LIVE UPDATES
Bota

SHBA-Gjermani: Rusia, sfidë urgjente për stabilitetin evropian

6 Janar 2022, 07:56 Nga DOSJA
SHBA-Gjermani: Rusia, sfidë urgjente për stabilitetin evropian

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania thanë të mërkurën se rritja e prezencës ushtarake të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën përfaqëson “një sfidë të menjëhershme dhe urgjente” për sigurinë evropiane dhe se një ndërhyrje e mundshme do të përballej me pasoja të ashpra.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u shfaqën të bashkuar për sa i përket Rusisë, pas një takimi në Uashington. Ashpërsia e reagimit ndaj një sulmi rus ndaj Ukrainës varet përgjithësisht nga Gjermania, vendi me ekonominë më të madhe të Evropës dhe me peshën më të madhe diplomatike brenda Bashkimit Evropian.

“Si Gjermania, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, i shikojnë veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës si një sfidë të menjëhershme dhe urgjente ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë“, tha Sekretari Blinken.

“Ne dënojmë rritjen e pranisë ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës, si dhe retorikën gjithnjë e më të ashpër të Rusisë, ndërsa vazhdon të mbështesë variante të rreme se është Ukraina që po kërkon të provokojë (Rusinë)”, tha ai. “I ngjason paksa dhelprës që thotë se nuk pati alternativë tjetër përveçse të sulmonte kotecin, pasi në njëfarë mënyre pulat përbënin kërcënim”.

Zonja Baerbock ra dakort. “Përsëritëm së bashku se veprimet dhe aktivitetet ruse shoqërohen nga një çmim i qartë, dhe një shkelje e re e sovranitetit të Ukrainës nga Rusia do të kishte pasoja të rënda”, tha ajo.

Takimi Blinken-Baerbock pasoi një telefonatë të javës së kaluar mes Presidentit Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin, një bisedë të dielën mes Presidentit Biden dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe një diskutim në grup të martën mes këshilltarit të sigurisë kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe homologëve të tij nga pesë vendet nordike.

Takimi i paraprin gjithashtu një morie takimesh me përfshirje të ministrave të jashtëm të NATO-s, zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë, Këshillin NATO-Rusi, si dhe Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, të planifikuara për javën e ardhshme.

“Pikëpyetja e vërtetë është nëse Rusia është serioze për sa i përket diplomacisë, serioze për uljen e tensioneve”, tha Sekretari Blinken. “Le të shohim se si do të zhvillohen gjërat gjatë javëve të ardhshme”.

Zyrtarët perëndimorë kanë përmendur një sërë sanksionesh dërrmuese ekonomike që mund të vendoseshin në rast se Rusia vendos të veprojë. Ndër to janë shkëputja pothuajse e plotë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe ndërmarrja e hapave për një integrim më të madh në NATO të vendeve evropiane që nuk janë ende pjesë e aleancës.

Ndërsa administrata e Presidentit Biden po kërkon të ndërtojë konsensus ndërkombëtar për një seri masash të mundshme ndëshkimore, Gjermania mbetet qartësisht në një rol kryesor. Marrja e mbështetjes së saj do të jetë kyçe për mesazhin që jepet dhe për zbatimin e vendimeve që do të merren.

Zonja Baerbock është kryediplomatja e qeverisë së parë gjermane në 16 vite që nuk drejtohet nga Angela Merkel. Ajo ka mbajtur një ton më të ashpër për Rusinë se paraardhësi i saj. Por, Gjermania ka mbajtur një qëndrim shumë më pak konfrontues me Rusinë, krahasuar me shumë vende të tjera evropiane.

Lidhjet e biznesit të Gjermanisë me Rusinë mund të shërbejnë si formë ndikimi, por ato mund të rezultojnë edhe në një pengesë për krijimin e një fronti të bashkuar ndaj Moskës. Megjithë kritikat e forta nga Shtetet e Bashkuara, qeveria e qendrës së majtë e Kancelarit të ri Olaf Scholz nuk është treguar e gatshme të bllokojë fillimin e funksionimit të një gazsjellësi të ri që lidh Rusinë me Gjermaninë – një lëvizje kjo që do të dëmtonte të dyja vendet.

Nën drejtimin e zonjës Merkel, Gjermania bindi administratën e Presidentit Biden vitin e kaluar të mos vendoste sanksione ndaj kompanisë që ndërtonte gazjellësin Nord Stream 2, që shumë njerëz besojnë se do ta vendosë Evropën në dorën e Rusisë për sa i përket energjisë, dhe do ta lërë Ukrainën më të ekspozuar.

Sekretari Blinken vuri në dukje se gazsjellësi, megjithëse i përfunduar, ende nuk ka filluar funksionimin dhe se kalimi i gazit përmes tij nuk do të jetë shumë i mundshëm nëse Rusia pushton Ukrainën.

“Nëse Rusia përsërit agresionin e saj ndaj Ukrainës, do të ishte vërtet e vështirë që gazi të kalojë nëpër këtë tubacion në të ardhmen”, tha ai. Kjo i jep realisht ndikim BE-së mbi Rusinë, tha ai, dhe jo e kundërta.

Zonja Baerbock nuk iu referua konkretisht çështjes nëse gazsjellësi do të funksiononte në rastin e një ndërhyrjeje ruse.

Nord Stream 2 përfaqëson një temë shumë shqetësuese për Uashingtonin. Kongresi pritet të shqyrtojë dy projektligje të lidhura me të si dhe sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë javën e ardhshme, pikërisht ndërsa do të jenë duke u zhvilluar takimet në Evropë. Një projektligj i propozuar nga republikanët do të vendoste automatikisht sanksione ndaj gazsjellësit Nord Stream, ndërsa një version demokrat parashikon ndërmarrjen e një sërë masash më të gjera ndëshkimore në rast se Rusia do të sulmonte Ukrainën.

Si ligjvënësit demokratë, ashtu dhe ata republikanë në Uashington thonë se Rusia ka rritur ndikimin ndaj Gjermanisë nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 2, dhe se kjo mund të kufizonte veprimet që Berlini do të mund të ishte i gatshëm të ndërmerrte në rast të një sulmi. Gjermania, ashtu si pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian, mbështetet shumë tek gazi natyror rus.

Marrë nga; VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annalena baerbock antony blinken konflikti rusi-ukraine annalena baerbock antony blinken konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj