LIVE UPDATES
Bota

SHBA dënon ligjin e ri kinez të sigurisë në Hong Kong

2 Korrik 2020, 16:34 Nga DOSJA
SHBA dënon ligjin e ri kinez të sigurisë në Hong Kong

SHBA-Sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe një numër i madh ligjvënësish amerikanë dënuan imponimin e një ligji të ri gjithëpërfshirës të sigurisë nga Kina në Hong Kong të mërkurën. Ligji i ri nxiti paralajmërime dypartiake nga ligjvënësit se Partia Komuniste Kineze mund të përballet me sanksione të reja për shtypjen e lirisë së fjalës dhe tubimit në një qytet që ligjërisht supozohet të ketë një shkallë të lartë të autonomisë nga Kina.

Arrestimet e para bazuar në ligjin e ri të sigurisë kombëtare që hyri në fuqi në 23 vjetorin e kalimit të Hong Kongut nga kontrolli britanik në atë kinez. Sipas marrëveshjes për këtë çështje, Hong Kongu duhej të funksiononte nën parimin “Një vend, dy sisteme”. Zyrtarët amerikanë thonë se tani ky parim ka përfunduar.

“Hong Kongu i lirë ishte një nga qytetet më të qëndrueshme, të begata dhe dinamike në botë. Tani ai do të jetë një qytet i drejtuar nga komunistët, ku banorët e tij do t’i nënshtrohen tekave të elitave të partisë”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Marshimi i përvitshëm në përvjetorin e kalimit të kontrollit tani ka pasoja të ndryshme për shkak të ligjit të ri, që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore thonë se kufizon liritë, duke përfshirë të drejtën e tubimit dhe fjalën e lirë.​

“Normalisht, ky përvjetor do të shoqërohej me protesta paqësore. Në vend të kësaj, ligji i ri ka sjellë një mori arrestimesh, dhe mburrjet e autoriteteve lokale mbi numrin e protestuesve paqësorë që kanë burgosur. Ndëshkime të reja të ashpra për banorët e Hong Kongut për shkelje të reja dhe të paqarta. Autorizime të reja që mundësojnë Pekinit të ndërhyjë sipas dëshirës së tij”, tha seantori republikan Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës në Senat.

Paqartësitë në ligjin, i cili u miratua në fshehtësi pa kontributin e autoriteteve të Hong Kongut kanë shqetësuar ligjvënësit amerikanë.

“A do të zbatohet në mënyrë retroaktive? A do të përdoret për deklarata ose valvitje të flamujve që janë bërë në të kaluarën, apo nga tani e tutje, që edhe kështu do të ishte mjaft e tmerrshme. Por, kjo është frika që kam unë”, tha Nancy Pelos, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit gjithashtu janë të shqetësuar se të dyshuarit në bazë të ligjit të ri mund të detyrohen të dalin në gjyq në territorin e Kinës.

“Ne duhet të ndjekim me shumë kujdes veprimet e ardhshme, veçanërisht kundër grupeve dhe individëve të cilët jam mjaft i sigurt se qeveria kineze do ti vë në shenjëstër për të krijuar një shembull në ditët e para pas miratimit të këtij projekt-ligji”, tha senatori republikan Marco Rubio.

Shtrirja e gjërë e ligjit tashmë është një arsye e mjaftueshme për shqetësim, tha një analiste para Kongresit.

“Përfshirja e gjerë e zyrtarëve qendror të sigurisë në Kinë në zbatimin e këtij ligji është veçanërisht shqetësuese, nëse e kombinojmë atë me veprat penale të përcaktuara në një nivel të gjërë”, tha analistja Carole Petersen nga Universiteti i Havait.

Senati amerikan miratoi njëzëri një projektligj javën e kaluar për vendosjen e sanksiononeve ndaj zyrtarëve, bankave dhe entiteteve të tjera që mundësuan miratimin e ligjit të ri në Hong Kong, dhe ekziston mundësia e veprimeve të mëtejshme të këtij lloji.

“Unë mendoj se ju do të shihni reagime shtesë nga Kongresi në lidhje me sanksionet në përpjekje për të bindur Partinë Komuniste Kineze se kostoja e këtij veprimi është shumë e lartë. Ata duhet ta rishqyrtojnë këtë”, tha senatori republikan John Cornyn.

Por ligjvënësit demokratë thonë se aftësia e Shteteve të Bashkuar për të ushtruar presion mbi Kinën është zvogëluar gjatë administratës së Presidentit Trump.

“Në fund, Shtëpia e Bardhë vendos mbi politikën për këtë çështje. Dhe kam frikë se politika jonë është e çoriontuar, dhe ndoshta kjo i ka dhënë guxim Kinës”, tha Eliot Engel, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve

Ligjvënësit thonë se banorët e Hong Kongut mund të llogarisin në mbështetjen e Amerikës.

“Kjo është një betejë mes demokracisë dhe diktaturës, lirisë dhe tiranisë, dhe mes lirisë dhe shtypjes. Kjo është një betejë që bota duhet ta fitojë”, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Kongresi po lëvizë me shpejtësi për të miratuar projektligjin për sanksionet.

Marrë nga; VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pompeo shba mike pompeo shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj