LIVE UPDATES
Bota

SHBA tregon të dhëna dhe hedh akuza: Irani fshihet pas sulmit në rafineritë saudite

16 Shtator 2019, 11:33 Nga DOSJA
SHBA tregon të dhëna dhe hedh akuza: Irani fshihet pas sulmit në

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të mbështetur pretendimin se Irani ka qenë mbrapa sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmet ajrore që kanë ndodhur të shtunën, të cilat është pretenduar të jenë kryer nga rebelët huthi në Jemen, që janë të lidhur me Iranin.

Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë për mediat ndërkombëtare se drejtimi dhe madhësia e sulmit ngre dyshime për përfshirjen e rebelëve huthi. Ky incident ka zvogëluar furnizimet me naftë për 5 për qind, çka ka ndikuar në rritje të çmimeve.

Çfarë ka thënë SHBA-ja?

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka fajësuar Iranin gjatë fundjavës, pa ofruar të dhëna, duke nxitur Teheranin që ta akuzojë Uashingtonin për mashtrim.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter të dielën, presidenti amerikan, Donald Trump po ashtu ka akuzuar Iranin, si dhe nuk ka përjashtuar veprimet ushtarake kur të bëhet i ditur kryesi i sulmit. Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë ka dhënë deklarata për mediume të ndryshme ndërkombëtare, si New York Times, ABC dhe Reuters.

Një zyrtar ka thënë se ekzistojnë 19 zona të ndikimit në shënjestra dhe sulmet janë nisur nga perëndimi e veriperëndimi dhe jo nga territori i kontrolluar nga rebelët huthi në Jemen, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të rafinerive të naftës saudite.

Sipas këtij zyrtari sulmet mund të jenë nisur nga zonat në veri të Gjirit Persik, përkatësisht Iranit apo Irakut. Një fotografi që tregon në afërsi tanket në impiantin e përpunimit Abqaiq tregon se zona është dëmtuar nga ana perëndimore.

Zyrtarët e cituar në të përditshmen, New York Times, kanë thënë se mund të jenë pozicionuar një varg dronësh dhe raketash, mirëpo jo të gjitha kanë goditur shënjestrat e tyre në rafineritë Abqaiq dhe Khurais. ABC ka cituar një tjetër zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se Trump është plotësisht i vetëdijshëm që Irani është përgjegjës.

Çfarë po ndodhë në tregjet e naftës?

Çmimi i naftës është rritur. Shitja e naftës së papërpunuar është rritur për 10 për qind, 66.28 dollarë për fuçi. Bloomberg e ka përshkruar këtë rritje si më të madhen brenda ditës nga viti 1988. Çmimet e naftës nga SHBA-ja janë rritur për 8.9 për qind, duke prekur shifrën e 59.75 dollarëve në tregtinë aziatike, mirëpo ato janë ulur paksa, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka autorizuar shfrytëzimin e rezervave të SHBA-së.

Si ka reaguar Irani?

Irani pritet që t’iu përgjigjet deklaratave amerikane, ndonëse ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif ka thënë të dielën përmes një postimi në Twitter se “pas dështimit të presionit maksimal, Sekretari Pompeo i është kthyer mashtrimit maksimal”.

Ai i është referuar qasjes së administratës së Trumpit për “fushatë me presion maksimal”, e cila ka shënjestruar Iranin me sanksione prej kur Uashingtoni është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Rebelët huthi kanë nisur vazhdimisht raketa dhe dronë drejt zonave të populluara në Arabinë Saudite. Sulmet kanë lënë të paktën katër civilë të vdekur.

Jemeni është shkatërruar nga një konflikt që është përshkallëzuar në mars të vitit 2015, kur rebelët huthi kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe në perëndim të shtetit dhe kanë detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi që të largohet nga shteti.

Të alarmuar nga rritja e grupit që besohet se mbështetet ushtarakisht nga Irani, Arabia Saudite dhe tetë shtete tjera me shumicë të myslimanëve sunitë kanë nisur fushatë ajrore me qëllim të rikthimit të qeverisë së Hadit dhe kanë vendosur bllokadë të pjesshme në Jemen.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se si pasojë e konfliktit kanë vdekur të paktën 7,290 civilë dhe 80 për qind e popullsisë, apo 24 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje.

Zëdhënësi i rebelëve huthi, Yahya Sarea ka thënë të shtunën se operacionet kundër shënjestrave saudite “mund të rriten më shumë dhe se do të jenë më të dhimbshme se kurrë më parë, sa më shumë që zgjat agresioni dhe bllokada”.

(Marrë nga REL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akzuat e shba arabi saudite arabia sulmohet me drone sulmi ne arabi akzuat e shba arabi saudite arabia sulmohet me drone sulmi ne arabi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj