LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkresa për ‘Toyota Auris’, reagon Donika Prela: Vetëm udhëzova, prokurorët mund të më refuzonin

24 Shtator 2019, 11:23 Nga DOSJA
Shkresa për ‘Toyota Auris’, reagon Donika Prela: Vetëm

TIRANË– Drejtuesja e Prokurisë së Krimeve të Rënda Donika Prela ka reaguar lidhur me lajmin se kishte shkelur ligjin me shkresën e dërguar për dosjen “Toyota Auris.”

Në përgjigjen e saj, Donika Prela shprehet se shkresa e saj, ku i kërkonte prokurorëve Nakuçi dhe Doloresa Musabelliut për ta dërguar çëshjen në gjyq, si një nevojë të dosjes pasi afati i paraburgimit të disa prej të arrestuarve ishte pranë limitit.

Drejtuesit e Prokurorisë nuk kanë kompetencë ligjore të ndërhyjnë në zgjidhjen ligjore të një procedimi penal. Por vetëm të udhëzojë prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, me udhëzim jo të detyrueshëm për të kryer veprime hetimore, përfundimin e shpejtë dhe në afat të dosjes, duke mos cenuar në asnjë rast të drejtën e prokurorëve për zgjidhje. Nga ana tjetër, prokurorët sikurse e parashikon neni 48 i ligjit 97/2016, kanë të drejtë ligjore të zbatojnë udhëzimin e drejtuesit kur ai është i ligjshëm ose e refuzojnë me shkrim atë duke dhënë arsyet e mosmarrjes parasysh të tij,”-shkruan Prela.

SHKRESA E PLOTË:

Nisur nga njoftimet e bëra në media, kronikë e transmetuar në televizionin “News 24”, sot më datë 24.09.2019 ku është pretenduar se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, ka urdhëruar më datë 11/09/2019 dy prokurorët e procedimit penal nr. 130 të vitit 2018 për mënyrën e zgjidhjes së procedimin penal dhe për dërgimin e tij në gjykim gjej me vend të sqaroj se:

Më datë 04.07.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 130 në ngarkim të të pandehurve Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi  për veprat penale “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K. Penal.

Hetimet në këtë procedim penal lidhen më faktin e ndodhur më datë 24.06.2018, rreth orës 09.40 në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Durrës, ku, nga kontrolli fizik i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin Bizarre me targë AA 120SP dhe AFR 559 në pronësi të Klevi Cani, me drejtues shtetasin Agim Ceka, janë konstatuar të fshehura në dy mjete tip “Toyota” shuma të konsiderueshme, me para kartmonedhe e huaj, e prerjeve të ndryshme në total 3.366.700 ( tre milionë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind) euro dhe 80.000 ( tetëdhejtë) mijë franga zvicerane. Në kuadër të hetimeve, më datë 24.06.2018 janë arrestuar në flagrancë shtetasit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri dhe ndodhen në masën e sigurisë “ Arrest në burg” ndërsa janë në hetim në masën e sigurisë arrest në burg në mungesë dhe shtetasit Alfred Vladi dhe Elvis Vladi.

Për hetimin e kësaj çështje, me shortin e datës 04.07.2018 është caktuar Prokurore Doloresa Musabelliu dhe me Vendimin e datës 04.07.2018, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është caktuar në grup hetimor për këtë procedim penal edhe Prokurori Ened Nakuçi. 

Në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se dy Prokurorët kanë kryer veprime të konsiderueshme hetimore dhe kanë konkluduar me Vendim për ngritjen e akuzave, më datë 05.09.2019 për të gjashtë të pandehurit Klevi Cani, Edi Lika ( Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Alfred Vladi dhe Elvis Vladi  për veprat penale “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal” dhe “ Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334 të K.Penal, fakt për të cilin kanë njoftuar Drejtuesin e Prokurorisë më datë 09.09.2019 dhe njëkohësisht i kanë vënë në dispozicion një kopje të Vendimeve të njoftimit të akuzave.

Nga ana tjetër, nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë është konstatuar se katër të pandehurit e arrestuar Klevi Cani, Edi Lika (Eduart Cani), Agim Ceka, Alban Mollaymeri janë në hetim mbi një vit në gjendje arresti në burg, ku në muajin qershor 2019, dy Prokurorët kanë marrë dhe zgjatje të afatit të paraburgimit 3 mujor në gjykatë, afat i cili përfundon më datë 24.09.2019.

Sa më sipër, nisur nga fakti që dosja ndodhej në limitet e afateve të paraburgimit për të pandehurit, dhe kur nga ana e dy prokurorëve ishte konkluduar me zgjidhjen ligjore, ngritjen e akuzave, më datë 05.09.2017, nga Drejtuesi i Prokurorisë është bërë udhëzimi i dy prokurorëve më datë 11.09.2019 (një javë pas zgjidhjes ligjore të dhënë nga prokurorët) për të bërë përfundimin e shpejtë dhe në kohë të procedimit penal dhe dërgimin në gjykim.

Duke marrë shkas nga ky rast, gjej me vend të sqaroj opinionin publik se:

Me ndryshimet e reja ligjore me Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Kodin e Procedurës Penale ndryshimet e bëra me ligjin nr. 35/2017,

Në këtë kontekst në zbatim të ligjit, nenit 43/ç dhe 48 te Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” pra, në përmbushje të plotë të kompetencave të saj, Drejtuesja e Prokurorisë ka udhëzuar me Udhëzim të karakterit Jo të Detyrueshëm, dy prokurorët për përfundimin e shpejtë të procedimit penal më datë 11.09.2019 për të cilin dy prokurorët kishin disponuar me zgjidhjen ligjore të tij një javë më parë, më datë 05.09.2019.

DREJTUESI I PROKURORISË

DONIKA PRELA

Të arrestuar për çështjen e bujshme “Toyota Yaris” janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Cekaj, ndërsa janë në kërkim nga policia me vendim të gjykatës kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi.

Më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris donika prela prokuroria e krimeve te renda shkresa per toyota auris 3.4 mln euro ne toyota auris donika prela prokuroria e krimeve te renda shkresa per toyota auris

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj