LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Dominion, padi prej 1.6 miliardë dollarësh ndaj televizionit Fox News

26 Mars 2021, 14:42 Nga DOSJA
SHBA: Dominion, padi prej 1.6 miliardë dollarësh ndaj televizionit Fox

Kompania Dominion, prodhuesja e aparaturave për numërimin automatik të votave, ngriti të premten një padi për shpifje kundër televizionit Fox News, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 1.6 miliardë dollarësh.

Në padi, Dominion akuzon këtë televizion se për të rritur shikueshmërinë në rënie kishte pretenduar në mënyrë të rreme se kompania kishte manipuluar zgjedhjet e vitit 2020.

Është padia e parë për shpifje e ngritur kundër një organizatë mediash nga kompania për numërimin e votave, e cila ishte bërë objekt pohimesh të pasakta, të gënjeshtërta dhe të çuditshme të përhapura nga ish-Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij pas humbjes së zgjedhjeve ndaj presidentit aktual Joe Biden.

Këto pretendime kontribuan në nxitjen e protestuesve që sulmuan me dhunë Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar, duke shkaktuar vdekjen e pesë vetëve, përfshirë një oficer policie.

Sulmi ndaj Kapitolit u bë shkas për ngritjen për herë të dytë të akuzave për shkarkim ndaj ish-presidentit Trump.

Dominion argumenton se Fox News, që amplifikoi pohimet e pasakta se Dominion kishte manipuluar votat, “përhapi një histori të rreme mashtrimi zgjedhor në shërbim të interesave të veta financiare, duke dëmtuar rëndë Dominion-in”, sipas një kopjeje të padisë të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press.

“E vërteta ka rëndësi. Gënjeshtrat kanë pasoja,” thuhet në padi. “Fox shiti një histori të rreme mashtrimi zgjedhor në mënyrë që t’u shërbejë qëllimeve të veta tregtare, duke dëmtuar rëndë Dominion-in. Nëse ky rast nuk konsiderohet shpifje nga një media, atëherë asgjë nuk konsiderohet e tillë.”

Fox News ende nuk i është përgjigjur një kërkese të agjencisë AP për koment.

Një numër zyrtarësh zgjedhorë në të gjithë vendin – dhe madje edhe prokurori i përgjithshëm i ish-presidentit Trump, William Barr – e kanë konfirmuar se nuk kishte asnjë mashtrim të përhapur në zgjedhjet e vitit 2020.

Guvernatorët republikanë në Arizona dhe Xhorxhia, shtete vendimtare për fitoren e zotit Biden, dhanë gjithashtu garanci për integritetin e zgjedhjeve në shtetet e tyre. Pothuajse të gjitha sfidat ligjore nga zoti Trump dhe aleatët e tij u hodhën poshtë nga gjykatësit, përfshirë dy nga Gjykata e Lartë, e cila ka tre gjyqtarë të emëruar nga ish-presidenti republikan.

Megjithatë, disa gazetarë të Fox News bënë akuza të rreme ngjatë emisioneve të tyre se Dominion kishte ndryshuar votat përmes algoritmeve në makineritë e veta të votimit, që sipas këtyre pretendimeve të pavërteta ishin krijuar në Venezuelë për të manipuluar zgjedhjet për diktatorin Hugo Chavez.

Personalitete televizive të këtij kanali intervistuan aleatët e zotit Trump Sidney Powell dhe Rudy Giuliani, të cilët përhapën pretendimet dhe më pas i përforcuan ato në platformat masive të mediave sociale të Fox News-it.

Dominion thotë në padi se u përpoq në mënyrë të përsëritur t’i përgënjeshtronte këto pretendime por u injorua nga Fox News.

Kompania argumenton se Fox News, një rrjet ku disa nga personalitetet televizive janë pro-Trump, përhapi pretendimet e rreme për të shpjeguar humbjen e ish-presidentit. Gjigandi kabllor humbi shikues pas zgjedhjeve dhe disa përkrahës të zotit Trump mendonin se nuk po e mbështeste aq sa duhej ish-presidentin republikan.

Avokatët e kompanisë Dominion thanë se qëndrimi i Fox News-it ndryshon shumë nga ajo e mediave të tjera që njoftuan mbi pretendimet.

“Ky ishte një vendim i vetëdijshëm, i informuar biznesi për të mbështetur, përsëritur dhe transmetuar këto gënjeshtra në mënyrë që të ruante audiencën”, tha avokati Justin Nelson, i firmës ligjore Susman Godfrey.

Megjithëse kompania Dominion shërben në 28 shtete, deri në zgjedhjet e vitit 2020 ajo kishte qenë përgjithësisht e panjohur jashtë komunitetit zgjedhor. Tani ajo është në shënjestër gjerësisht nga qarqet konservatore, parë nga miliona njerëz si një nga keqbërësit kryesorë në një sajesë, sipas së cilës demokratët në të gjithë vendin komplotuan për të vjedhur votat e zotit Trump, thuhet në padi.

Punonjësit e kompanisë Dominion, që nga inxhinierët e deri tek themeluesi i tij, kanë përjetuar shqetësime. Disa morën kërcënime me vdekje. Dhe kompania ka pësuar “dëm të madh dhe të pariparueshëm ekonomik”, thanë avokatët.

Dominion ka paditur gjithashtu zotin Giuliani, zonjën Powell dhe shefin ekzekutiv të kompanisë MyPillow me bazë në Minesota mbi pretendimet. Edhe një kompani tjetër për sistemet automatike zgjedhore, Smartmatic USA, ka paditur kanalin Fox News rreth pretendimeve për zgjedhjet. Ndryshe nga Dominion, pjesëmarrja e Smartmatic në zgjedhjet e vitit 2020 ishte e kufizuar vetëm në qarkun e Los Anxhelosit.

Avokatët e kompanisë Dominion thanë se nuk kanë ngritur ende padi kundër personaliteteve të veçanta të medias në Fox News, por kjo mundësi është e hapur. Disa vetë në Fox News e dinin që pretendimet ishin të rreme, por zërat e tyre ishin mbytur, thanë avokatët.

“Fox është përgjegjës,” tha avokati Stephen Shackelford. “Fox vendosi t’i publikonte këto pretendime në të gjitha platformat e saj të shumta. Ata ritransmetuan, e ribotuan në media sociale dhe platforma të tjera.”

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj