Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër është bërë e ditur në një raport për koncesionet të publikuar nga Ministria e Financave.
Për këtë kontratë partneriteti publik privat në nivel vjetor janë parashikuar 475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo. Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891 (shih tabelën më poshtë). Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533.
Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1,844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve të Monitor, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer!

Ministria e Financave e pranon në raport që “Rreziku i kërkesës do të jetë i lartë në rastin e këtij shërbimi pasi ky projekt nëpërmjet kësaj kontrate AK i garanton një mbështetje financiare koncesionarit deri në 475.000 kontrolle në vit”.
Ashtu si në rastin e koncesionit të sterilizimit, risku financiar sërish është marrë përsipër nga shteti. “Në lidhje me risqet që rrjedhin nga zbatimi i kontratës koncesionare, tek pala private janë transferuar risku i ndërtimit, risku i operimit dhe performancës, risku i transferimit të aseteve, ndërsa risku i ndryshimeve ligjore, risku material nga vendimet politike, risku financiari janë alokuar palës publike. Ndërkohë janë ndarë mes palëve risku i kërkesës, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit, risku i ndërprerjes së kontratësdhe risku i lejeve dhe liçencave”, thuhet në raport.
![]()
Sipas raportit, “ky projekt është propozim i kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i nënshkruar në vitin 2015 me shoqërinë koncesionare “3P Life Logistic” dhe ka kohëzgjatje prej 10 vitesh.
Ky partneritet publik-privat ka si qëllim kontrollin mjekësor bazë që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.
Kjo kontratë ka filluar të implementohet në datë 31.03.2015 dhe zbatimi i projektit ka ecur sipas afateve të përcaktuara në të. Në bazë të kësaj kontrate, shoqëria koncesionare ka marrë përsipër të ndërtojë, pajisë me aparaturat mjekësore të nevojshme, operojë dhe menaxhojë 20 laboratore.
Nëpërmjet këtij programi kontrolli bëhet e mundur që,për periudhën afatmesme në afatgjatë, të mund të zbulohen në kohë dhe të parandalohen sa më shumë të jetë e mundur sëmundje të cilat nëse nuk do të identifikoheshin në kohë, do të sillnin pasoja të konsiderueshme për vetë njerëzit e prekur, por edhe kosto të konsiderueshme për trajtimin e tyre me shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Ky shërbim përfitohet falas nga të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raport.


Marrë nga Lapsi
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të mëngjesit të 1 Janarit kanë shënuar fluks në Urgjencën e Qendrës Spitalore universitare Nënë Tereza. Sipas bluzave...
Shqipëri-Shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër ësh...
“Albanian Highway Concesion”, kompania që ka kontratën e koncesisonit për Rrugën e Kombit ka arritur që vetëm në 9 muajt të këtij viti të arkëtojë nga tarifa e ...
Kjo kontratë ka ngjallur debate për shkak të kostos së lartë dhe rritjes përtej parashikimeve fillestare, duke detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të urdhërojë ...
SHKODËR- Institucionet që i janë bashkuar thirrjes së qeverisë për solidarizim me të prekurit nga tërmeti janë të shumta. Dhe Universiteti i Shkodrës është...
Ndërkohë që kërkesa për qira ka arritur kulmin në Durrës, më të prekursin nga tërmeti i 26 nëntorit, kërkesa për blerje apartamentesh është pezulluar. Agjencitë...
Shqipëria rezulton të jetë shteti me përqindjen më të lartë të grave në Europë të cilat studiojnë degë të ndryshme të shkencës si Teknologji, Inxhinieri dhe Mat...
Nëse në vitet 1990 një çifti në moshë pune i duhet të kujdesej për 3-4 fëmijë dhe dy të moshuar, tani një çifti i duhet të kujdeset për më shumë s...
TIRANË- Qytetarë të Tiranës, adhurues të kafshëve, personazhe publike si edhe aktivistë nga organizata Animal Rescue Albania (ARSA) u mblodhën të premten n...
TIRANË– Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë e quan si diskriminim faktin që nuk u bënë pjesë e kategorisë që morën shpërblim për Vitin e Ri.Gjatë një reagi...