LIVE UPDATES
Bota

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan, ushtria merr kontrollin

25 Tetor 2021, 14:08 Nga DOSJA
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Sudan, ushtria merr kontrollin

SUDAN-Në Sudan, Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpërndau këshillin e përbashkët civilo-ushtarak që kishte drejtuar vendin për dy vitet e fundit.

Forcat e ushtrisë arrestuan kryeministrin Abdalla Hamdok dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Sovran në pushtet.

Ministria e informacionit e Sudanit, e cila vazhdoi të publikonte deklarata në internet, njoftoi se zoti Hamdok u arrestua pasi refuzoi të mbështeste grushtin e shtetit.

Në kryeqytetin Kartum shpërthyen protesta të hënën pas njoftimeve për arrestimin e zotit Hamdok. Gazetari Michael Atit, i cili ndodhet në Kartum, i tha Zërit të Amerikës se mijëra njerëz, shumica të rinj, kishin dalë në rrugë dhe po marshonin drejt qendrës së qytetit. Ai raportoi se kishte dëgjuar të shtëna armësh dhe kishte parë goma të djegura në rrugë.

Zoti Atit tha se shumica e telekomunikacioneve në Kartum janë ndërprerë, përfshirë internetin dhe stacionet e radios. Vetëm një stacion televiziv shtetëror ishte në transmetim, që luante muzikë patriotike.

Ata që mbështesin marrjen nën kontroll të vendit nga ushtria do të argumentojnë se ky është një ‘korrigjim’ i rrugës së revolucionit, por mendoj se shumë prej atyre që donin një pushtet plotësisht civil do ta shohin këtë pa dyshim si një hap prapa”, thotë Isma’il Kushkush, një gazetar i pavarur dhe ish-korrespondent për Afrikën Lindore në New York Times. “Unë e shoh këtë si një pengesë për tranzicionin drejt një demokracie,” i tha zoti Kushkush Zërit të Amerikës.

Zoti Hamdok, një ekonomist dhe diplomat që ka punuar për OKB-në, u emërua kryeministër i përkohshëm i vendit në gusht 2019. Ai drejton një qeveri të përkohshme që mori pushtetin pas rrëzimit të diktatorit Omar al-Bashir, i cili u arrestua gjatë protestave masive. Vendi po përgatitet për zgjedhje në fund të vitit të ardhshëm dhe sipas kushtetutës, Hamdokut i ndalohet të kandidojë.

Por ai është përballur me rezistencë të ashpër nga elementë të ushtrisë së vendit. Më 21 shtator, forcat besnike të al-Bashirit përdorën tanke për të bllokuar një urë kryesore dhe u përpoqën të merrnin pushtetin. Grushti i shtetit u vu nën kontroll dhe dhjetëra ushtarë u arrestuan.

Ambasada amerikane në Kartum tha të hënën se “është shumë e shqetësuar nga njoftimet se forcat e armatosura kanë ndërmarrë veprime kundër qeverisë civile të Sudanit dhe dënon veprimet që po minojnë tranzicionin demokratik të Sudanit.”

Ambasada u bëri thirrje “të gjithë aktorëve që po pengojnë tranzicionin e Sudanit të tërhiqen dhe të lejojnë qeverinë e përkohëshme të udhëhequr nga civilët të vazhdojë punën e saj të rëndësishme për të arritur objektivat e revolucionit të vitit 2019./VOA/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota abdel fattah al-burhan arrestohet kryeministri i sudanit grusht shteti ne sudan omar al-bashir abdel fattah al-burhan arrestohet kryeministri i sudanit grusht shteti ne sudan omar al-bashir

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj