Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN– Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është shoqëruar sot në Komisariat pasi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Florian Lamçes në orët e para të mëngjesit të sotëm. Por kush është Sanxhaktari? I riu është i përmendur edhe më parë për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit, duke përfshirë edhe bashkëpunimet dhe miqësinë me Suel Çelën.
“BËMAT” E DHËNDRIT TË QAZIM SEJDINIT
Emri i Sokol Sanxhaktarit nuk është hera e parë që përmendet si i përfshirë në raste të tilla. Ai është arrestuar disa herë por ia ka dalë gjithëmonë që të rifitojë lirinë duke i shpëtuar drejtësisë falë lidhjeve që kishte me qytetarin e parë të Elbasanit. Përballja e parë e tij me Policinë ka nisur edhe më parë në vitin 2008, kohë kur Sanxhaktari ishte dënuar me 3.4 milion lekë gjobë, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit bashkë me Altin Mehjan. Në qershor të 2010 ai u dënua vetëm me tre vjet burg, edhe pse akuzohej se plagosur Ervis Dakën dhe kishte armë pa leje. Plagosjet vazhduan pasi dhëndri i Sejdinit u procedua në shkurt të vitit 2011 dhe u shpall person në kërkim, pasi ishte i dyshuar për plagosjen e dy të Miklajd Llatja dhe Erion Kardhoshi. Edhe sot e kësaj ditë plagosja e tyre nuk është zbardhurt pasi dy të rinjtë tërhoqën akuzën, pak ditë më pas. Megjithaë Policia nuk u dorëhoq, dhe vijoi aksionin për kapjen e tij. Mbrëmjen e 9 marsit, Policia informohet për vendodhjen e Sanxhaktarit, në një lokal nën shoqërinë e Marjus Lulaj, i njohur si Suel Çela si dhe Anri Kurtit. Teksa oficerët qendronin në makinë, në pritje të fillimit të operacionit, Sanxhaktari iu afrohet duke i nxjerrë pistoletën dhe pikërisht në këtë moment oficerët i prezantohen si efektiva policie dhe i kërkojnë shoqërimin e tij në komisariat.
Miqtë e Sanxhaktarit, të cilët sapo ishin larguar pak metra më tutje, vijnë menjëherë dhe përleshen me oficerët e policisë, ndërsa dhëndri i Sejdinit largohet me vrap duke u zhdukur. Sanxhaktari arrestohet vetëm 6 muaj më vonë, ndërkohë përgjatë kësaj kohe, prokuroria kishte pushuar hetimet për akuzën e plagosjes së dy të rinjve dhe për ironi të fatit, Gjykata gjeti në faj Policinë e Shtetit në aksionin e saj për arrestimin e Sanxhaktarit. Kjo pasi sipas drejtësisë, Sanxhaktari nuk ishte njoftuar për shpalljen e tij në kërkim policor si dhe gjatë aksionit punonjesit e policisë ishin të veshur me nje xhup me mbishkrimin “Policia” i pa dhënë nga strukturat përkatëse (e kishin blerë vetë). Kështu që Gjykata arsyetoi se Sanxhaktari nuk mundte që ta dinte se kush ishin këta tre persona me uniforme civile.
Në vitin 2015, Sanxhaktari kishte shkuar në një lokal “Lloto-Sporti”, i armatosur. Pasi tentuan që ta shoqëronin në Komisariat, Sanxhaktarit aso kohe 33 vjeç i kanë ardhur në ndihmë disa persona të tjerë, ndërsa një tjetër kërkonte që t’i merrte një çantë të zezë që kishte me vete. Brenda saj, Policia gjen armën pa leje, duke nisur edhe konfrontimin mes palëve. Për veprën penale të kundërshtimit të Policisë, ai rrezikonte plot 7 vjet heqje lirie. Por gjyqtari Taulant Tafa e dënoi vetëm me 1 vit e 6 muaj. Më pas një raport shëndetësor, ia lehtësoi edhe më tej dënimin duke e lënë të lirë nëpër qytet.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Përgjaket e enjtja e 30 korrikut. Tri vrasje në Elbasan dhe Shijak. Tri viktima që jeta iu është marrë me një thikë. Rigers Runaj, 23 vjeç...
TIRANË- Delegacion italian në Shqipëri për mbështetje në luftën ndaj COVID-19. 7 ekspertë italianë do të qëndrojnë 14 ditë në ShqipëriNë grup edhe një funk...
Më 17 korrik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, e shoqëruar nga shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Silva Bino, shefe e laborato...
ELBASAN- Dosja.al ka siguruar foton e dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, i shoqëruar në Polici si i përfshirë në vrajsen e Florian...
SHIJAK– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 65-vjeçarit Fiqiri Çalliku në Xhafzotaj të Durrësit. Tatjana Skufi, e afërme e familjes Çalli...
Në shtëpinë e familjes Lala, në fshatin Rubjek ( rrugës për ne Gjirin e Lalëzit) , fytyra e prerë e Zyhra Lalës shfaqet mes një çadre të vendosur në obor...
ELBASAN– Zbulohen emrat e dy të plagosurve të tjerë përveç 40-vjeçari të ekzekutuar, Florian Lamçe. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të...
FIER– Mbrëmjen e djeshme, në bodrumin e një pallaati në lagjen “15 tetori” në Fier u përfshinë nga flakët disa makina. Policia bën me dije se fillimisht ka marr...
ELBASAN-Dalin pamje nga lokali në Elbasan, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u vra 40-vjeçari Florian Lamçja. Siç shihet edhe në vide...
Elbasan- Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për vrasjen e Florian Lamçes, 40-vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë nj...