LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Miratimi i ilaçit për sëmundjen Alzheimer shoqërohet me debate

8 Qershor 2021, 05:54 Nga DOSJA
SHBA: Miratimi i ilaçit për sëmundjen Alzheimer shoqërohet

SHBA– Ilaçi i parë i ri kundër sëmundjes Alzheimer në gati dy dekada mori një dritë jeshile të kushtëzuar dhe të diskutueshme të hënën nga organizmat rregullatore të barnave në Shtetet e Bashkuara. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi kurën me antitrupa të kompanisë bioteknike Biogen, aducanumab. Ilaçi i ri zvogëlon pllakat amiloide të pranishme në trurin e pacientëve me Alzheimer.

Por miratimi mori kritika të ashpra nga ekspertët, të cilët vërejnë se kompania nuk ka provuar se ngadalëson rënien e aftësive njohëse te pacientët me këtë sëmundje. FDA-ja do të kërkojë që kompania Biogen të vazhdojë testimin e ilaçit pasi të dalë në treg dhe përfundimisht të demonstrojë se pacientët në të vërtetë kanë ecuri më të mirë me ilaçin. Ndërkohë, kompania tha se ilaçi do t’i kushtojë secilit pacient 56 000 dollarë në vit, por se ka të ngjarë të mbulohet nga shumica e kompanive të sigurimeve, përfshirë programin Medicare.

Alzheimeri, një sëmundje neurologjike degjenerative, është përgjegjëse për afërsisht dy të tretat e 50 milionë rasteve të demencias në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ilaçi Aducanumab, i shitur me emërtimin Aduhelm, është trajtimi i parë i aprovuar që synon procesin themelor të sëmundjes së Alzheimerit dhe jo thjesht trajtimin e simptomave. Në dy prova klinike, aducanumab uli pllakat amiloide me 59% – 71% pas 18 muajsh. Sidoqoftë, këto studime u ndalën herët sepse nuk treguan se aducanumab po u ngadalësonte pacientëve rënien e funksionimit të trurit, më shumë se atyre që nuk po e merrnin atë.

Kompania Biogen rivlerësoi të dhënat nga një nëngrup i pacientëve në një provë dhe gjeti një përmirësim të lehtë te pacientët që marrin dozën më të lartë. FDA-ja vendosi ta miratojë ilaçin me procedurë të përshpejtuar që ka një standard më të ulët sesa aprovimi i plotë. FDA-ja tha se të dhënat e kompanisë Biogen tregojnë se zvogëlimi i pllakave amiloide “ka të ngjarë të sjellë rezultate të favorshme klinike”.

“Kjo mëmyrë lejon që FDA-ja t’u sigurojë pacientëve që vuajnë me një sëmundje serioze, qasje të hershme tek një ilaç potencialisht i vlefshëm kur ka disa paqartësi të mbetura në lidhje me përfitimin klinik të ilaçit”, tha Patrizia Cavazzoni, drejtoreshë e Qendrës së Vlerësimit dhe Studimit të Barnave të FDA-së, në një telefonatë me gazetarët.

Grupet e pacientëve përshëndetën njoftimin.

“Ky aprovim është një fitore për njerëzit që jetojnë me Alzheimer dhe familjet e tyre”, tha në një deklaratë Harry Johns, president dhe drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Alzheimerit, një grup aktivizmi.

“Është një ditë e re”, tha ai. “Ky aprovim u mundëson njerëzve që jetojnë me Alzheimer më shumë kohë për të jetuar më mirë. Për familjet do të thotë se do të jenë në gjendje të jenë më gjatë me njerëzit e tyre të dashur. Bëhet fjalë për rigjallërimin e shkencëtarëve dhe kompanive në luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Bëhet fjalë për shpresë”.

Jo të gjithë janë dakord.

“FDA-ja po thotë: Mos u shqetësoni për mungesën e përcaktimit të efektivitetit”, tha Lon Schneider, drejtor i Qendrës së Kalifornisë për Sëmundjen e Alzheimerit, në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Reduktimi i pllakave nuk është i njëjtë me ngadalësimin e keqësimit të gjendjes së pacientit, vuri në dukje ai.

Të tjerët ishin skeptikë se kompania Biogen do të bëjë një studim të kënaqshëm vijues për të treguar se ilaçi i saj funksionon vërtet.

“Përvoja në të kaluarën me kushte ‘të përshpejtuara’ të miratimit ka qenë zhgënjyese në shumë aspekte”, tha profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit, Aaron Kesselheim, “me shumë raste kur provat konfirmuese zgjasin shumë, duke mos testuar provat përfundimtare klinike, dhe madje edhe është mbajtur emërtimi i ilaçit në etiketa kur provat konfirmuese kanë qenë negative”.

Terapitë të tjera janë në proces, dhe disa shpresojnë se lëvizja e FDA-së i hap rrugën trajtimeve më të mira në të ardhmen.

“Historia ka treguar se miratimi i ilaçit të parë në një kategori të re e gjallëron sektorin, rrit investimet në kura të reja dhe inkurajon një risi më të madhe”, tha në një deklaratë drejtorja shkencore e Shoqatës Alzheimer, Maria Carrillo.

“Ndërsa miratimi i sotëm është një hap i parë i rëndësishëm në luftën tonë të vazhdueshme kundër Alzheimerit”, tha zonja Cavazzoni e FDA-së, “ky është vetëm kaq: një hap i parë”.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aduhelm aduhelm

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj