se efektivët kanë shkuar në hotelin e tij dhe i kanë kërkuar që të ulë muzikën, pasi ishte jashtë orarit të lejuar. Biznesmeni tregon se nuk ka pranuar dhe u ka thënë efektivëve që kishte të ftuar kryebashkiakun Ndreu bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Më pas, sipas Gjekajt, efektivët i kanë thënë se nuk e njohin Ndreun dhe e kanë shoqëruar në polici atë. Gjekaj shton se sipas tij, gjithçka është politike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kallezohet pjerin ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu kallezohet pjerin ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj