LIVE UPDATES
Bota

SHBA drejt daljes nga situata e COVID-19, zyrtarët: Disa shtete mund të jenë gati të hapen

15 Prill 2020, 15:27 Nga DOSJA
SHBA drejt daljes nga situata e COVID-19, zyrtarët: Disa shtete mund

SHBA- Në SHBA, drejtori i Qendrave Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha të mërkurën se 19 ose 20 shtete amerikane janë ndikuar pak nga koronavirusi dhe se zyrtarët e tyre besojnë se mund të jenë të gatshëm të rihapen deri më 1 maj, data e caktuar nga Presidenti Donald Trump. “Janë një numër distriktesh në SHBA që nuk kanë patur koronavirus pavarësisht testimeve,” tha Robert Redfield në një intervistë për programin “Good Morning America” të televizionit ABC.

“Janë një numër shtetesh amerikane, 19 ose 20, që në fakt kanë pasur ndikim të kufizuar. Prandaj mendoj se do të shohim disa shtete, zyrtarët e të cilëve mendojnë se janë gati. Edhe ne jemi gati t’i ndihmojmë ata për rihapjen,” tha zoti Redfield. Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ishte të mërkurën mbi 26,000 dhe ai i të infektuarve mbi 600 mijë.

Presidenti Trump ka njoftuar se është pranë finalizimit të një plani për t’i dhënë fund mbylljes së Amerikës për shkak të koronavirusit, që ka sjellë eliminimin e miliona vendeve të punës. Ai tha se në disa zona, ekonomia mund të rifillojë edhe para 1 majit. Sipas presidentit, rreth 20 shtete janë “në formë jashtëzakonisht të mirë dhe mund të rihapen shumë shpejt.” Mbrëmë, presidenti vuri përsëri në shënjestër Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke thënë se ka udhëzuar administratën që të ndalë fondet amerikane për këtë institucion me qendër në Gjenevë për shkak të mënyrës se si e trajtoi pandeminë e koronavirusit.

Zoti Redfield nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje në lidhje me vendimin e presidentit por tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH-ja kanë pasur një histori të gjatë bashkëpunimi në problemet globale të shëndetit. “Kemi pasur një marrëdhënie shumë produktive në fushën e shëndetit publik dhe vazhdojmë ta kemi,” tha ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave kanë hartuar një strategji për të rihapur disa zona të vendit, si pjesë e përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë, që amerikanët të kthehen në punë, njofton gazeta Washington Post.

Sipas gazetës, plani përmban tre faza: Një fushatë kombëtare komunikimi dhe vlerësim se sa të gatshme janë komunitetet për rihapjen deri më 1 maj; shtimi i fondeve të emergjencës dhe prodhimi i kompleteve të testimit apo i pajisjeve personale mbrojtëse deri më 15 maj; rihapje graduale në varësi të kushteve lokale.

Por, paralajmëron dokumenti, “modelet tregojnë se një izolim 30-ditor në shtëpi, i pasuar nga një periudhë 180 ditore gjatë së cilës hiqen të gjitha masat e zbutjes, rezulton në një rritje të kurbës së rikthimit të sëmundjes, prandaj do të jetë i nevojshëm një nivel i caktuar zbutjeje derisa të arrihet vaksina ose imuniteti në shkallë të gjerë”.

Në të gjithë botën, janë mbi 126 mijë njerëz që kanë humbur jetën nga koronavirusi, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Por besohet se numri real është shumë më i lartë, për shkak të testimeve të pamjaftueshme, rasteve të paraportuara dhe dyshimeve se disa qeveri po i fshehin përmasat e pandemisë në vendet e tyre.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba robert redfield donald trump koronavirusi ne shba robert redfield

Sondazh

Poll
Bota 15 Prill 2020, 13:20

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, 15 vite pas vrasjes së tij....

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj