Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shpëtohen tre turistë të ngecur në kanionin e Gjipesë, po eksploronin zonën
31 Korrik 2021, 06:58Nga DOSJA
HIMARË– Tre turistë të huaj të cilët po eksploronin kanionet e Gjipesë janë shpëtuar nga policia e shtetit pasi kishin ngecur për shkak të terrenit të vështirë, ku njëri ndër to mori dëmtime të lehta.
Policia ka arritur ti gjejë të rinjtë pas një orë kërkim. Turistët ishin të moshave 15, 18 dhe 21 vjeç. Njëri ndër to është dërguar në spital pas dëmtimeve në këmbë por fatmirësisht nuk ishte serioze.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrëfikse, i vijnë në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë. Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni. Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre. Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lendime në kembë ka marrë ndihmën mjeksore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Makina në të cilën udhëtonin dy të rinjtë Amarildo Preka dhe Driona Pirani, ishte tip ‘BMW’ dhe siç duket nga pamjet e siguruara nga ‘Balka...
PATOS– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur në lidhje me akuzat e Petro Koçit në drejtim të Kadasrës së Fierit dhe ka kërkuar që politika të qëndrojë la...
SHKODËR– Pak para orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, aksi Shkodër- Velipojë është përgjakur nga një aksidenti. Një mjet tip “BMW” ka marrë kthesën me shpejt...
TIRANË– Zjarret kanë pushtuar vendin nga jugu në veri, si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së ndërhyrjes në kohë nga ana e institucioneve përka...
SHKODËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shënuar dy viktima. Shpejtësia e madhe në kthesë ka bërë që mjeti tip “...
POGRADEC– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda ambienteve të Komisariatit të Progradecit, ku një grua është dhunuar nga partneri i saj në sy të dy fëmijëve të ...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, ditën e sotme pri...
MALËSI E MADHE- Flakët duket se kanë pushtuar vendin nga jugu në veri. Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Grudë Fushë, por në zonë nuk ka asnjë makin...
GREQI– Flakët që kanë përfshirë hektarë të tërë me kullota në Vlorë dhe Sarandë kanë bërë lajm edhe në mediat greke. Protothema shkruan se flakët kanë përfshirë...