LIVE UPDATES
Aktualitet

16 Qershor 2021, 08:46 Nga DOSJA

TIRANË– Për 12 orë rresht Gjykata Kushtetues ka diskutuar sot në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Që prej orës 10:00 ka nisur seanca e tretë për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku prezent ishte edhe këshilltari i presidentit Ilir Meta për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj. Ky i fundit, gjatë seancës është shprehur se Kuvendi nuk i ka rivlerësuar konstatimet për shkelje të kreut të shtetit, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, duke reshtuar argumentat kundër palës së paditur, Dervishaj tha se çështja ka nisur që në vitin 2018, i njëjti vit që përkon me ‘rënien’ e Gjykatës Kushtetuese nga procesi i Vettingut. Sipas tij, Kuvendi ndryshoi titullin dhe procedurën e ligjit, duke e dërguar tek kreu i shtetit si të ri, pa i vlerësuar konstatimet për shkelje. Më tej, argumentimin e tij këshilltari i Metës e ka vijuar me pretendimet se Këshilli Bashkiak, nuk duhej të vendoste pro prishjes së Teatrit, të paktën, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese. Po ashtu shton se të zgjedhurit e Tiranës, nuk u ndalën para vendimit të prishjes, edhe pse iu tërhoq vëmendja nga shumë institucione të tjera.

Fjala e Dervishajt:

“Çështja ka nisur që në 2018 mars, që përkon dhe me daljen jashtë funskionimit të Kushtetueses. Në atë kohë u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës. Shumë shpejt, në 26 qershor 2019, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe zonës aty pranë. Presidenti pasi mori ligjin për Teatrin nga kuvendi e vlerësoi me seriozitet, me dekret e ktheu për rishqyrtim. Jo vetëm ligjim special, por edhe qëndrimet publike të shoqërisë civile, ekspertëve dhe aktorëve pro dhe kundër, si dhe ktheu me dekret ligjin.Kuvendi mori në shyqrtim dekretin e presidentit dhe vendosi pranimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi, përmbajtja e ligjit ndryshonin deri diku. Nga leximi i ligjit të ri na rezultoi se s’kishin marrë parasysh ato që kërkoi presidenti. Hoqën vetëm emrin e kompanisë private propozuese. Ata vendosën disa kushte e paragrafe dhe ky ligj të conte sërish tek e njejta kompani. Kuvendi duhet të merrte kohën e duhur deri në funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi mori dekretin e Presidentit dhe e vendosi parimin e tij. Rezultoi se Kuvendi, nuk kishte rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Përpjekja e vetme ishte të hiqte emrin e kompanisë propozuese dhe atë të zëvendësonte me paragrafë që çonin po te e njëjta kompani. Çdokush që do donte të konkuronte për këtë projekt do duhet të negocionte me Fusha shpk si pronar trualli. Këtu bie qendrimi i Kuvendit se do kishte një garë. Që nga miratimi e deri me sot ky ligj dëmton vlerat e identitetit tonë kombëtar. kompleksi i teatrit kombetar në 80 vite ka kujtesë kulturore e trashëgimi kombetare,”- është shprehur Dervishaj.

“Me datë 9 maj, Presidenti bëri dy thirrje të ndërpritej çdo veprim ndaj Godinës së Teatrit. Më 12 maj, Rama deklaroi me forcë se godina do prishej. Ende Këshilli Bashkiak, nuk kishte marrë vendim. Më 14 maj, Meta depozitoi në këtë gjykatë kërkesën e dytë dhe e bëri thirrje të mos vendosej dorë mbi godinat e teatrit, derisa të shprehej Kushtetuesja. Po atë ditë, Këshilli Bashkiak kishte vendosur shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Thirrjet nuk u dëgjuan. Por nuk u dëgjua as ajo e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk mundet Bashkia apo institucionet të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues. Ligji dhe VKM bie ndesh me marrëveshjen e stabilizim asocimit. Në janar 2020 qeveria e Bashkia thonin se s’do të ketë asnjë pasojë e Teatri s’do prishej dhe pas një muaji në shkurt thanë i kemi gjetur fondet dhe do e bejmë vetë. Në shkurt 2020 qeveria e bashkia thanë se tërhiqemi nga kontrata me privatin dhe do e bëjmë me para publike Teatrin. Por te njëjtët insituticione pak me parë thonin s’kemi lekë. Tendeca ishte që çështja e Teatrit të dilte jashtë juridiksionit kushtetues. Më 12 maj kryeministri e kryebashkiaku deklaronin se godinat e Teatrit do te prishen. Këshilli bashkiak ende s’ishte mbledhur. Më 14 maj 2020 presidenti bëri kërkesën e 2-të në këtë gjykatë. Dhe thirrje e mesazhe publike: mos vendosni dorë mbi Teatrin kombëtar deri sa të shprehet gjykata. Kemi 5 mijë firma qytetarësh që kërkojnë mosprishje godine,”- shtoi më tej Dervishaj.

Përfaqësuesja e Kryeministrisë Elira Kokona ka komentuar gjithashtu. E pranishme në seancë, Kokona është shprehur se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka pasur asnjë vlerë kulturore. Kokona mësohet të ketë thënë se GJK-ja po vihet në lëvizje vetëm nga një kërkesë e Presidencës. Sipas Kokonës është UNESCO që e përcakton nëse një vepër është trashëgimi kulturore botërore dhe jo Europa Nostra, të cilin e vlerësoi si një institucion të thjeshtë privat. Tashmë, trupa gjykuese është tërhequr në këto momente për marrjen e vendimit në lidhje me padinë e ngritur nga Presidenti Ilir Meta pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Avokatja Adriana Kalaja është shprehur se bindur se e ka bindur Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vendim pozitiv në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Pas seancës maratonë që zgjati për plot 12 orë, në një deklaratë për mediat, Kalaja tha se ka depozituar prova shtesë dhe se ka bindjen që e ka bindur Kushtetuesen.

Një tjetër seancë u zhvillua dhe një ditë më parë ku u si provë është marrë vendimi i Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit. Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit. Vetë kreu i shtetit kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar dervishaj gjykata kushtetuese shembja e teatrit kombëtar bledar dervishaj gjykata kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj