Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Dhunohet një person, 2 autorët shpallen në kërkim
11 Shkurt 2022, 11:31Nga DOSJA
TIRANË– Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet si autorë të një sulmi të ndodhur në kryeqytet.
Policia informon se personat me inicialet S. S. dhe L. Sh, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy të tjerë, kanë goditur me sende të forta, personin me inicialet E. A., 34 vjeç. Këtij personi i kanë dëmtuar mjetin duke i thyer xhamat. Fatmirësisht 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për gjetjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.
Po ashtu, policia informon se në pranga kanë përfunduar edhe persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariarin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. Sh., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Z., 41 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 52 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. I., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S. dhe L. Sh, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit. Punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Kaluan gjashtë muaj përpara se prindërit e tij ta zbulonin dhe djali nga qyteti portual shqiptar i Durrësit ishte mashtruar që të shkarkonte një aplikacion për ...
TIRANË – Banka Botërore ka publikuar raportin vjetër për Shqipërinë. Sipas të dhënave kryesore, saktësohet se borxhi do të reduktohet ne 74.9% të GDP...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me homologun Memli Krasnqi, liderin e Partisë Demokratike të Kosovës në selinë blu. Pas për...
KORÇË – Bujqësia në Shqipëri është njëri prej sektorëve që po vuan më shumë nga ana financiare prej vitesh. Protestat e vazhdueshme të fermerëve në ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot tre ligje nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Sot, kreu i shtetit ka kaluar ligjin për regjistrin e pronarë...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi këtë të mërkurë, që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin e tij prej 3.4 vit...