Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qeveria gjermane ka dënuar ashpër sulmet me raketa të Hamasit dhe grupeve ekstremiste të lidhura me këtë organizatë. “Qëllimi i tij është të vriten njerëzit pa dallim dhe në mënyrë arbitrare”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Berlin. Nga sulmet kanë humbur jetën disa vetë. “E janë si qytetarë hebrenj edhe qytetarë arabë të shtetit Izrael”, tha zëdhënësi i kancelares Merkel. “Kjo dhunë nuk justifikohet me asgjë dhe Izraeli ka të drejtë në kuadër të vetëmbrojtjes të mbrohet ndaj sulmeve”, tha Seibert. Ajo që kërkohet është që të dyja palët të futen në dialog për t’i dhënë fund konfliktit disavjeçar dhe të negociojnë një marrëveshje.
Edhe presidenti amerikan, Joe Biden tregoi mirëkuptim për reagimin e Izraelit. Pas një bisede me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidenti amerikan tha se “pritshmëria ime dhe shpresa ime është kjo të marrë fund herët e jo vonë” por Biden theksoi se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, kur mijëra raketa fluturojnë në territorin e tij”. Qeveria amerikane ishte shprehur më parë e shqetësuar për shkallëzimin e situatës dhe u bëri thirrje palëve në konflikt për uljen e tensioneve. Edhe BE ka reaguar pas ashpërsimit të situatës. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel pas një bisede me presidentin izraelit, Rivlin, u bëri thirrje të dyja palëve të ndalin luftimet dhe të mënjanojnë viktimat civile. “Ne jemi shumë të shqetësuar për dhunën aktuale dhe sulmet pa dallim.”
Izraeli vendos për vazhdimin e sulmeve ajrore
Kabineti i sigurisë në Izrael vendosi vazhdimin e sulmeve kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Televizioni Kanali 12 ka raportuar, se ushtria do të godasë menjëherë “simbole të sundimit të Hamasit” në zonën palestineze. Sipas mediave lokale janë shkatërruar Ministria e Financave në qendër të Gazas dhe një bankë e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se kanë humbur jetën 67 palestinezë, 388 vetë janë plagosur.
Të enjten në mëngjes edhe në Tel Aviv u dëgjua alarmi i raketave. Në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit u plagosën 5 vetë. Një ndërtesë u shkatërrua rëndë. Fluturimet në aeroportin e Tel Avivit janë devijuar ndërkohë në një aeroport tjetër afër qytetit Eilat. Më parë një duzinë raketash palestineze kishin rënë në qytete izraelite si Ashdod dhe Ashkelon. Në Sderot afër Gazës një djalë 5 vjeçar humbi jetën pas goditjes nga një raketë. Nga e hëna në mbrëmje, kur Izraeli sulmohet me raketa nga Rripi i Gazës kanë humbur jetën 7 vetë dhe janë plagosur 200 të tjerë. Gjithsej janë hedhur 1600 raketa në drejtim të Izraelit, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.
Ndërkohë në rrugët e Izraelit ka pasur sërish përleshje të ashpra mes qytetarëve izraelitë dhe arabë. Në qytetin Acr izraelitë arabë sulmuan një hebre dhe e lënduan rëndë. Kurse në Bat Yam në Tel Aviv, të mërkurën në mbrëmje një turmë e zemëruar ekstremistësh izraelitë tërhoqi zvarrë një arab nga automjeti duke e plagosur rëndë. Të tjerë shkatërruan dyqane të arabëve. Pakica arabe në Izrael përbën 20% të popullsisë me më shumë se 9 milionë vetë.
DW
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PALESTINË- Lufta mes Palestinës dhe Izraelit sa po vjen dhe po ashpërsohet edhe më shumë. Ajo nisi në mes të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe po vijon e...
GREQI-Pas tragjedisë së Greqisë edhe oficerët më në zë dhe më me përvojë të Policisë Greke që po marrin pjesë në hetimin e ngjarje, të cilët thonë se janë ident...
GREQI-Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policore të Atikës Juglindore, George Kalliakamanis, ka bërë m...
Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para...
Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një ndjenjë zh...
Agjencia federale e Shteteve të Bashkuara e quajtur Banka për Zhvillim e Amerikës, thotë se po punon me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin, mbi strategjinë e...
Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit – që është rreth gjysma e numrit të vizitorëve që vizituan këtë vend në vitin 2019, përpara se të ni...
Hamasi ka nisur qindra raketa në Tel Aviv dhe pjesë të tjera të Izraelit më 13 maj, derisa Izraeli është zotuar se do të nisë sulme ajrore drejt Gazas, pavarësi...
Qeveria tranzitore e Bullgarisë duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik. Kabineti i ekspertëve të ish gjeneralit Janev duhet të tr...
UASHINGTON – Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të zgjedhin ligjvënësen Elise Stefanik në një post të lartë drejtues të premten, duke dërguar n...