LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Republikanët dhe demokratët bllokojnë tërheqjen e trupave nga Gjermania

5 Dhjetor 2020, 07:24 Nga DOSJA

Ndërrimi i pushtetit në SHBA sjell tone të reja zyrtare ndaj Gjermanisë. Jo vetëm demokratët e Kongresit, por edhe Republikanët, partia e Presidentit Trump kanë ndërmarrë një hap të bujshëm. Me projektligjin për buxhetin e Mbrojtjes, të cilin e ka miratuar edhe Senati, me shumicë republikane, të dyja palët kanë bllokuar tërheqjen e trupave amerikane, të stacionuara në Gjermani.

Tani Kongresi i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes së SHBA ta argumentojë se është në interesin kombëtar të SHBA tërheqja nga Gjermania e 12.000 ushtarëve, nga “rreth 34.500 ushtarë amerikanë”, sa janë në Gjermani. Për këtë janë shprehur disa herë dyshime, edhe nga ushtarakë të lartë amerikanë.

Gjermania vlerësohet në projektligjin e buxhetit të mbrojtjes si “partnere e fortë në NATO”.  Dhe prania e trupave amerikane në Gjermani shihet si “frikësim i rëndësishëm, për sulme ushtarake dhe përpjekje të Rusisë për ekspansion në Evropë.”

Kongresi thotë që trupat amerikane në Gjermani janë me rëndësi qendrore: edhe për mbështetjen e misioneve amerikane, në Lindjen e Afërme, në Afrikë dhe në Afganistan.

Tërheqjen nga Gjermania të një të tretës së ushtarëve amerikanë e vendosi në qershor Presidenti Trump. Argumenti i tij ishte se Gjermania nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen. Ministri i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper (tashmë i shkarkuar nga Trumpi) tha pak muaj më vonë se tërheqja nga Gjermania duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por deri tani kjo tërheqje nuk ka nisur.

Ministri i ri i Mbrojtjes i SHBA duhet ta bindë Kongresin se tërheqja është në interesin kombëtar të SHBA. Por edhe sikur të paraqitet një argument i tillë, tërheqja nga Gjermania lejohet të fillojë vetëm tre muaj pas kësaj. Atëherë në pushtet, në SHBA do të jetë Presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Söder: Kongresi Amerikan ka korrigjuar një gabim strategjik

Kjo nënkupton që Presidenti në detyrë Trump, që duhet ta firmosë buxhetin e mbrojtjes, të mos e bllokojë atë me veto. Në një rast të tillë, Kongresi dhe Senati mund ta mposhtin veton e tij me dy të tretat e votave.

Në Gjermani reaguan të lehtësuar për synimin e Kongresit të SHBA për të bllokuar tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Avion amerikan F-16 mbi aeroportin ushtarak Spangdahlem në Rheinland-PfalzAvion amerikan F-16 mbi aeroportin ushtarak Spangdahlem në Rheinland-Pfalz

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se është i kënaqur që ka konsensus midis republikanëve dhe demokratëve në Uashington. Ai dha siguri që ushtarët amerikanë janë të mirëpritur në Gjermani.

Prania e ushtarëve amerikanë në Gjermani kontribuon jo vetëm për sigurinë gjermane, por forcon sigurinë edhe për Evropën dhe më gjerë, kujtoi Maas.

Kurse kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha se Kongresi Amerikan ka korrigjuar një gabim strategjik. Ministri i Ekonomisë i Bavarisë, Hubert Aiwanger vuri në dukje edhe se sa të rëndësishme janë bazat ushtarake të SHBA-së për fuqinë blerëse në rajone.  Nga tërheqja e trupave amerikane do të prekeshin landet federale të Bavarisë, Baden-Vyrttembergut dhe të Rheinland-Pfazit.

Nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, sekretari i shtetit, Thomas Silberhorn përshëndeti “sinjalin e fortë politik” dhe që në plan të parë SHBA nuk vënë “presionin politik dhe sanksionet, por konsiderata strategjike dhe operacionale”.

“Tani ka një hapësirë të qartë kohore për të gjithë Kongresin, për administratën e re të SHBA dhe gjithashtu kohë për ne që të sjellim argumentet tona dhe të përdorim kontaktet.”

Silberhorn tregoi mirëkuptim që SHBA duan të përcaktojnë interesat e tyre kombëtare. “Por ato gjithashtu duan ta mbajnë Gjermaninë si partnere të fortë në NATO”, i tha ai Deutsche Welle-s. Marrë nga Deutche Welle

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania kongresi amerikan thomas silberhorn ushtria amerikane gjermania kongresi amerikan thomas silberhorn ushtria amerikane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj