All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

‘Shko se është bingo e madhe’/ Vrau klientin me shkop bejsbolli, mbante për prostitutë 14-vjeçaren, e shkuara e Ilir Pe

14 Tetor 2019, 15:26 Nga DOSJA
‘Shko se është bingo e madhe’/ Vrau klientin me shkop
All - Paragraf - 1

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga për pronarin e lokalit të natës që u arrestua ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, teksa flinte në makinën e tij. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ilir Peraj që zotëron tavernën “Miki”, që më parë ka qenë tallava “Napoli”, ambjent i cili ishte kthyer në një strehë kokaine dhe prostitucioni.

Peraj u ndalua në momentin që po flinte në makinën e tij rpanë lokalit, ndërsa brenda klubit u gjetën dhe u sekuestruan doza kokaine bashkë me një pjatë. Gjithashtu është marrë dhe akomoduar një vajzë që ushtronte profesionin e balerinës në këtë tallava me inicialet R.C.. Vajza u gjet në një ambjent të përshtatur si dhomë brenda lokalit dhe është strehuar në nga qendrat që kujdesen për viktimat e trafikimit.

Vajzës i është gjetur edhe një mbishkrim në dorë ku thuhej: Nuk pranon ti me pi kafe me 50 euro?

Kjo gjë ka shtuar më tepër dyshimet se ajo po përdorej për prostitucion. Klientë të shumtë futeshin lirshëm në këtë lokal, konsumonin kokainë dhe përdornin si prostitute vajzat e punësuara aty si balerina me shumat që variojnë nga 50-100 euro.

Por kush është Ilir Peraj?

I njohur si biznesmen me origjinë nga Shkodra, Peraj është dënuar për një vrasje për një vrasje të ndodhur më 26 shkurt të vitit 2011 në tavernën “Miki”, që në atë kohë ishte në rrugën e Kavajës.

Ilir Perja, së bashku me dy kushërinjtë e tij, Elis dhe Elidon Peraj (vëllezër) rrahën për vdekje me shkop bejsbolli Alban Kolecin, mbrëmjen e 26 shkurtit.

Gjithçka kishte nisur nga sherri që kishte nisur viktima të bënte në lokalin e Perajt. Koleci së bashku me një shokun e tij, Agostin Gjergjaj kishin konsumuar shumë pije alkolike dhe më pas kishin filluar të thyenin gotat.

Pronari i lokalit Ilir Peraj së bashku me dy kushërinjtë  tij kishte pritur deri në momentin që Koleci dhe miku i tij kishin dalë jashtë lokalit dhe e kishin ndjekur me shkopa bejsbolli.

Pas një debati me fjalë  Ilir Peraj, Elis Peraj dhe Elidon Peraj, rrahën për vdekje me shkopa bejsbollo Alban Koleci. I plagosur rëndë mbeti edhe miku i tij Gjergjaj.

Për këtë ngjarje Ilier, Elis dhe Elidon Peraj u dënua në total em 26 vite burg, përkatësisht  prej 26 Ilir Peraj u dënua me 10 vjet burg, ndërsa vëllezërit Elis dhe Elidon Peraj u dënuan me 9 vjet e 4 muaj dhe 6 vjet e 8 muaj burg secili.

Por 50-vjeçari që banonte prej vitesh në Tiranë nuk i ka përfunduar këtu sherret. Në vitin 2013 ai u vu në pranga sapo mbërriti në Rinas për llogari të drejtësisë italiane. Gjykata e Napolit e kishte dënuar Perjan me 17 vite burg për vrasje dhe drejtësia italiane kishte lëshuar një urdhër arresti për të.

Maj të 2015 (e pashpejgueshme si u lirua vetëm katër vite pas vrasjes) Ilir Peraj ra sërish në prangat e policisë së Tiranë. Këtë herë së bashku me dy persona të tjerë, ai akuzohej se shfrytëzonte femra për prostitucion.

Në vitin 2016, biznesmeni Perja do të përfshihej sërish në një skandal prostitucioni. Një vazjë minorene e akuzoi, 47-vjeçarin në atë kohë se teksa punonte si balerinë në tallavanë e këtij të fundi përdorej si prostitutë.

E mitura F.Gj. dëshmoi në atë kohë se pronari i lokalit, Ilir Peraj, i ka thënë në dy raste që të shkonte me klientë me pagesë.

Ajo ka rrëfyer se në rastin e parë ishte një shok i Ilirit, i cili i ka premtuar 500 euro dhe një makinë në këmbim të marrëdhënieve seksuale me të, por nuk pranoi.

Në rastin tjetër, sipas deklarimeve të minorenes, klienti ishte një shok i të pandehurit Peraj, pronar i një hoteli në Tiranë. Në ditët që ky person shkonte te lokali me muzikë tallava i të pandehurit Peraj, ai e ka shtyrë të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale me mikun e tij, duke i thënë “shko se është bingo e madhe”.

E mitura ka pranuar dhe pronari i hotelit I ka ofruar 1500 euro. Në dëshminë e saj ajo ka treguar më tej se e ka refuzuar pasi ka ndjerë neveri për të.

Më vjen keq, por nuk mund të kryej marrëdhënie seksuale me ty,”– mësohet t’i ketë thënë ajo dhe i ka kthyer paratë.

Edhe këtë herë Peraj shpëtoi paq nga drejtësia dhe motivet mbeten të pashpjegueshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir peraj tallava napoli taverna miki ilir peraj tallava napoli taverna miki

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj