LIVE UPDATES
Politike

Shqipëri, mbyllet votimi, pjesëmarrje e ulët

30 Qershor 2019, 19:45 Nga DOSJA
Shqipëri, mbyllet votimi, pjesëmarrje e ulët

Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe shqetësimeve që i paraprinë ditës së sotme, procesi u zhvilluar normalisht. Përjashto një episod në Sukth të Durrësit ku një person hyri i armatosur në një qendër votimi, duke marrë kutinë e votimit e duke dëmtuar më pas materialet zgjedhore, e që u arrestua nga policia, nuk u rregjistruan episode të tjera të rënda. Në të gjithë vendin, pavarësisht vështirësive, qendrat e votimit u hapën në kohë, përveç disave në Shkodër.

Të dhënat më të fundit për pjesmarrjen që i takojnë orës 18:00 flasin për shifra të ulta në nivelin e 19,4 përqind, ose rreth 67° mijë votues. Pjesmarrja duket se po përceptohet si sfida mes shumicës dhe opozitës e cila përvec bojkotit të saj, i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që ta braktisin ditën e votimit.

Në këtë betejë të interpretimit politik të pjesmarrjes, opozita mund ta shohë veten fitimtare, jo vetëm sepse ajo dy ditët e fundit i mëshoi këtij fakti, por sepse dhe mungesa e saj automatikisht çon në të paktën mosmarrjen pjesë të mbështetësve të saj. Nga ana tjetër, ajo pjesë e elektoratit që është e pavendosur, nuk kishte asnjë motiv për t’u përfshirë në një proces me një rezultat të ditur, duke qenë se në gati gjysmën e bashkive, kandidatët socialistë nuk kishin asnjë rival. Nuk përjashtohet as fakti se dita e sotme, me temperatura të larta ka bërë që të jenë të shumta ata që i janë drejtuar plazheve. Sikundër, dhe situata e tensionuar që i parapriu ditës së votimit, dhe frika për përplasje të mundshme, ka patur efektin e saj.

Partia Demokratike, megjithatë akuzoi KomisioninQendror të Zgjedhjeve se “me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.
Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i Partisë demokratike, Ivi Kaso.

Në fakt këto janë të para zgjedhje, për të cilat vëmendja nuk ka qenë te rezultati, por te çështjet e sigurisë, pra nëse do të zhvilloheshin qetësisht, apo do rrezikohej një përplasje. Opozita, jo vetëm që nuk u përfshi, për këmbënguli me forcë se nuk do të lejonte mbajtjen e tyre. Vetëm dy javët e fundit, pati sulme në disa qytete ndaj zyrave të Komisioneve zonale, ndërsa në bashkitë ku drejton e djathta, nuk u lejua përdormi i institucioneve lokale për qëllime të administraimit të procesit zgjedhore.

Kjo situatë solli një reagim të fortë ndërkombëtar, i cili u intenfisikua dhe në gjuhën e përdorur, veçanërisht në ditët e fundit para zgjedhjeve. Mesazhet ishin të qarta: të evitohet dhuna, se organizatorët dhe nxitësit do të mbanin përgjegjësi, dhe se qytetarëve u duhej garantuar e drejta e votës.

Dhe në mesazhin e tij mbrëmë, kryetari demokrat Lulzim Basha shpjegoi se procesi i zgjedhjevve mund të ndalej vetëm me dhunë, porse një gjë e tillë rrezikonte të kishte kosto për shoqërinë, humbje jete e plagë që nuk do të sillnin as përfitime politike. Ai theksoi se vetë personalisht por dhe demokratët nuk besonin tek rruga e dhunës.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur transferimi i materialeve nëpër Qendrat e numërimit. I gjithë procesi, sikundër dhe ai i nxjerrjes së rezultatit, pritet të ndiqet nga afër nga vëzhguesit ndërkombëtarë të misionit të ODIHR-it, i cili pritet që nesër të dalë dhe me vlerësimin paraprak për të gjithë procesin.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shqiperia voton 2019 zeri i amerikes shqiperia voton 2019 zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj