LIVE UPDATES
Bota

SHBA nis pjesën e dytë të ndihmës ushtarake në Ukrainë, stafi i Ambasadës lë Kievin

24 Janar 2022, 06:48 Nga DOSJA
SHBA nis pjesën e dytë të ndihmës ushtarake në

UKRAINË – Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, bëri me dije se kontingjenti i dytë i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti në Ukrainë në kuadër të ndihmës mbrojtëse, vlera e të cilave është 200 milionë dollarë. Reznikov, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ e cilësonte avionin e ardhur nga SHBA si ‘zog’, ndërsa bëri me dije se më shumë se 20 ton armë ishin dërguar për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës. Ai paralajmëroi se dërgesa e mbrëmshme nuk është e fundit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të afërmit e stafit të ambasadës së saj në Ukrainë të largohen mes tensioneve në rritje në rajon. Departamenti i Shtetit ka dhënë gjithashtu leje për largimin e stafit jothelbësor dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të konsiderojnë largimin. Në një deklaratë, SHBA tha se kishte raportime se Rusia po planifikon një veprim të rëndësishëm ushtarak kundër Ukrainës.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Rusinë të dielën se Uashingtoni i di “të gjitha taktikat dhe teknikat” që Moska mund të përdorë për të minuar qeverinë ukrainase, por do të vazhdojë të angazhohet në bisedime diplomatike me shpresën për të lehtësuar tensionet në Evropën Lindore. Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë tani, duke thënë se një veprim i tillë do të dobësonte aftësinë e Perëndimit për të penguar agresionin e mundshëm rus kundër Ukrainës. Sipas Blinken, nëse edhe një ushtar i vetëm rus hyn në Ukrainë në mënyrë agresive, kjo do të shkaktonte një reagim të fortë.

Nga ana e saj, Britania e ka akuzuar Kremlinin se po dëshiron që ta instalojë një lider pro-rus në Ukrainë dhe ka thënë se zyrtarët e inteligjencës ruse kanë qenë në kontakt me ish-politikanët ukrainas, si pjesë e një plani për ofensivë ushtarake. Zyra e Jashtme britanike tha se Rusia po konsideron që politikani ukrainas Yevhen Murayev ta udhëheqë Qeverinë e re, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga Rusia. Murayev po ashtu ka hedhur poshtë këto deklarata të Britanisë gjatë një prononcimi për gazetën Observer.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Britania e Madhe ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada e saj në Ukrainë, pas paralajmërimeve për një pushtim të mundshëm rus. Zyrtarët thonë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Përfaqësuesi  i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë vendim që personeli i BE në Ukrainë të largohet nga vendi. I pyetur nëse BE do të ndiqte hapat e Shteteve të Bashkuara për të larguar evropianët, Borrell tha se ministri i Jashtëm Blinken do të shpjegojë arsyet e këtij njoftimi, ndërsa shtoi se BE nuk do të bëjë të njëjtën gjë sepse nuk ka arsye specifike.

Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mes të shqetësimeve nga Kievi dhe aleatët perëndimorë mbi grumbullimin e trupave ruse në kufirin e Ukrainës. Pjesa e parë e rreth 90 tonëve ndihma ushtarake amerikane, përfshirë municionet, mbërriti në Ukrainë të shtunën. Në media janë publikuar ditën e djeshme disa video të ushtarëve amerikanë, të cilët shihen duke inspektuar fushat e betejës së homologëve të tyre ukrainas. Në krah të këtyre të fundit janë reshtuar edhe Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat thanë se do të përforconin Ukrainën duke dërguar raketa amerikane me bekimin e vetë Shteteve të Bashkuara. Në një kohë kur frika për një pushtim rus në Ukrainën lindore po rritet pasi të paktën 100,000 trupa ruse kanë rrethuar Ukrainën, Moska i ka mohuar akuzat. Madje bën thirrje për garanci ligjërisht të detyrueshme sigurie nga SHBA dhe NATO.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Situata në Ukrainë, Biden telefonatë me udhëheqësit evropianë

Johnson: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të jetë katastrofik dhe i përgjakshëm

Pas SHBA edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada e saj në Ukrainë

Josep Borrell: Deri tani s’ka asnjë vendim që personeli i BE të largohet nga Ukraina

DASH urdhëron stafin e ambasadës dhe amerikanët që jetojnë në Kiev: Lini vendin!

Kush është Yevhen Murayev, politikani që Rusia dëshiron që ta udhëheqë Ukrainën

Blinken: Nëse 1 ushtar rus hyn në Ukrainë në mënyrë agresive,do ketë reagim të fortë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine oleksii reznikov konflikti rusi-ukraine oleksii reznikov

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj