LIVE UPDATES
Bota

SHBA, prokurori i përgjithshëm paralajmëron për sulmet kibernetike gjithnjë e në rritje

10 Qershor 2021, 07:23 Nga DOSJA
SHBA, prokurori i përgjithshëm paralajmëron për sulmet

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland paralajmëroi të mërkurën se sulmet kibernetike të motivuara nga gjobvënia “po përkeqësohen dhe përkeqësohen”, duke u bërë jehonë zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës së Presidentit Biden të cilët kanë dhënë alarmin për problemin në javët e fundit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi këtu”, u tha zoti Garland ligjvënësve. “Ky është një kërcënim shumë, shumë serioz”.

Paralajmërimi i Prokurorit të Përgjithshëm gjatë një seance dëgjimore të Senatit mbi projekt-buxhetin e vitit 2022 të Departamentit të Drejtësisë pasoi një palë sulmesh të profilit të lartë ransomware gjatë muajit të kaluar që kanë tronditur institucionet e sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara dhe kanë shkaktuar thirrje për mbrojtje të fortë kibernetike.

Në një sulm ransomware, hakerat bllokojnë të dhënat e një kompanie ose organizate, duke ofruar kodet çelësa për të zhbllokuar materialet në këmbim të një shume të madhe parash.

Muajin e kaluar, kriminelët kibernetikë që besohet të jenë të bazuar në Rusi, ndërhynë në rrjetet kompjuterike të Colonial Pipeline, operatori më i madh i gazsjellësit në Amerikë, duke ndërprerë furnizimet përgjatë Bregut Lindor dhe duke shkaktuar blerje nga paniku. Kompania Colonial më vonë tha se pagoi 4.4 milionë dollarë për të rimarrë aksesin në rrjetin e saj. Të hënën, Departamenti i Drejtësisë zbuloi se kishte rikuperuar pjesën më të madhe të shpërblimit.

Javën e kaluar, kriminelët e ransomware goditën kompaninë JBS USA, krahu amerikan i përpunuesit më të madh në botë të mishit të viçit të freskët dhe mishit të derrit, me qendër në Brazil. JBS nuk pranoi të paguante një shpërblim dhe u detyrua të mbyllë pajisjet e saj të përpunimit në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bandat kriminale që qëndrojnë pas të dy sulmeve – të njohura si DarkSide dhe REvil – ka të ngjarë të ndodhen në Rusi, por zyrtarët nuk kanë pretenduar ndonjë lidhje me qeverinë ruse. Departamenti i Drejtësisë e identifikoi DarkSide si grupin e piraterisë që ishte në shënjestër të zyrtarëve të zbatimit të ligjit për kundërpërgjigje dhe rimarrjen e shpërblimeve.

Sulmet e ransomware ka të ngjarë të ndikojnë gjatë takimit të 16 qershorit midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit Rus Vladimir Putin. Sekretari i Shtetit Antony Blinken u tha ligjvënësve të hënën se Presidenti Biden do t’ia bëjë të qartë Putinit se “shtetet nuk mund të jenë në biznesin e strehimit të atyre që janë të përfshirë në këto lloj sulmesh”.

Dikur i parë si një krim financiar, ransomware është shfaqur si një kërcënim në rritje i sigurisë kombëtare vetëm në dy vitet e fundit, pasi kriminelët kibernetikë i janë kthyer sulmit ndaj qeverive lokale, shkollave, spitaleve dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve kritike, duke kërkuar miliona dollarë shpërblim.

Sipas një raporti të 12 majit nga Check Point Research, sulmet ransomware janë dyfishuar këtë vit krahasuar me fillimin e vitit 2020, me sektorët më të synuar kujdesin shëndetësor dhe shërbimet.

“Ju mund të imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse do të kishim sulme të shumta në të njëjtën kohë në infrastrukturë edhe më themelore. Kështu që, unë jam shumë i shqetësuar për këtë, dhe po kështu është edhe administrata”, tha zoti Garland. “Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar një rritje kaq të madhe në buxhetin tonë kibernetik.”

Buxheti i departamentit të drejtësisë me afro 36 miliardë dollarë përfshin rreth 1.1 miliard dollarë për sigurinë kibernetike. Nëse miratohet nga Kongresi, kjo do të përbënte rritjen më të madhe të burimeve të sigurisë kibernetike për departamentin në më shumë se një dekadë, sipas zotit Garland.

Në prill, para sulmit ndaj kompanisë Colonial, Departamenti i Drejtësisë ngriti një grup pune të brendshëm të dedikuar për zhvillimin e strategjive për të luftuar ransomware. Operacioni i tij i parë i madh ishte rimarrja e shumicës së miliona dollarëve të paguar në shpërblim nga kompania Colonial për hakerat DarkSide, njoftoi Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco.

Zoti Garland e quajti rikuperimin një “sukses të rëndësishëm”, por ai tha se nuk mjafton.

“Kjo duhet të jetë një konstante, vetëm një fokus i vazhdueshëm”, tha ai, duke shtuar se ai e ka diskutuar çështjen me homologët e tij nga vende kryesore aleate të Shteteve të Bashkuara.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota merrick garland sulmet kibernetike merrick garland sulmet kibernetike

Sondazh

Poll
Bota 10 Qershor 2021, 06:18

Hetimi amerikan për origjinën e koronavirusit

Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertë për kujdes shëndetësor dhe zyrtarë qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez, ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj