Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Shkarkimi i Vjosa Osmanit, Isa Mustafa: Nënkryetar do jetë Avdullah Hoti, mori 99 vota
20 Qershor 2020, 20:03Nga DOSJA
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit. Një letër të publikuar në mediat sociale, Isa Mustafa shkruan se u drejtohet të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe njofton se Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së, ndësa Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla sot më dt. 20 qershor 2020. Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 20 qershor 2020 në ora 19:00, pyetjeve: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.
Ndërsa për sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim. Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që: z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së; znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë”, shkruan Musfata në letrën e bërë publike nga LDK-ja.
Vendimi për shkarkimin e Vjosa Osmanitnga postet e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës është marrë sot. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm është vendosur që Osmani të largohet nga kryesia e LDK-së dhe të mos jetë më nënkryetare.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Autoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet me shumicë serbe. Mbarëvajtjen e procesit dhe grumbullimin e votave do ta bë...
SHBA- Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump thotë se gjashtë anëtarë të stafit të kësaj fushate që po ndihmonin me përgatitjet e tubimit të tij të s...
BRITANI– Zoe Panayi, nënë e dy fëmijëve me punë asistente radiografie ka ndërruar jetë nga kanceri I lëkurës.Mediat e huaja kanë bërë me dije se 26 –vje&c...
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga detyrat në parti Vjosa Osmanin. Mediat në Kosovë kanë publikuar dhe merat e atyre që kanë votuar ...
SUEDI-Aktivistja e klimës Greta Thunberg ditën e sotme në një intervistë për mediat e huaja ka thënë se liderët botërorë duhet të friksohen nga ngrohja e klimë...
SHBA– Polici i dytë i cili ishte akuzuar për për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd është liruar nga burgu pasi për lirimin e tij janë ofruar 750 mijë...
SHKUP- Kryetari i Shkupit Petre Shilegov është infektuar me koronavirus. Ljamin e ka bërë vet të ditur duke thënë se nuk ia doli të mbrohej nga koronavirusi pa...
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur sot që të shkarkojë Vjosa Osmanin nga postet e saj në këtë parti. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithsh...
ITALI-Papa Françesku ditën e sotme ka zhvilluar një takim disa punonjës shëndetësorë nga Lombardia, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi. Papa ...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 75 raste të reja me koronavirus në vend dhe numri...