6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHQIPËRI- Një projektligj “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë” vendos për herë të parë moshën minimale të blerjes sipas riskut që paraqet secila kategori. Draftligji i nxjerrë tashmë për konsultim detajon kategoritë e fishekzjarrëve dhe distancën e sigurisë për përdorimin e tyre, artikujt piroteknikë teatratë si dhe kategoria e tretë që përfshin artikujt e tjerë piroteknikë.
Sa i takon fishekzjarreve drafti i ndan ato në katër kategori duke vendosur për secilin specifikimet përkatëse.
Kategoria F1: Fishekzjarrët që paraqesin rrezik shumë të ulët dhe nivele zhurme të papërfillshme dhe të cilët kanë për qëllim të përdoren në ambiente të izoluara, duke përfshirë fishekzjarrët që kanë për qëllim të përdoren brenda vendbanimeve;
Kategoria F2: Fishekzjarrët që paraqesin rrezik të ulët dhe nivele të ulëta zhurme dhe që kanë për qëllim të përdoren jashtë në ambiente të izoluara;
Kategoria F3: Fishekzjarrët që paraqesin rrezik të mesëm, të cilët kanë për qëllim të përdoren në ambiente të hapura dhe të mëdha dhe që kanë nivel të zhurmës, e cila nuk dëmton shëndetin e njeriut;
Kategoria F4: Fishekzjarrët që paraqesin rrezik të lartë, të cilët kanë për qëllim të përdoren vetëm nga personat me njohuri të specializuara (zakonisht, njihen si fishekzjarrë për përdorim profesional) dhe të cilët kanë nivel të zhurmës që nuk dëmton shëndetin e njeriut.
Kufizimet e moshës për përdorimin
Drafti parashikon se për secilën kategori ka një kufi minimal moshë që mund t’i shiten. Artikujt piroteknikë nuk u shiten apo vihen në dispozicion konsumatorëve nën kufijtë e mëposhtëm të moshës :
“ Fishekzjarrët: kategoria F1: 12 vjeç; kategoria F2: 16 vjeç; kategoria F3: 18 vjeç;
Për artikujt piroteknikë teatralë: kategoria T1 : 18 vjeç;
për artikujt e tjerë piroteknikë: i. kategoria P1: 18 vjeç.
Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike mund të rrisë kufijtë e moshës të përcaktuar në paragrafin 1, kur kjo justifikohet për arsye të rendit dhe sigurisë publike.
Prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit i shesin apo i vënë në dispozicion vetëm personave me njohuri të specializuar, artikujt e mëposhtëm piroteknikë: Fishekzjarrët e kategorisë F4; Artikujt piroteknikë teatralë të kategorisë T2; Artikujt e tjerë piroteknikë të kategorisë P2. Artikujt e tjerë piroteknikë të kategorisë P1 për automjetet, përfshirë airbag dhe sistemet e tendosjes së rripave të sigurimit, nuk i vihen në dispozicion publikut të gjerë, nëse nuk janë të inkorporuara në një automjet apo në një pjesë të ndarë të automjetit” thuhet në draft.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Deri më 21 gusht, ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh në kuadër të paketës 2 e kanë përfituar 172,473 qytetarë të larguar nga puna në 47,433 b...
Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019...
Nga përafërsisht 31 mijë maturantë që iu nënshtruan provimeve të maturës, më pak se 22 mijë prej tyre kanë aplikuar për të vazhduar studimet në ciklin e lartë. ...
Ankesat e dorëzuara deri tani nga subjektet dhe individët do të vijojnë të shqyrtohen nga administrata tatimore brenda afatit të caktuar. Përfituesit duhet gjit...
SHQIPËRI- Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në rajon. EUROSTAT njofton se çmimet e ushqimeve vlerësohen sa ...
SHQIPËRI-Nuk kaloi shumë kohë nga trokitja e fundit në “derën “e Bankës Botërore për një kredi që do të mbështesë vendin për përballimin e pandemisë dhe ...
Ndodhem në tregun e fruta perimeve të zonës së Vasil Shanto. Një kilogram domate këtu në Tiranë kushton 30 lekë më shumë nëse e krahasojmë më tregjet e qyteteve...
Për të disatin vit, sipas një anketimi të Komisionit Europian, gratë shqiptare renditen të parat, si nikoqire, amvisa dhe menaxhere të mira, të punëve të shtëpi...
SHQIPËRI-19.1 mijë biznese kanë dorëzuar bilancin e vitit 2019 online në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga 6 janari deri më 3 gusht të këtij viti, njoftoi ...
Pandemia globale ka ndryshuar trendet e konsumit të prodhimeve bujqësore kudo në botë, por edhe në vendin tonë. Parashikimet globale nga FAO, që përfshijnë edhe...