LIVE UPDATES
Politike

Shkrimi që u censurua në Facebook i Gazetës Dita: Pse s’ka lekë qeveria, klasë politike shpirtzbrasur (EDITORIALI)

30 Nëntor 2019, 11:26 Nga DOSJA
Shkrimi që u censurua në Facebook i Gazetës Dita: Pse s’ka

TIRANE- Përveç mbylljes së faqes interaktive JOQ Albania, një tjetër denoncim i ngritur nga Këshilli Shqiptar i Medias ka në fokus një nga gazetat më të vjetra në Shqipëri. Bëhet fjalë për një shkrim editorial të gazetës Dita, ku kritikohen koncesionet e qeverisë dhe politikat e ndjekura në këto vite, ndërkohë që emergjencat tona nuk kanë investime krahasuar me rajonin. Kryeredaktori i DITA-s, autori i shkrimit, Adrian Thano shkruan ndër rreshta për Ramën se “Arti i fjalëve boshe nuk e rimbush dot. Një leshko i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime.”

Por çfarë ka ndodhur më pas?

Dita” shkruan se me raport nga Tirana, editoriali është bllokuar në Facebook dhe është hequr nga wall-et e atyre që e kishin ndarë atë me ndjekësit. Dita akuzon qeverinë si inisiatore të këtij veprimi dhe shpreh shqetësim se Gjendja e Jashtëzakonshme po përdoret si pretekst për censurë.

Shkrimi i plotë i Gazeta DITA: 

Kosova dhe fqinjët, të mirëpajisur dhe efikasë në zbulimin e fatkeqëve të ngecur në rrënoja. Tanët, përlotës, kurajozë, heroikë në përpjekjet e tyre përtej mundësive, por në një pikë, bëhen edhe vetë për oksigjen, njëjtë me viktimat. Nuk kanë mjete të mjaftueshme, logjistikë, trajnime, organizim.

“Nuk ka fonde”… Edhe hezitimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me mungesën e fondeve. Po pse?

Pse e ka arkën bosh një ekzekutiv që ka rritur taksat përditë? E vërteta është e thjeshtë deri në fyerje. Miliarda janë shpërdoruar në koncesione të pamenda gllabëruese. Miliarda në mbifaturime veprash publike.

 

Miliarda në dëmshpërblime, gjyqe, gafa e gabime; cektësi e skajshme në shërbim të narcizmit të sëmurë politik. Shqipëria e skamur e shkëlqimit fals projekton kulla dubaiane dhe ndërton “bizhura”. Shqipëria ka një kryeministër të fiksuar pas luksit në jetën private dhe financat publike. Por zhvillimi real nuk është telajo pikture me ngjyra para dhe bosh nga pas. Ndaj shpëtuesi i rrudhosur në foto të cilin timonieri shijemadh e përzgjodhi se quhet “Luan” ka fytyrën e zbehtë të mjerimit migjenian. Ne, të bizhuve nuk kemi rrogë dhe kasko për luanët. Ama ne të bizhuve kemi politikanët më të bukur në botë që shkëlqejnë firmato. Ne të bizhuve kemi paradë “alta moda” në oborrin e Parlamentit çdo të enjte. Aliut ia ka fajin Kadriu, Kadriu duhet të heshtë se përballë është Saliu. Asnjë lidhje Aliu me humanen, ndjeshmërinë, ritmin e një zemre majtas. Shfajësime të përditshme, batuta karagjozësh, vetëlëvdata. Alibabëzia e zbrazi arkën. Arti i fjalëve boshe nuk e rimbush dot. Një leshko i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime.

Një popull shpirt topitur. Një klasë politike barkngopur dhe shpirtzbrazur. Një lëmsh i ngatërruar hidhërimi pa fund. Për viktimat dhe ata që rënkojnë gërmadhave. Fëmijë, nëna me fëmijë. Do ishin më pak nëse shteti i tyre do ish vërtet i tyre. Qoftë me kaq se lëkundjet vazhdojnë.

Që prej mbrëmjes së djeshme, AKEP ka vendosur që të mbyllë faqen interaktive JOQ. Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, në fakt është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur, informacion ky i rremë dhe i paverifikuar në momentin e botimit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adrian thano edi rama gazeta dita keshilli shqiptar i medias rama mbyll joq adrian thano edi rama gazeta dita keshilli shqiptar i medias rama mbyll joq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj