LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkarkohet drejtori që “shiti shkollën” e dëmtuar nga tërmeti: Nuk e di si përmenda lekë

7 Maj 2020, 21:08 Nga DOSJA
Shkarkohet drejtori që “shiti shkollën” e dëmtuar nga

TIRANË- Drejtori i Shkollës 9-vjeçare “Hillary Clinton” në Kamzë, Hysen Koldashi, është shkarkuar nga detyra disa ditë pas transmetimit të investigimit të Fiks Fare, ku ai bënte pazare për të shitur materiale nga shkolla e dëmtuar nga tërmeti. Ai bënte pazare për të shitur tulla, pllaka shtrimi, pjesë mermeri si edhe tjegulla. Për të gjitha kishte edhe një çmim përkatës, ku bënte ulje nga çmimet e tregut. Gazetarët e Fiksit faktuan se shitja bëhej në të zezë, pasi Bashkia e Kamzës nuk kishte bërë ndonjë tender për të shitur këto pjesë. “Nuk kemi bërë tender për shitje, kushtonin shumë pak” tha kryetari i Bashkisë Së kamzës, Rakip Suli.

Ndërkohë, një ditë pas transmetimit të këtij investigimi, Bashkia e Kamzës, ka hapur një tender me objekt “transport të mbetjeve inerte të shkaktuara nga shembja e objekteve shkollore të dëmtuara nga tërmeti”. Dhe, në vend që të përfitonte nga materialet që gjendeshin në këto shkolla, bashkia do të paguajë plot 44 milionë lekë të vjetra për të hequr keto inerte në disa shkolla, ndër to edhe shkolla “Hillary Clinton”.

Nga ana tjetër, bazuar në investigimin e Fiks Fare, policia dhe prokuroria filluan hetimet ndaj drejtorit dhe disa punonjësve të Bashkisë Kamzë. Është bërë këqyrja e shkollës së re dhe janë marrë në pyetje peesonazhet kryesorë. Ndërkohe, Fiks Fare u interesua pranë Ministrisë së Arsimit, ku mori përgjigje se janë marrë masa ndaj drejtorit.

“Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, Durrës, u njoh me problematikën e trajtuar në emisionin investigativ Fiks Fare, në lidhje me situatën e krijuar në shkollen 9-vjecare “Hillary Clinton”, Kamëz, ku drejtori i shkollës komunikonte me persona te ndryshëm për shitjen e disa materialeve të godinës së dëmtuar nga tërmeti. Menjëherë kontaktuam me Zyrën Arsimore Vendore Kamëz për një informacion më të detajuar për këtë rast. Pas vlerësimit me seriozitet të situatës, DRAP Durrës konkludoi se drejtori i institucionit publik arsimor parauniversitar “Hillary Clinton”, z.Hysen Koldashi ka vepruar në shkelje flagrante me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe për këtë arsye mori vendimin ‘për shkarkim nga detyra’ të drejtorit të këtij institucioni” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, vetë drejtori, z.Koldashi, kontaktoi me redaksinë e emisionit “Fiks Fare” duke kërkuar që të shpjegonte personalisht shitjen e këtyre materialeve. Ai tha se bordi i shkollës ka dërguar në godinën e re disa materiale si dërrasa të zeza, stola hekuri, kosha mbeturinash, piktura, kompjutera dhe sende të tjera. Gazetarët e pyetën se investigimi kishte të bëne me materiale si tulla, tjegulla, pllaka, etj, ndërsa ai tha se “nuk kam përfituar asnjë gjë”. Drejtori, tashmë i shkarkuar, e pranoi se ka bërë biseda për shuma lekësh, por tha se “nuk e di si kam përmendur lekë”. Edhe ai, ashtu si Bashkia Kamzë, tha se për këto materiale nuk ka pasur një tender për shitje, ndërsa nuk kishte një përgjigje se përse kishte bërë pazare për të shitur këto objekte. Ai ishte i paqartë edhe për shumën prej 1 milionë lekësh që përmendi për vlerën e këtyre materialeve, ndërsa “nuk e mbante mend” përse e kishte thënë.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hysen koldashi shkarkimi i drejtorit te shkolles shkolla hillari clinton hysen koldashi shkarkimi i drejtorit te shkolles shkolla hillari clinton

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj