LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimet për tërmetin, SHASH kundër Prokurorisë: Mos prangosni arkitektët, nuk kanë asnjë përgjegjësi

21 Janar 2020, 15:45 Nga DOSJA
Arrestimet për tërmetin, SHASH kundër Prokurorisë: Mos

TIRANË- Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me arrestimet që po ndodhin nga Prokuroria pas tërmetit të 26 nëntorit. Ditët e fundit, Prokuroria ka kryer arrestime dhe akuzohen dhe arkitektët si fajtorë për shembjen e ndërtimeve.

Në një reagim SHASH shkruan se arkitektët nuk kanë kompetenca profesionale dhe ligjore për një ndërtim dhe nuk mund të mbajnë as përgjegjësi. “Sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhojë  nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj”, shkruhet në deklaratë.

REAGIMI I PLOTË

Mendojmë se është e rëndësishme që të specifikohen disa elementë kyç për profesionin e arkitektit në lidhje me situatën e krijuar. Përgjegjësitë profesionale të arkitektit si projektues i lirë janë individuale të ndërlidhura me pikat e liçensës profesionale të cilën shteti ja jep dhe njeh gjatë ushtrimit të profesionit. Roli profesional i arkitektit në proçesin e hartimin të një projekti të plotë është ligjërisht i mirëpërcaktuar në funksionet e mëposhtme: Zgjidhje volumetrike; Zgjidhje funksionale; Zgjidhje estetike, të godinës që financohet nga një subjekt/institucion privat/publik, i cili kontrakton shërbimin e projektimit tërësor të saj. Pra, sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj.

Roli, detyrat dhe përgjegjësite profesionale të arkitektit në Republikën e Shqipërisë janë të rregulluara me legjislacionin cituar: VKM Nr. 759, datë 12.11.2014 “Për Liçensimin profesional të individëve dhe subjekteve juridike që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”, Nr.8402, dt. 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” Ligji Nr.107/2014, dt. 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM Nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, Nr. 68, datë 15.2.2001 “Për miratimin e standarteve dhe të kushteve teknike të projektimit dhe të zbatimit të punimeve të ndërtimit” dhe Deklarata e përgjegjësisë profesionale Shtojca B Arkitekti.

SHASH mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, si 1. Akt – konstatimi; 2 Akt- ekspertimi, të drejtuara dhe koordinuara nga institucioni përgjegjës, Instituti i Ndërtimit me grupet e ekspertëve të autorizuar nga Institucionet e shtetit. Akt konstatimi nxjerr në pah dyshimet lidhur me problemet potenciale, që mund t’i jenë shkaktuar godinës dhe vlerësimin a është fizikisht e banueshme apo jo. Në qoftë se godina konstatohet si e pabanueshme kalon në fazën e 2-të të akt ekspertimit ku në bazë të dyshimeve të konstatuara në fazën e parë bëhet një vlerësim tërësor teknik lidhur me projektin, zbatimin apo edhe ndërhyrjet potenciale që mund t’i kenë ndodhur godinës.

Është pikërisht kjo fazë që ndan qartë përgjegjësite teknike dhe ligjore të seicilit aktor në proçesin e ndërtimit. Por në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit funksionet profesionale të të cilit janë parashtruar me sipër. Ekzekutimi i masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe proçesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime me arrest / apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, duke shkaktuar dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për seicilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë mbetet në dispozicion për çdo ndihmë apo sqarim teknik profesional për institucionet përkatëse ligjzbatuese për të ndihmuar në saktësimin përgjegjësive profesionale të Arkitektit.

Pak ditë më parë Prokuroria e Durrësit dhe e Tiranës kanë kryer disa arrestimet të ndërtuesve, kontraktorëve të cilët kanë hedhur firmën e tyre në godinat e dëmtuara nga tërmeti. Prokuroria ka bërë me dije se hetimet do të vijojnë dhe do ketë dhe të tjerë të prangosur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet per termetin shoqata e arkitekteve të shqipërisë arrestimet per termetin shoqata e arkitekteve të shqipërisë


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj