LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkurtim i vendeve të punës dhe ulje pagash, si ndikoi pandemia tek punëtorët e Call Center-ave

7 Gusht 2020, 16:55 Nga DOSJA
Shkurtim i vendeve të punës dhe ulje pagash, si ndikoi pandemia tek

TIRANË -Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po shkakton shumë vështirësi edhe për punëtorët e bizneseve Call Centers. Sipas një sondazhi me ta, ndonëse bizneset online lulëzuan gjatë pandemisë, një mori vende pune në këtë sektor janë shkurtuar, pagat janë ulur, ndërsa rreziku i infektimit në mjedise të përbashkëta mbetet i lartë.

Pandemia Covid-19 futi në vështirësi edhe bizneset call centers, të cilat ishin një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos për të rinjtë universitarë. Sipas një sondazhi online të Sindikatës Solidariteti me punonjësit e kësaj fushe, kompanitë call centers u kanë pezulluar punonjësve një pjesë të kontratave të punës, u kanë dhënë pushime të detyruara pa pagesë dhe u kanë pakësuar orët e punës pa shpjegim.

Sipas sondazhit me punonjës të call centers në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, kopmanitë i kanë detyruar ata të nënshkruajnë një kontratë 4-orëshe, ose në të kundërt do të mbeteshin pa punë, ose vetëm me 2 javë në muaj. Një pjesë e mirë e kompanive i lejuan punonjësit të punonin online nga shtëpia, dhe në fillim kjo u pa si një veprim i mirë, por kjo nxori në shesh një seri problemesh të tjera.

Nga puna online në shtëpi doli mospagimi nga kompania i internetit në banesë, i shtesave në konsumin e energjisë elektrike, të cilat rëndojnë më shumë mbi pagën e pakësuar të punonjësve të call centerave” – thotë drejtuesi i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi.

Pjesa më e madhe e punonjësve të këtij sektori në Shqipëri janë studentë dhe të rinj të sapodiplomuar, që e shohin këtë si një punësim të përkohshëm. Por mungesa e punës në specialitetet e tyre bën që ata të mbeten në call centers për shumë vjet.

Disa vite më parë Tonin Preçi përfundoi studimet universitare në Itali një fushë pa asnjë lidhje me teknologjinë, dhe së bashku me bashkëshorten u kthyen në atdhe. Tani është drejtuesi i Sindikatës Solidariteti në Shqipëri, ku anëtarët vijnë kryesisht nga kompanitë call centers, por tani ai është i papunë për shkak të këtyre përpjekjeve sindikale.

Një nga problemet më të mëdha janë pagesat e ndryshme që kompania jep punonjësve të vet në qytete të ndryshme për të njëjtën punë. Një punonjës në Durrës dhe në Shkodër paguhet nga e njëjta firmë dhe për të njëjtën punë më pak se një koleg i tij në kryeqytet” – thotë zoti Preçi.

Anketimi zbuloi se punonjësit online nga shtëpia hasin vështirësi me përshtatjen e teknologjisë së kompanisë me kushtet e banesës, por pronari u shkurton orët e punës për mosparaqitje online dhe një pjesë tjetër të orëve të punës nuk ua paguajnë, aq më pak nuk bëhet fjalë për shpërblime mbi orët e orët e punës shtesë jashtë orarit. Një pjesë e kompanive kërkuan kthimin e punonjësve në salla të përbashkëta si më parë, por aty ka rreziqe të infektimit nga COVID, se një pjesë e masave nuk janë marrë, duke nisur nga largimi i tryezave dhe dezinfektime etj.

Në fakt, një pjesë të madhe të problemeve me kontratat, pagesat dhe mostrajtimin dinjitoz në punë punonjësit shqiptarë i vuajnë prej vitesh edhe para pandemisë, sepse prej vitesh këtu mungojnë sindikatat, ndërsa papunësia e lartë i bën ato të përkulshme përballë presioneve dhe kërcënimeve të pronarëve.

Marrë nga Zëri i Amerikës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet call center call center

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Gusht 2020, 16:21

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar një mesazh të një qytetari, I cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistro...

Aktualitet 7 Gusht 2020, 16:03

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka rishpërndarë reagimin e SHBA-ve në lidhje me mbështetjen ndaj SPAK. Përmes një statusi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj