LIVE UPDATES
Bota

Mbështet shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë/ “A është John Bolton njeriu më i rrezikshëm në botë?”

19 Maj 2019, 08:53 Nga DOSJA
Mbështet shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë/ “A

SHBA-“A është John Bolton njeriu më i rrezikshëm i botës?” Ky është titulli i një komenti të gazetës britanike, „The Guardian”. E ky autor nuk është i vetmi që e shikon me dyshim këshilltarin e presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Shumë media botërore e trajtojnë këtë temë: çfarë drejtimi po merr politika e jashtme amerikane aktualisht? Kush është ai që e ka timonin, presidenti Donald Trump apo këshilltari për sigurinë, John Bolton?

Bolton nuk druhet të përdorë forcën ushtarake

„Bolton ndjek prej vitesh një axhendë anti-globaliste e nacionaliste të supremacisë amerikane”, thotë Thomas Jäger, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kölnit. John Bolton është një „hardliner”, ndjekës i politikës së ashpër, që nuk ka asnjë drojë të përdorë mjetet ushtarake. Irani dhe regjimi i mullahëve është për politikanin konservator prej vitesh një halë në sy. Retorika e tij e bën të qartë: ky regjimi duhet të hiqet qafe, në rast nevoje, me dhunë.

Aktualisht duket se gjendja mes Uashingtonit dhe Teheranit vërtet po shkallëzohet. Diplomatë amerikanë janë tërhequr nga Lindja e Afërt, ndërkohë që një aeroplanmbajtëse, një bombardues dhe sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA janë zhvendosur drejt Gjirit Persik. Sipas raportimeve në mediat amerikane, Bolton ka pyetur në Pentagon, që të verifikohet mundësia e dërgimit të 120.000 ushtarëve në rajon. Trump e ka hedhur poshtë këtë, por shton, se nëse do duhet të dërgohen trupa amerikane, atëherë ai do të dërgonte më shumë se 120.000 ushtarë.

USA Washington Sicherheitsberater John Bolton (picture-alliance/AP Photo/E. Vucci)
Vëllezër ideali

Shumë amerikanë mendojnë, se ndërhyrjet e fundit ushtarake amerikane nuk kanë pasur shumë sukses. Por Bolton ka qëndrim tjetër, mendon Jäger. “Ai do thoshte, që duhet të kishim goditur më ashpër dhe shumë më herët, pra në mënyrë preventive.” Kredoja e Trumpit nga ana tjetër është: jo më shumë, por më pak prezencë ndërkombëtare ushtarake. Pra jo më „luftëra idiote”. Amerika e para, apo jo?

„Trump është keqkuptuar dy vite më radhë në Gjermani”, thotë Jäger. Ndryshe nga komentimet dhe ç’është shkruar, Trump nuk ka ndjekur asnjëherë një axhendë izolacioniste, thotë politologu. „Por lidhur me pozicionin superior amerikan, në këtë pikë si Bolton edhe Trump janë të një mendimi.” Që të dy janë nacionalistë, që duan të zgjerojnë distancën mes SHBA dhe pjesës tjetër të botës. „Trump e mendon ‚Make America great again‘, shprehimisht kështu edhe në politikën e jashtme”, thotë Jäger.

Forcimin e pushtetit të SHBA, rritjen e shpenzimeve ushtarake, dobësimin ekonomik të shteteve të tjera. Në këtë pikë Trump dhe Bolton ndjekin një linjë. „Mungesë ujdie ka në çështjen e intervenimit ushtarak. Bolton kërkon ta përdorë më shpesh këtë, ndërkohë që Trump heziton”, thotë Jäger.

Hassan Ruhani Präsident des Iran (picture-alliance/dpa/Iranian Presidency)
“Trump nuk është marionetë e këshilltarëve të tij”

Përballë rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit rritet frika, se Bolton mund ta suflojë presidentn Trump. Në fund të fundit, përflitet se ishte ky këshilltari i sigurisë që i dha edhe nxitjen e fundit, Donald Trump për të hequr dorë nga marrëveshja me Iranin. Sikur Trump është marioneta e John Bolton. Ose siç shkroi Los Angelos Times: „Është bota e John Boltonit. Trump vetëm e jeton atë.”

Politologu Thomas Jäger nuk mendon kështu. „Trump nuk është marioneta e këshilltarëve të tij.” Ai si president ka treguar, se ka qëndrimet e tij dhe në raste të caktuara ndjek përfytyrimet e tij. Në rastin e Koresë së Veriut, për shembull, të gjitha shenjat ishin për shkallëzim të situatës. Në fund presidenti amerikan shtrëngoi duart me „burrin e shkurtër me raketa”, thotë Jäger. „Trump e ka të rëndësishme, që ta bëjë të qartë, se ai është presidenti, dhe të tjerët janë vetëm këshilltarë”, thekson Jäger.

Prandaj ai reagon i prekur ndaj zërave për fuqinë e ndikimit të Boltonit tek ai. Edhe për luftëra të brendshme në Shtëpinë e Bardhë ai nuk ka dëshirë të dëgjojë. Megjithatë nga shtabi i tij vjen një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar, mendon Jäger. Qëndrimi në një situatë të caktuar që mban John Bolton, do të konfirmohej edhe nga një sekretar shteti si Mike Pompeo. Qëndrime e këndvështrime të tjera? Ato nuk shihen gjëkundi. E këtu qëndron rreziku i shkallëzimit me Iranin. Bolton ka bërë të qartë, që Irani duhet të ketë kujdes të mos i presë rrugën amerikanëve. „Por që Irani i kundërshton interesat amerikane dhe ua pret rrugën, kjo nuk është gjë e re, kështu ka qenë gjithë kohës.”

Sipas ekspertit, Thomas Jäger, deklaratat e John Boltonit kanë nxjerrë në pah një perceptim tjetër: Irani provokon, SHBA vihen në mënyrë kërcënuese në pozicion, të gatshëm që në paturpësinë tjetër (e justifikuar) të godasin. „E pikërisht me këtë formë, ai mund ta sjellë Trump në një situatë të tillë, në të cilin presidenti mendon, se nuk mundet ndryshe, pasi humbet autoritet.” E nëse presidenti vërtet vendos për përdorimin e mjeteve ushtarake, kjo do të ishte për John Boltonin përmbushja e një ëndrre të vjetër.

Marrë nga DW 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK