Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Ndonëse gjithë bota po jeton kohën pandemike dhe jeta bëhet më e vështirë, shumë institucione kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mos penguar edukimin e nxënësve si nëpër shkollat publike ashtu dhe në shkollat private.
Shkolla Shqipe “Alba Life” pasi festoi me një sukses të jashtëzakonshëm ditën e 7 Marsit, ditën e shenjtë të mësuesit, nuk qëndroi indiferente me nxënësit e saj për shkak të Covid 19-të, por e vazhdoi punën në forma të ndryshme për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe. Kështu nëpërmjet conference call me mësuesit, videove të ndryshme në shqip që na dërgonin prindërit e nxënësve, komunikimi nëpërmjet Google Meet në shqip, emisionet speciale për disa orë të shtunave nga TV “Alba Life” pati rezultatet përkatëse duke sjellë kënaqësi dhe optimizëm në familjet shqiptare të emigrantëve. Gjithmonë kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për shëndetin e nxënësve në radhë të parë, të prindërve dhe të staffit të shkolles, po aq dhe të prekur shumë për mbylljen e shkollave. Shumë nxënës ju mungon tmerrësisht Shkolla Shqipe dhe vërtetë ata mezi e presin hapjen e saj, sepse ata në Diasporë jo vetem qe bëhen Engjëjt mbrojtës të Alfabetit Shqip, por krijojne dhe nje miqësi për tërë jetën.
Takimi i organizuar nga Bordi drejtues i Shkollës Shqipe ishte plot profesionalizem dhe me kulturë. Takimin e hapi z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe dhe TV “Alba Life”. Pasi u përshëndetën dhe informuan njeri-tjetrin për gjendjen shëndetësore ai tha se Shkolles Shqipe “Alba Life”, programit serioz të saj ku shumica e mësuesëve janë të kualifikuar si në Mëmëdhe dhe këtu në Amerikë iu afrua për bashkëpunim dhe një zonjë e nderuar Dr.Manjola Duli e cila ka një përvojë të shkëlqyer si pedagoge në Universitet në Tiranë dhe po kështu do të vazhdojë ëndrrën e saj dhe këtu në Amerikë.
Shkolla Shqipe “Alba Life” do të vazhdojë mësimin shqip rregullisht në online si dhe TV “Alba Life” do të ketë një emision special për mësimin shqip. Ky vendim u mor pasi në 10 Shtator do të hapen shkollat publike amerikane në New York dhe ne jemi të lidhur me Bordin e Edukimit pasi siç e dini mësimet i zhvillojmë në këto mjedise publike. Nëse Bordi do të lejojë mësimin pas programit amerikan doemos që dhe ne do të jemi përfshirë në këto programe. Mësimi do të zhvillohet pa pagesë në online pasi misioni ynë është mësimi i Gjuhës Shqipe dhe ruajtja e traditave kombëtare. Moderimin e konferencës ne online e drejtoi
Dr.Valbona Zylo Watkins e cila dha udhëzimet përkatëse duke shfrytëzuar përvojën e saj disa vjeçare në kolegjin amerikan dhe duke e përshtatur me mësimin shqip.

Mësuese të ndryshme dhe anëtarë të stafit, si: Adelina Lacaj, Vlera Thaqi, Arta Xhaferi, Entela Muda, Blerim Gjocaj, Majlinda Tafaj, Fatbardha Shiqerukaj, Alva Gjika e morën fjalën e tyre duke e pritur pozitivisht hapjen e shkollës dhe punën që do të kryejnë me klasat e tyre në online. Ato do të hartojnë program të posaçëm pasi është një përvojë e re e mësimit shqip nëpërmjet Google Meet, për shkak të kushteve që na dikton pandemia botërore. Mësimi për nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” do të filloje, më 11 shtator, 2020, lajm që u mirëprit me dashuri dhe entuziazëm nga mësuesit dhe koordinatorët.
Marrë nga Illyria
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRTIANI E MADHE– Në një kohë që bota po përballet me situatën e vështirë të koronavirusit, masat e rrepta të vendosura nga qeveritë vijojnë ende të respektohen....
BJELLORUSI-NATO-ja hodhi poshtë të dielën akuzat e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko se po përforconte forcat ushtarake afër kufirit perëndimor ...
ITALI– Një vajzë 5-vjeçare nga Padova e Italisë ka përfunduar në intubim për shkak të gjendjes së rëndë pasi u infektua me koronavirus.E mitura është pac...
KOSOVË– Koronavirusi nuk ka lënë pa prekur as politikanët. Së fundmi në Kosovë mësohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe ish-deputetja Njomza Emini....
ITALI– Gjatë 24 orëve të fundit kanë gjetur vdekjen katër pacientë me Covid-19 dhe raportohet të jenë infektuar edhe 479 të tjerë.Me rritjen e sotme numri i për...
BJELLORUSI– Një javë pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, vijojnë ende protestat masive anti-qeveritare në rrugët e kryeqytetit bjellorus.Ndërsa Presiden...
BJERLLORUSI– Dhjetëra mijëra kundërshtarë të Presidentit Bjellorusi Aleksandër Lukashenko janë mbledhur në Minsk për të protestuar kundër zgjedhjeve presiden...
TIRANË– Jo gjithmonë temperatura është një nga simptomat e koronavirusit, dhe si e tillë kuptohet vetëm kur jemi në ambiente publike. Por tashmë eks...
KOSOVË– Ditën e sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se nuk e ka diskutuar kandidatin për President të vendit, as brenda partisë e as me part...
KALIFORNI– Në një kohë që ka kaluar më shumë se gjysmë viti që po përballet me pandeminë e koronavirusit, shumë grupe ekspertësh dhe shkencëtarësh po puno...