LIVE UPDATES
Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedime me NATO-n rreth krizës Ukrainë-Rusi

16 Shkurt 2022, 19:18 Nga DOSJA
Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedime me NATO-n rreth krizës

BRUKSEL- Mes kërcënimeve për një sulm të mundshëm rus në Ukrainë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin viziton Brukselin për dy ditë bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes së aleancës. Vizita e zotit Austin vjen ndërsa dhjetëra mijëra trupa ruse kanë rrethuar Ukrainën nga veriu, jugu dhe lindja. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell më shumë hollësi nga Brukseli.

Një sulm i mundshën nga një armik i njohur. Me grumbullimin e 150 mijë trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës, integriteti territorial i një prej fqinjëve lindorë të NATO-s është nën kërcënim.

Mendoj se kjo po bëhet për të detyruar qeverinë e Presidentit Zelensky të mbyllë sytë dhe të bëj lëshime të mëdha”, thotë gjenerali në pension Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Të mërkurën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Na keni dëgjuar shpesh të themi se jemi të përkushtuar ndaj parimeve të sigurisë kolektive. Edhe në të ardhmen mund të prisni angazhimin tonë të madh. Në këtë takim ju paraqitët një program agresiv dhe të menjëhershëm. Mezi pres të punoj me ju dhe kolegët e mi, për të trajtuar disa çështje të rëndësishme për aleancën dhe rajonin. Prandaj, jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres t’i përvishemi punës”, tha nga Brukseli Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Vizita e zotit Austin në Bruksel vjen mes sinjaleve shpresëdhënëse se Evropa mund të shmangë luftën, pas disa javësh me tensione të larta midis Lindjes dhe Perëndimit.

Ky është një moment vendimtar për NATO-n, diçka që nuk është parë nga themelimi i aleancës më 1949”, thotë Bradley Bowman nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Avionët luftarakë amerikanë janë gati të monitorojnë hapësirën ajrore në krahun lindor të NATO-s. Një aeroplanmbajtëse amerikane është vendosur në detin Adriatik, për herë të parë në dekada. Mijëra trupa shtesë amerikane janë vendosur në Poloni dhe Rumani.

Të martën ligjvënësit rusë i kërkuan presidentit Vladimir Putin njohjen zyrtare të rajoneve të kontrolluara nga separatistët e Ukrainës Lindore si shtete të pavarura, një lëvizje që zoti Putin mund ta përdorë për të arsyetuar ndërhyrjen në një zonë që nuk e njeh më si territor të Ukrainës.

Por Presidenti amerikan Joe Biden të martën paralajmëroi pasoja të rënda ekonomike dhe politike nëse Rusia sulmon Ukrainën.

“Do të përballet me pasoja dërrmuese ndërkombëtare. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm. Sulmi ndaj Ukrainës do të jetë një plagë e vetëshkaktuar”, tha zoti Biden.

Tani Rusia thotë se po tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës, megjithëse presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk mund të konfirmojnë pohimet e Moskës.

Kremlini nuk e ka bërë të qartë nëse do të ketë tërheqje të plotë të trupave, duke thënë se lëvizjet e ardhshme të Rusisë varen nga situata.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota carla babb konflikti ukraine-rusi lloyd austin vladimir putin carla babb konflikti ukraine-rusi lloyd austin vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj