LIVE UPDATES
Bota

Serbi: Shumica e partive shqiptare pro pjesëmarrjes në zgjedhje

3 Prill 2022, 07:30 Nga DOSJA
Serbi: Shumica e partive shqiptare pro pjesëmarrjes në zgjedhje

Në Serbi zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Favorite për fitore është partia SNS e Vuçiqit. Shumica e partive shqiptare të Luginës së Preshevës janë pro pjesëmarrjes në zgjedhje.

Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk dihet, sepse ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Por në zgjedhjet e fundit kanë marrë tre deputetë. Përkundër këtij fakti të drejtat e tyre dhe zhvillimi në Luginën e Preshevës nuk kanë bërë progres të madh. Shumë banorë të Luginës së Preshevësvaren nga diaspora e shpërngulur prej vitesh në shtetet e Bashkimit Evropian dhe një pjese në Kosovë. Ekonomia këtu ka stagnuar prej vitesh dhe shumica e fabrikave të kohës së ish-Jugosllavisë kurrë nuk janë rikthyer në funksion.     Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, thotë se qyteti i saj hyn tek komunat me papunësinë më të lartë prej mbi 70 për qind. Edhe ata që kanë paga hyjnë tek pagat më të ulëta në nivel shteti.  Nga shumë fabrika të hapura nëpër Serbi, këtu nuk ka arritur asnjë dhe krijimi i vendeve të reja të punës nuk është i lehtë.

“Nuk ka asnjë politikë shtetërore që stimulon ardhjen e investitorëve të huaj. Në këtë drejtim sektorët punëdhënës janë kryesisht administrata shtetërore dhe ekonomitë e vogla private të cilat po rrezikohen ҫdo ditë e më shumë.” thotë  Ardita Sinani. 

Pro pjesëmarrjes në zgjedhje

Shumica e partive shqiptare janë pro pjesëmarrjes në zgjedhje, përveҫ njerës parti. Shqiptarët janë pjesë e dy listave të ndara të cilat garojnë për vende në parlament. Ata rrallë votojnë në zgjedhjet për president. 

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës udhëheq garën për deputet të koalicionit “Alternativa Demokratike shqiptare”. Arifi, i lindur në Gjermani, thotë se në Beograd shkon me idenë e zgjidhjes së problemeve që i mundojnë shqiptarët prej tri dekadave.

Ai premton se do të gjejë zgjidhje për të drejtat e tyre në forma demokratike. “Për ne, për listën tonë është me rëndësi që theks të veҫantë t’i japim pasivizimit të shqiptarëve. Për mua si kandidat për deputet është me rëndësi që të lobojmë, të flasim, të diskutojmë në parlament dhe të arrijmë me qeverinë serbe një stopim të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.” – thotë Arifi. 

Lista tjetër udhëhiqet nga Shaip Kamberi, një deputet që u duk i zëshëm në mandatin e fundit të Kuvendit të Serbisë. Ai bashkë me “Koalicionin e shqiptarëve të Luginës”, kërkon një mandat të ri. Shaip Kamberi shpreson për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhje përfshirë edhe ata që përkohësisht janë shpërngulur nga vendlindja. “Edhe për të dëshmuar se shqiptarët nuk dorëzohen në betejën e tyre politike për realizimin e të drejtave, për më shumë liri, për barazi, për respektim të simboleve, për respektim të gjuhës dhe për integrim të barabart dhe participim të barabart në organet shtetërore. Pra, përmes kësaj, përveҫ statistikave ne me pjesëmarje dëshmojmë edhe për faktin se sa shqiptarë jetojnë në Luginë të Preshevës.” – thotë Shaip Kamberi. 

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota zgjedhjet në serbi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll
Bota 3 Prill 2022, 07:12

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.Për dall...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj