Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
AFGANISTAN– Nga shkëmbimi i zjarrit mes forcave afgane të sigurisë të hënën në mëngjes, si edhe trupave gjermane dhe amerikane me sulmues të panjohur në aeroportin e Kabulit ka humbur jetën një person nga forcat afgane të sigurisë. Tre të tjerë u plagosën, siç ka njoftuar Bundeswehri. Asnjë nga ushtarët gjermanë nuk është lënduar.
Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në orën 04:15 në portën veriore të aeroportit. Para aeroportit startojnë fluturimet e evakuimit, me të cilat shtetet perëndimore pas marrjes së pushtetit nga talibanët radikalë-islamistë nxjerrin jashtë vendit qytetarët e vet dhe forcat lokale që kanë punuar për ta.
Ambasada gjermane kishte bërë të ditur më parë, se në hyrjet e aeroportit mund të krijohen situata shumë të rrezikshme dhe përplasje me armë. Porta veriore e aeroportit është mbyllur. Ambasada gjermane këshilloi “urgjentisht” forcat lokale dhe qytetarët gjermanë të mos shkojnë në aeroport, shkruan agjencia e lajmeve dpa.
Frika nga një sulm terrorist i IS-it
Qeveria amerikane të dielën kishte shprehur shqetësimin për sulme të mundshme terrori në aeroport apo rrethina të organizuara nga i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS. “Kërcënimi është real, akut dhe i vazhdueshëm”, bëri të ditur këshilltari i presidentit amerikan për sigurinë, Jake Sullivan në televizionin CNN. Paralajmërimet merren shumë seriozisht. Talebanët militantë islamistë dhe dega aktive rajonale e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” janë të armiqësuara dhe kanë luftuar në të shkuarën kundër njëri-tjetrit.
Ndërkohë Bundeswehri ka evakuuar nga Afganistani 2700 vetë nga Kabuli, mes tyre 1800 afganë. Në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent u ul natën e së hënës një avion me 213 pasagjerë. Vetëm para një jave talibanët radikalë-islamistë morën pushtetin në Kabul. Opozitarët, gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe forcat lokale që kanë punuar për ndërkombëtarët i tremben fushatave hakmarrëse të talibanëve./DW/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI– Kryeministri britanik pritet t’i kërkojë presidentit amerikan, Joe Biden të mbajë forcat amerikane në Afganistan përtej 31 gushtit në mënyrë që të lejo...
SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden ka premtuar angazhimin e tij të palëkundur për të nxjerrë qytetarët amerikanë dhe afganët në rrezik nga Afganistani i kontro...
IZRAEL– Grupet palestineze në Gaza janë zotuar të vazhdojnë protestat përgjatë kufirit për t’i bërë presion Izraelit të heqë bllokadën e tij dhe të ...
AFGANISTAN– Mijëra afganë vijojnë të rrinë në radhë para portave në aeroportin e Kabulit në përpjekje të dëshpëruara për të ikur nga vendi pasi talebanët erdhën...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se 11,000 persona janë evakuuar nga Kabuli gjatë fundjavës dhe është zotuar që t’iu ndihmojë të gjithë amerikanëve që d...
KOSOVË– Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë dy vrasësit e 18-vjeçares Marigona Osmani, të cilën e hodhën pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Arb...
AFGANISTAN– Pentagoni ndërkohë tha të dielën se po kërkon zyrtarisht ndihmë nga linjat komerciale ajrore për të zhvendosur të evakuuarit nga Afganistani p...
GREQi– Tetë qytetarë të turqisë janë nisur me jaht për në Kretë të Greqisë, aty ku kishin planifikuar të kërkonin azil politik.Gjithçka po shkonte ...
SHBA– Një mesazh i futur brenda një shisheje vere është zbuluar nga një kalimtare në një bregdet në Uellsin jugor. BBC shkruan se shishja ka notuar për më...