LIVE UPDATES
Bota

SHBA/Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen përjetë. Çfarë mendojnë amerikanët?

25 Tetor 2020, 07:58 Nga DOSJA
SHBA/Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen

SHBA- Anëtarët e Gjykatës së Lartë shërbejnë në detyrë për gjithë jetën, pasi emërohen nga presidenti dhe konfirmohen nga Senati. Por shumica e amerikanëve mendojnë se kjo duhet të ndryshojë, sipas një raporti mbi reforma në gjyqësor të përgatitur nga Universiteti Washington në Seint Luis dhe Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë.

Beteja e fundit për konfirmimin e Gjykatëses Amy Coney Barrett, e zgjedhur nga Presidenti Trump për të mbushur vendin e mbetur bosh pas vdekjes së Gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, ndërkohë që mbeten vetëm pak ditë deri në zgjedhjet presidenciale, ka rindezur debatin për reformimin e Gjykatës së Lartë.

Disa zëra liberalë në radhët e demokratëve kanë ngritur idenë e rritjes së numrit të anëtarëve të gjykatës. Anketa e zhvilluar para vdekjes së zonjës Ginsburg arrin në përfundimin se më pak se 1/3 e amerikanëve mbështesin idenë e shtimit të numrit të anëtarëve por shumica mbështet idenë e vendosjes së afateve kohore për mandatet.

“A mendoj se ia vlen të diskutohet? Besoj se po, pjesërisht sepse Kushtetuta u hartua në 1789, kur njerëzit jetonin mesatarisht deri në 40, 45 vjeç,” thotë Nicole Huberfeld, pedagoge e jurisprudencës në Universitetin e Bostonit. “Pra, kur emërohen për gjithë jetën nuk është më njësoj, pasi tani njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 78 apo 80 vjeç. Në rastet e fundit, gjykatësit që u përfshinë në këtë institucion ishin në të 40-tat. Nuk besoj se e kishte menduar njeri se një gjykatës do të qëndronte për 30-40 vjet në Gjykatën e Lartë,” shton ajo.

Në një letër dërguar Kongresit në vitin 2017, 21 dijetarë të jurisprudencës nga universitete si Harvardi, Duke, Columbia dhe Universiteti i Miçiganit, bënin thirrje për kufizimin kohor të mandateve në 18 vjet.

Kur të mbarojë mandati, gjykatësi mund të vazhdojë punën në një gjykatë më të ulët nëse dëshiron, ose të mbushë një vend të mbetur bosh përkohësisht në Gjykatën e Lartë kur vdes dikush.

Grupi Fix the Court, — Të ndreqim Gjykatën, e vetëquajtur organizatë jo-partiake, punon për reforma në gjyqësor. Ky grup mbështet idenë që presidenti të ketë të drejtë të emërojë një anëtar për Gjykatën e Lartë në vitin e parë dhe të tretë të mandatit.

“Nëse kemi një proces emërimi me afat të caktuar do të ulte temperaturën e procesit dhe do t’i bënte partiakët të thonin ‘Ky kandidat nuk më pëlqen, por pas dy vjetësh ndoshta do të emërohet një kandidat që e pëlqej’,” thotë Gabe Roth i organizatës Fix the Court. “Pra në vend që të përdorin çdo gur që kanë në dorë për një kandidat, mund të presin sepse pas dy vjetësh do të kenë shansin për një emërim tjetër”.

Disa ekspertë ligjorë besojnë se nevojiten reforma, pjesërisht pasi tani Gjykata e Lartë ka autoritet të tepërt.

“Ndoshta një krizë do t’i bëjë amerikanët të mendojnë: Përse u kemi dhënë gjykatave autoritet kaq të madh?” tha për portalin Politico Daniel Epps, profesor i jurisprudencës në Universitetin e Uashingtonit, i cili ka punuar si ndihmës për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy.

“Gjatë 20 vjetëve të fundit, në vend që të vendosin zyrtarët e zgjedhur me votë se kush i fitoi zgjedhjet presidenciale, nëse duhet të nxjerrim jashtë ligji dënimin me vdekje, si të hartojmë rregulloret për mjedisin, apo për kujdesin shëndetësor, si mund të praktikojnë amerikanët besimin fetar në hapësira publike, këto vendime i ka marrë Gjykata e Lartë,” thotë zoti Roth. “Nëse vendosim afate kohore mbi mandatin e gjykatësve, do të kufizohej autoriteti individual i çdo gjykatësi dhe autoriteti i gjykatës në tërësi,” thotë ai.

Pedagogia Huberfeld e Universitetit Boston është dakord me idenë që të rishikohet afati kohor i mandateve, por ajo nuk mendon se Gjykata e Lartë ka shumë autoritet në dorë.

“Është detyra e gjykatës të interpretojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Për këtë është krijuar. Mendoj se njerëzit po e përdorin gjykatën si mjet për të luftuar ligjet që nuk i pëlqejnë dhe po dalin me teori të reja, të cilat i paraqesin në gjykata të shkallës së ulët. Mendoj se ajo që shohim ka të bëjë me strategjinë e argumentimit në gjyq dhe fondet e shumta që po shpenzohen për të mbështetur kauza të caktuara, por jo aq me autoritetin që gëzon Gjykata e Lartë,” thotë ajo.

Raporti mbi reforma në gjyqësor tregon se 47% e të anketuarve besojnë se çdo vendim i Gjykatës së Lartë që deklaron jo-kushtetues një ligj të miratuar nga Kongresi duhet miratuar nga të paktën 7 nga 9 anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe jo nga një shumicë e thjeshtë.

Marrë nga Zëri i Amerikës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anëtarët e gjykatës së lartë në shba anëtarët e gjykatës së lartë në shba

Sondazh

Poll
Bota 25 Tetor 2020, 07:49

Shefi i stafit të Pence infektohet me Covid-19

SHBA– Shefi i stafit të Zëvendës Presidentit Amerikan Mike Pence, Mark Short, ka rezultuar pozitiv me kroonavirus.Mediat vendase, bëjnë me dije se Pence d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj