LIVE UPDATES
Aktualitet

E motra hoqi dorë nga posti i gjyqtares, KPA se njeh: Rovena Gashi e njeh ligjin, s’ka nevojë për mbrojtje

6 Maj 2019, 08:29 Nga DOSJA
E motra hoqi dorë nga posti i gjyqtares, KPA se njeh: Rovena Gashi e njeh

TIRANË- Ish-prokuroja Rovena Gashi ka braktisur seancën në Komisionin e Posaçëm të Apelimit pas mospranimit të të motrës gjyqtare si avokate.

Sipas Gashit, ajo nuk mund të ishte pjesë e një procesi vendimi i të cilit është marrë para seancës, duke bërë që seanca të zhvillohej në mungesë të saj. Për të justifikuar munegesën e saj në seancë, Gashi ka paraqitur në KPA një raport mjekësor.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme gjyqësore, Gashi paraqiti pranë trupit gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkesën që motra e saj Ema i ka paraqitur Këshillit të Lartë Gjyqësor, për dorëheqjen nga posti i saj si gjyqtare në Durrës.

Por sipas ligjit dorëheqja i jep efektet në fund të muajit pasardhës, nga dita kur Këshilli merr deklarimin me shkrim të dorëheqjes që në rastin e Ema Gashit. Kjo datë përkon në 30 qershor 2019, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhej të shprehej deri në 14 korrik 2019.

Gjthashtu sipas ligjit, ish-prokuroja Gashi është në kategorinë e personave, të cilët mund t’i kryejnë vetë të gjitha veprimet procedural dhe nuk e ka të nevojshem për t’u mbrojtur me përfaqësues ligjor të caktuar nga shteti.

“Në këto kushte, trupi gjykues çmon se nuk pranon kërkesën e sotme të subjektit të rivlerësimit për t’u përfaqësuar në këtë proces nga znj. Ema Gashi, e cila është ende gjyqtare në rrethin gjyqësor Durrës, pasi kjo kërkesë është në kundërshtim të hapur me nenin 96, paragrafi i dytë, germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile.”

Seanca e radhës është vendosur më 29 maj ora 14:00, ku trupa gjykuese e KPA-së do të vendos nëse do të lërë në fuqi apo rrëzojë shkarkimin nga vetting për ish-drejtuesen e dekriminalizimit.

Seanca e shkuar në KPA më 23 prill u shty, ndërsa në seancën e parë që u zhvillua në KPA, Ema Gashi debatoi me përfaqësuesin e OMN, Theo Jacobs.

Shkarkimi nga KPK

Në korrik të 2017, KPK shkarkoi nga detyra prokuroren Rovena Gashi për shkak se doli në përfundimin se ajo kishte fshehur pasurinë. Pas pezullimit nga detyra, prokurorja Rovena Gashi apeloi vendimin e KPK pasi sipas saj ky institucion e kishte marrë vendimin 8 muaj më parë. Gashi theksoi se në lidhje me këtë çështje do të paraqitej para gjykatës ku dëgjohet zëri saj pasi ka shumë shkelje proceduriale. Rovena Gashi njihet si krahu i djathtë i ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 6 maj 2019, ora 10.00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, subjekti i rivlerësimit paraqiti pranë trupit gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një kërkesë që znj.Ema Gashi i ka paraqitur Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëpërmjet së cilës deklarohet dorëheqja e saj nga detyra si gjyqtare në rrethin gjyqësor Durrës, si dhe dorëheqja dhe mbarimi i statusit të magjistratit në Republikën e Shqipërisë. Pas depozitimit të kësaj kërkese, subjekti i rivlerësimit, znj.Rovena Gashi i kërkoi sërish trupit gjykues të ketë si përfaqësuese ligjore në proces, motrën e saj, znj.Ema Gashi.

Me një vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues argumentoi:

Sipas nenit 65, pika 2, të ligjit nr. 96/2016, Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, dorëheqja duhet të jetë me shkrim dhe nuk është e nevojshme të jetë e arsyetuar; dorëheqja i jep efektet në fund të muajit pasardhës, nga dita kur Këshilli merr deklarimin me shkrim të dorëheqjes. Mbarimi i statusit të magjistratit deklarohet me vendim të Këshillit, jo më vonë se dy javë nga mbarimi i statusit; po kështu neni 65, paragrafi 3, përcakton se në raste të justifikuara me kërkesë të motivuar dhe me miratim të Këshillit, dorëheqja mund të japë efekte përpara kohës së përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.

Nga deklarimi dhe kërkesa e paraqitur para kësaj gjykate, por edhe siç u shpjegua nga subjekti i rivlerësimit në këtë seancë, nuk rezulton të ketë një kërkesë të posaçme në përputhje me parashikimet e nenit 65, paragrafi 3 i ligjit të Statusit të Magjistratit.

Nëse do t’i referohemi me afate konkrete, se kur kjo kërkesë apo ky deklarim nga znj. Ema Gashi do të prodhonte efekte të mbarimit të statusit të magjistratit, trupi gjykues vlerëson se ky afat, sipas parashikimeve të nenit 65 pika 2, do të ishte 30 qershori 2019, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhej të shprehej deri në 14 korrik 2019. Nëse kërkesa e bërë nga znj Ema Gashi do të ishte e motivuar sipas parashikimeve të nenit 65, paragrafi 3 i ligjit, atëherë si dorëheqja, por edhe vendimmarrja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, do të kishin efekte para afateve të parashikuara në nenin 65, paragrafi 2 i ligjit të statusit të magjistratit.

Nga ana tjetër, sipas nenit 93 të Kodit të Procedurës Civile, subjekti i rivlerësimit është në kategorinë e personave të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, pra, mund t’i kryejnë vetë të gjitha veprimet procedurale, përveçse kur ligji parashikon ndryshe. Subjekti i rivlerësimit, në vlerësimin e trupit gjykues, nuk është në kategorinë e subjekteve që ka nevojë për t’u mbrojtur me përfaqësues ligjor të caktuar nga shteti. Në këto kushte, trupi gjykues çmon se nuk pranon kërkesën e sotme të subjektit të rivlerësimit për t’u përfaqësuar në këtë proces nga znj. Ema Gashi, e cila është ende gjyqtare në rrethin gjyqësor Durrës, pasi kjo kërkesë është në kundërshtim të hapur me nenin 96, paragrafi i dytë, germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile.

Pas këtij vendimi të ndërmjetëm, subjekti i rivlerësimit u largua nga salla. Trupi gjykues vendosi vijimin e gjykimit, në mungesë të subjektit të rivlerësimit.

Kryesuesja e seancës lexoi të plotë gjetjen dhe provat bashkëlidhur saj të paraqitura në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga vëzhguesja ndërkombëtare znj. Mia Roessingh – Bakels. Kjo gjetje është paraqitur nga vëzhguesja e ONM-së për arsye se subjekti i rivlerësimit, në ankimin e paraqitur kundër vendimit nr.48 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka pretenduar pamundësinë për të qenë e pranishme në seancën publike të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 20 korrik 2018. Bashkëlidhur këtij ankimi, subjekti i rivlerësimit kishte vendosur një raport mjekësor për të vërtetuar pretendimin e paraqitur.

Trupi gjykues, pasi administroi gjetjen dhe provat bashkëlidhur saj në fashikullin e çështjes, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe vendosi të shpallë vendimin përfundimtar për çështjen (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, më datë 29 maj, ora 14.00.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

(F.g./k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ema gashi rovena gashi seanca në kpa ema gashi rovena gashi seanca në kpa

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi