LIVE UPDATES
Bota

SHBA, historiku i procedurave për shkarkimin e një presidenti

28 Shtator 2019, 20:19 Nga DOSJA
SHBA, historiku i procedurave për shkarkimin e një presidenti

SHBA- Presidenti Donald Trump bëri histori javën që lamë pas, por jo ashtu sikurse kishte shpresuar. Ai është tashmë presidenti i katërt amerikan që bëhet objekt i një hetimi për fillimin e procedurave të shkarkimit. Ky është një proces kushtetues me të cilin Kongresi mund të largojë presidentin nga detyra. Historia tregon se procedurat e lidhura me të, janë të komplikuara e të rrezikshme ndaj dhe rezultati përfundimtar apo pasojat shpesh janë të vështira të parashikohen. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell më shumë hollësi.

Donald Trump tashmë është plotësisht i angazhuar për të shpëtuar presidencën e tij.

“Atë që demokratët po i bëjnë këtij vendi është turp dhe nuk duhet të lejohen. Duhet të ketë një mënyrë për ta ndaluar këtë. Ndoshta ligjërisht përmes gjykatave”, tha ai.

Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat e demokratëve se ka abuzuar me pushtetin duke i kërkuar ndihmë Ukrainës të gjejë të dhëna dëmtuese për kundështarin e tij demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden.

Demokratët bazohen tek një ankesë e një informatori që detajon përpjekjet e zotit Trump për të marrë ndihmë nga Ukraina dhe dyshimet për përpjekje nga Shtëpia e Bardhë për ta fshehur këtë. Demokrati Adam Schiff drejton komisionin për Zbulimin në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Sikurse pretendohet dhe siç nënkupton telefonata, presidenti në vend që të zbatonte me besnikëri detyrën, ai po përdorte postin për të gjetur të dhëna dëmtuese dhe që një vend tjetër të fabrikonte të pavërteta ndaj kundërshtarit të tij. Është e vështirë të imagjinohet një abuzim më të thellë me këtë detyrë”.

Pjesa më e madhe e republikanëve vazhdojnë të mbështesin presidentin, përfshi senatorin Lindsey Graham.

“Mendoj se njerëzit do ta kuptojnë këtë si tejkalim të kufirit nga ana e tyre (demokratëve). Ata do të besojnë se kjo është vetëm një hakmarrje”, tha ai.

Është shumë e vështirë të parashikohet ndikimi politik i një beteje për shkarkimin e presidentit gjatë një fushate presidenciale, kryesisht tek disa mbështetës të presidentit thotë analisti William Howell.

“A do ta mbështesin ata presidentin? Kjo është ajo që zoti Trump shpreson. Ai do të bëjë gjithçka për të siguruar atë lloj reagimi nga anëtarët e partisë së tij”, thotë William Howell, universiteti i Ilionit.

Demokratët gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë ndodhi me procesin e shkarkimit të Presidentit Bill Clinton në vitin 1998.

“Nuk kam patur marrëdhënie seksuale me zonjën Monica Lewinsky”.

Zoti Clinton gënjeu dhe u përpoq ta mbulonte lidhjen e tij me praktikanten Lewinsky, që çoi në nisjen e procesit të shkarkimit të tij nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Zoti Clinton mbeti në detyrë pasi u çlirua nga akuzat nga një gjykim në Senat ndërsa republikanët humbën vende në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 1998 si rezultat i reagimit të ashpër politik, thotë analisti Larry Sabato.

“Duke patur parasysh faktin që republikanët e shndëruan Bill Clintonin e dëmtuar politikisht, në pothuajse të paprekshëm për pjesën tjetër të mandatit të tij, kjo duhet të shërbejë si paralajmërim për demokratët”, thotë Larry Sabato, universiteti i Virxhinias.

Në vitin 1974, Kongresi filloi procedurat për shkarkimin e Presidentit Richard Nixon lidhur me skandalin Watergate.

“Do të jap dorëheqjen nga Presidenca nesër në mesditë”

Zoti Nixon u largua nga detyra kur u bë e qartë se nuk do t’i mbijetonte një gjykimi lidhur me procedurat për shkarkim në Senat.

Është e paqartë se çfarë do të vijë më pas për Presidentin Trump, por të dyja palët duket se po përgatiten për një betejë politike të gjatë e përçarëse me një përfundim të pasigurt.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump shkarkimi i trump zeri i amerikes donald trump shkarkimi i trump zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj