Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
SHBA-ja i dhuron Kosovës 55 automjete ushtarake, Osmani: Do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes
30 Gusht 2021, 10:01Nga DOSJA
KOSOVË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake.
Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe popullit amerikan.
“Dua që t’i shpreh mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit të Shteteve të Bashkuara, presidentit Biden, ambasadorit Kosnett, gjithë qeverisë amerikane, në veçanti ushtrisë së SHBA-së, por mbi të gjitha popullit amerikan, i cili po kujdeset që Kosova t’i zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake krahas zhvillimit të jetës demokratike dhe funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të vendit”, tha Osmani.
Pas ceremonisë, Osmani, Kurti e Mehaj i panë nga afër automjetet e dhuruara nga SHBA-ja.
“Këto pajisje të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave, do t’u mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku ju kërkohet”, tha presidentja Osmani.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, ka thënë se vendi është duke u përballur me sfida e vështirësi si rezultat i pandemisë globale.
“Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punoj bashkë me aleatët dhe partnerët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështet ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme, dhe vendet e rajonit me fatkeqësisht natyrore. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë tonë, rol të rëndësishëm luan partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell sugjeron dhënien e mbështetjes financiare vendeve fqinje për të mbajtur refugjatët afganë.Qeveritë e vendev...
BRAZIL– Të paktën 10 pengje u lidhën mbi makinat e arratisjes gjatë një grabitjeje të tmerrshme të bankave të armatosura në Brazil.Pamjet tregojnë se ata ...
AFGANISTAN– Tashmë Afganistani është nën pushtetin e talebanëve me forcat e huaja që janë në orët e tyre të fundit të evakuimit nga vendi.Talebanët janë z...
KOSOVË– Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Radavc të Pejësku një grua ka humbur jetën një grua dhe shtatë persona janë lënduar.Sipas njoftimi...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian, nga sot vendosi kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të sit...
SHBA- Mbërritja e trupave të 13 ushtarakëve amerikanë të cilët humbën jetën nga shpërthimet e ndodhura në aeroportin e Kabulit sollën trishtim dhe dhimbje te fa...
AFGANISTAN– Pesë raketa u lëshuan në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul të hënën me kohën lokale, tha një zyrtar amerikan.Zyrtari amerikan tha për CN...
KOSOVË- Rritja e frikshme e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka bërë bujë edhe në mediat e huaja.Sipas medias austriake Heute, festat e paf...