LIVE UPDATES
Bota

Shkrimtari hungarez: Agresiviteti helmon gjithë klimën publike

30 Mars 2022, 06:54 Nga DOSJA
Shkrimtari hungarez: Agresiviteti helmon gjithë klimën publike

 Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hungari shkrimtari György Dalos shprehet për një klimë të helmuar publike në vend dhe flet për pasojat e ndasive poltike dhe ndarjes sociale.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, dallimet mes kampeve të qeverisë dhe të opozitës duken të pakapërcyeshme. Polarizimi në vend është jashtëzakonisht i fortë. Publicisti György Dalos thotë se “atmosfera në Hungari është krejtësisht neurotike. Në vend sundon një luftë e ftohtë civile, që është doktrina zyrtare e sistemit Orban.

Termin “luftë e ftohtë civile” e ka përdorur disa vite më parë Kryetari i Parlamentit Laszlo Këver, i cili tha se në Hungari nuk ka konkurrencë demokratike, por sundon një luftë e ftohtë civile. Sipas György Dalos në Hungari politikisht ka  “nga njëra anë një rrymë skeptike, nacionaliste dhe autoritare ndaj BE-së, dhe nga ana tjetër një rrymë jo nacionaliste që ka besim tek Europa dhe që natyrisht është disi më tolerante se rryma e parë. Fatkeqësisht, ndarja shoqërore që ka rezultuar prej këtyre rrymave është reale dhe ka arritur në një fazë shumë agresive. Nëse i pyet njerëzit sot në Hungari për ndonjë gjë, për një film të ri, për një libër të ri, çfarëdo qoftë, kjo ndarje e thellë del në pah menjëherë. Ky agresivitet helmon të gjithë klimën publike.”

Që në fillim të viteve 1990 në Hungari nisi të vërehej një ndarje e caktuar shoqërore në një kamp nacionalist dhe një kamp liberal. Por njerëzit mendonin se anëarësimi në BE dhe integrimi evropian do t’i zgjidhte thuajse të gjitha problemet e vendit. Mendohej se adoptimi i vlerave politike dhe morale të botës së lirë në Hungari do të çonte në lulëzimin e vendit. Por kjo nuk ndodhi. Dhe kjo vlen edhe për vendet e tjera të Bllokut Lindor. Kishte shumë pritshmëri dhe në një moment do të ndodhte ndarja e kampeve politike, thotë Dalos.

Agresiviteti helmon gjithë klimën publike

Sipas György Dalos mënyra e privatizimit të së ashtuquajturës pronë shoqërore, është shkaku i thuajse të gjitha konflikteve në vendet postkomuniste të Bllokut Lindor pas viteve 1989/90. Në Hungari, si kudo tjetër, u krijua një grup i fortë që mori në zotërim pjesën më të madhe të kësaj prone dhe nisi edhe diferencimi dhe ndarja shoqërore. Por deri në ardhjen në pushtet të qeverisë së Orbanit në vend nuk mbretëronte urrejtja e papajtueshme.

“Kur zotërinjtë flisnin dikur në parlament, dukej sikur ishin armiq për vdekje, por në mbrëmje ata takoheshin në kazino. Pra deri në orën 18:00 ishin armiq për kokë, por pas orës 20:00 nuk ishin më armiq. Politika e fronteve kokëforta si e ndeshim sot në Hungari është vepër e qeverisë së dytë të Orbanit, pra pas vitit 2010. Gjatë kohës së qeverisë së parë Orban, nga viti 1998 deri në 2002, mund të flisje ende me njerëzit e qeverisë, edhe nëse bisedat nuk ishin gjithmonë të këndshme.”

Ndasitë poltike pamundësojnë kompromiset

Sot sipas Dadalos politikanët e pozitës dhe të opozitës as që flasin me njëri-tjetrin. Kjo gjendje ka fituar nje dinamikë të vetën dhe ndasitë në politikë funksionojnë tani pavarësisht luftrave politike mes partive. Dadalos kërkon që “lufta e ftohtë civile të ndalet dhe që në shoqëri të kthehet ekuilibri.”  Sipas tij dy blloqe politike mund të vazhdojnë të ekzistojnë, por ato duhet të gjejnë mundësinë që të bëjnë kompromise mes tyre. “Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, mendoj se nga pikëpamja strategjike, në Hungari do të fitojë ai që rivendos paqen.”

György Dalos, i lindur në Budapest në vitin 1943, është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të njohur hungarezë. Ai ka studiuar histori në Moskë dhe ka punuar si muzeolog dhe përkthyes në Budapest. Dalos është një nga bashkëthemeluesit e opozitës demokratike gjatë diktaturës komuniste në Hungari dhe që nga fundi i viteve 1960 atij iu ndalua t’i botonte veprat e veta në Hungari. Pas rënies së diktaturës ai ishte drejtues i Institutit Hungarez të Kulturës në Berlin. Dalos jeton në Berlin.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota györgy dalos györgy dalos

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj