LIVE UPDATES
Politike

SHBA e shpall Non Grata/ Kikia: Berisha ka rol të rëndësishëm në PD, po kërkohet largimi i tij nga politika

19 Maj 2021, 20:26 Nga DOSJA
SHBA e shpall Non Grata/ Kikia: Berisha ka rol të

TIRANË- Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar shpalljen si person “non-grata’, nga SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Kikia shprehet se Berisha ka pasur një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe sipas tij SHBA, po bën përpjekje për ta larguar nga politika.

“Nxjerrja e deklaratës sot ka të bëj me kontekstin politik në Shqipëri. Varet si do ta komentojmë apo do ta shikojmë favorin që mund t’i bëhet PD, si përpjekje për ta nxjerrë Sali Berishën tashmë jashtë lojës politike. Është tjetër gjë nëse flitet për akuzat që flitet për korrupsion, nuk është një çështje që i takon DASH që të ngrejë potenca mbi zyrtarë të vendeve tjera, por ajo që mund të bëhet përmes këtyre metodave është skena për ta nxjerrë jashtë lojës politike. Mund të jetë një përpjekje pasi PD është duke mbajtur zgjedhje të brendshme.

Sali Berisha dha dorëheqjen në 2013 por asnjëherë nuk u larguar nga politika. Ai ishte gjithmonë një aktor frymëzues i lëvizjeve që ndodhin brenda PD. Ende nuk është deklaruar ende nëse opozita në shtator do të jetë në Parlament. Mund të ketë ende një alternativë në PD dhe opozitën në tërësi për rrugë radikale të qëndrimit të opozitës.

Po ta shikojmë me vëmendje aty kemi dy element, kemi treguesin e parë që Berisha akuzohet për korrupsion, dhe gjatë kohës që kishte detyrën u ka bërë favore familjes dhe aleatëve politikë. Në dy pika të deklaratës i referohet korrupsionit dhe i referohet përpjekjeve për të penguar drejtësinë për të luftuar drejtësinë për të ndëshkuar korrupsionin për aleatët e tij.”

Kikia shprehet se ky vendim duhet lexuar edhe nga Presidenti Ilir Meta, pasi sipas tij ky i fundit së bashku me Berishën kanë përsëritur herë pas here se kur të vijë opozita në pushtet do të ribëjnë reformën në drejtësi. Më tej, gazetari thekson se këtë vendim e sheh si një përpjekje nga SHBA për të shpërbërë rolin e dyshes Berisha- Meta dhe të ulin tonet e debatit politik.

“Ky telegram duhet lexuar në dy kopje, një kopje për Berishën dhe Metën, pasi aty referohet si aleatët për e Berishës. Janë ata të dy që kanë ripërsëritur që kur opozita të vij në pushtet do të ribëjnë reformën në drejtësi, pasi ajo që po zbatohet sot nuk po zbatohet reforma që u votua unanimisht në parlament. Është ky lloj konflikti që në politikën shqiptare ka qenë i hapur, dhe tashmë mendoj se ka një përpjekje nga SHBA për të shpërbërë rolin e dyshes Berisha- Meta, pasi unë mendoj se duan të ulë tonet e këtij debati politik.”

Kikia theksoi se Yuri Kim gjatë fushatës paralajmëroi gjatë fushatës që në listat e kandidatëve për deputetë të mos futen persona të përfshirë në afera kriminale.

“Vlen të përmendet që gjatë fushatës elektorale, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, mori flamurin për të denoncuar apo për të parandaluar përfshirjen e elementëve të dyshimtë të atyre personave në afera kriminale në listat e kandidatëve për deputetë.

Dhe mori si flamur të kësaj lufte pikërisht Tom Doshin që iu referua me emër. Zonja Kim u pyet se kush janë të tjerët dhe tha se ju mund ti gjeni se kush janë. Duhet të pranojmë se Berisha nuk është Tom Doshi, Berisha është pjesë e historisë së këtyre tre dekadave.”

ORA NEWS

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mentor kikia sali berisha shpallet non-grata mentor kikia sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj