Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj bizneseve anembanë globit, gjatë fundjavës së katër korrikut, ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland dhe zyrtarë të tjerë të lartë njoftuan akuzat ndaj shtetasit ukrainas Yaroslav Vasinskyi dhe atij rus Yevgeniy Polyanin, që sipas autoriteve amerikane dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që kreu sulmet kibernetike, e quajtur REvil. Zyrtarët thanë se Yaroslav Vasinskyi ishte arrestuar së fundmi në Poloni dhe se qeveria amerikane kishte arritur të rikuperonte 6.1 milionë dollarë fonde të marra në mënyrë të paligjshme nga Yevgeniy Polyanin.
“Departamenti i Drejtësisë nuk do të kursejë asnjë burim për të identifikuar dhe vendosur para drejtësisë këdo që shënjestron Shtetet e Bashkuara me një sulm kibernetik”, tha zoti Garland.
Departamenti i Thesarit njoftoi gjithashtu sanksione ndaj Yaroslav Vasinskyit dhe Yevgeniy Polyanin.
Po sot, Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për këdo që jep informacione në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi në krye të grupit kriminal që njihet ndryshe edhe me emrin Sodinokibi.
Të hënën, autoritetet evropiane të zbatimit të ligjit njoftuan gjithashtu se do të arrestojnë në Rumani dy persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me REvil.
Arrestimet janë pjesë e një hetimi të strukturave të zbatimit të ligjit të quajtur GoldDust që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe 16 vende të tjera. REvil, i njohur gjithashtu si Sodinokibi, dyshohet se ka qenë i lidhur në muajt e fundit me sulme kibernetike që kanë patur në objektiv përpunuesin më të madh të mishit në botë, JBS SA, si dhe një sulm gjatë fundjavës së katërt korrikut ndaj disa bizneseve në mbarë botën.
Marre nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TURQI- Një tërmet me madhësi 5.1 të Shkallës Rihter ka rënë mbrëmjen e sotme në Turqi. Mësohet se tërmeti ka rënë në zonën e quajtur Konya Meram, rreth orës 20:...
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris që do të mbahet në kryeqytetin francez të enjten dhe të premten....
MBRETËRI E BASHKUAR – Policia britanike gjeti më shumë se 1,100 bimë kanabisi me një vlerë prej 200,000£ pas bastisjes së një ndërtese industriale në...
Glasgow – Më shumë se 190 vende janë mbledhur në Glasgow Skoci, për Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike. Sytë e gjithë botës janë kthyer drejt ...
SERBI – Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se nuk pret që letra e një grupi të kongresistëve amerikanë, dërguar presidentit amerikan, Joe Bi...
KOSOVË -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën, më 8 nëntor, se Serbia nuk është e interesuar në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht ob...
SHBA – Pasi kaluan fundjavën së bashku në Los Anxhelos, Kaliforni, Ben Affleck dhe Jneiffer Lopez janë parë sërish së bashku në aeroport teksa do të nises...
GREQI – Tre persona janë arrestuar ditëne sotme në Greqi në Neos Kosmos dhe Omonia. Dy pakistanezë dhe një shqiptar, të akuzuar si anëtarë të një bande ...
GREQI – Yannis Ktistakis, një prej gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka thënë ditën e sotme se greqia është ndër 10 vendet e para ...
BRUKSEL- Eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon është shprehur se Kosova nuk dohet të krahasohet me Republikën Srpska. Në një intervistë për fil...