LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri: Ekonomia midis optimizmit të matur për rritje dhe thellimit të borxheve dhe deficitit

6 Gusht 2021, 20:20 Nga DOSJA
Shqipëri: Ekonomia midis optimizmit të matur për rritje dhe

TIRANË- Në Shqipëri, Banka Qendrore shprehu optimizëm të matur mbi rritjen ekonomike dhe zbehjen e presioneve negative, që solli Pandemia Covid-19. Pjesën e parë të këtij viti ekononmia u rrit me 5.5 për qind, krahas rritjes së konsumit dhe inflacionit. Por ekspertë të pavarur pohojnë se ekonomia shqiptare vuan nga probleme të thella strukturore, nga borxhi i lartë publik, detyrimet ndaj palëve të treta përmes PPP-ve, koncensioneve dhe arbitrazheve.Përfaqësuesit e sistemit bankar pohuan se në tremujorët e fundit janë forcuar faktorët që mbështesin rritjen ekonomike, ndërsa rreziqet po zbehen. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaroi se megjithatë pasojat e pandemisë janë të pranishme dhe rritja ekonomisë kërkon të mbështetet nga një grup politikash monetare e fiskale.

Duke iu referuar të dhënave të pjesshme të këtij viti, Banka tha se rritja ekonomike është rreth 5.5 për qind, konsumi është rritur, ndërsa investimet e sektorit privat duhen nxitur me garanci dhe masa monetare prej likuiditetit të bollshëm, që zotëron sistemi bankar.

Por ekspertë të pavarur pohojnë se rritja ekonomike e Shqipërisë është anemike dhe se 5.5 për qind është një rritje e papërfillshme për një vend si Shqipëria, që vuan nga mungesa strukturore prej dy dekadash.

“Shpreh shqetësimin tim se qeveria vazhdon të merret me rishpërndarje dhe rishikime të buxhetit dhe nuk merret me problemin e vërtetë, që është klima e rënduar e biznesit. Duhet kuptuar që në kushtet kur borxhi publik përbën një kërcënim real për ekonominë tonë kombëtare, po ashtu detyrimet ndaj kontratave koncensionare, Partneriteteve Publike- Private si dhe detyrimet ndaj palëve të treta për shkak të vendim-marrjeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar e komprometojnë qëllimin e mirë për të rritur të ardhurat dhe e largojnë edhe më shumë objektivin për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve” – thotë Zef Preçi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Studiuesit e pavarur pohojnë se problemi themelor mbetet mos-hapja e vendeve të reja të punës, mundësia për të thithur investime të huaja direkte, klima e vështirë e biznesit dhe pafuqia konkurruese.

Gjergj Buxhuku, i cili drejton organizatën Alb-Konfindustria dhe qendrën e saj studimore, thotë se ekonomia ka probleme të thella strukturore, gjë që e dëshmon edhe rishikimi i katërt i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Sipas tij, rritja 5.5 për qind vjen së pari nga pika mjaft e ulët e krahasimit nga viti 2020, së dyti vjen nga rritja e deficitit buxhetor dhe i borxhit publik.

“Buxheti rishikohet për shkak të rritjes së borxheve, dhe jo për shkak të rritjes së të ardhurave. Borxhi publik pritet të rriet, kur edhe kështu si është tani është mjaft vështirë për t’u përballuar nga ekonomia shqiptare dhe është një borxh publik, i cili ka kaluar prej kohësh nivelin 80 për qind, sipas vlerësimeve zyrtare, por nëse merren parasysh detyrimet e PPP-ve dhe detyrime të tjera që shteti shqiptar ka ndaj të tretëve, padyshim që e ka kaluar nivelin mbi 100 për qind të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar” – thotë ai.

Ekspertët pohojnë se matësit e vërtetë të rritjes ekonomike është rritja e punësimit dhe pagave, shfrytëzimi gjithë burimeve vendase, dhe përmirësimi i qeverisjes pa retorikë.

Drejtuesi i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se qeveria po përgatitet të marrë borxh të ri dhe vazhdon politikën e marrjes së borxheve të reja për të shlyer borxhet e vjetra.

“Borxhi publik, dhe vazhdimi i skemës “merr borxh të ri për të shlyer borxhin e vjetër”, siç pritet këtë vit të merren afro afro 1 miliardë euro borxh përsëri, kur nuk shkon për të hapur vende pune, kur nuk shkon për të përmirësuar infrastrukturën dhe as për të rritur mirëqenien e qytetarëve, kuptohet që nuk ka ndonjë ndikim të dukshëm, përveçse blen kohën” – tha zoti Preçi.

Studiuesit vlerësojnë se bankat janë larguar disi detyrave të tyre themelore për financimin e investimeve private dhe më shumë po merren me financimin e nevojave të qeverisë dhe më pak të konsumit familjar, duke marrë përsipër më pak risk për zhvillimin afatmesëm të ekonomisë dhe duke ia kaluar klientëve gjithë barrën e krizës ekonomike afatshkurtër.

“Rritja ekonomike prej 5.5 për qind e muajve të parë të këtij viti është vetëm statistikë në letër, sepse nuk ka sjellë fryte reale. Çuditërisht kjo rritje ekonomike 5.5 për qind nuk ka prodhuar as rritje të të ardhurave në buxhet as rritje të punësimit. Përkundrazi, norma e papunësisë shkoi afro 12 për qind, pra kemi rritje të papunësisë, në kushtet kur raportohet rritje ekonomike” – thotë zoti Buxhuku.

Ekonomia shqiptare ka marrë goditje të rënda dy vitet e fundit s inga tërmeti shkatërrimtar i 2019 dhe ashtu edhe nga pandemia e 2020 e në vazhdim. Megjithatë ekspertët pohojnë se problemet themelore të ekonomisë dhe keqmenaxhimi ishin aty edhe para këtyre dy goditjeve prej shumë vitesh.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banka qendrore zef preçi banka qendrore zef preçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj