LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria e ekstremeve! Në Tiranë jetohet si në Pragë, kostoja e jetesës sa 58% e asaj në New York. Veriu, më i varfëri

25 Qershor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Shqipëria e ekstremeve! Në Tiranë jetohet si në Pragë,

Nga raporti i fundit i Institutit të Statistikave në vend, qyteti i Dibrës dhe i Kukësit rezultonin si më të varfrat për vitin 2019, me rënien më të madhe të PBB-së në raport vjetor dhe të PBB-së për frymë. Pa marrë parasysh pandeminë dhe zinxhirin e dëmeve që solli në ekonomi, qytetet e Shqipërisë kanë patur gjithmonë një pabarazi zhvillimi nga veriu në jug e në qendër.

Tirana ka koston më të lartë të jetesës në vendin tonë, 18% më e lartë se mesatarja kombëtare. Sipas Numbeo, kosto e jetesës në Tiranë është sa 58% e mesatares së New York-ut dhe shumë afër Pragës. Eurostat në një analizë për të ardhurat për frymë, renditi zonën e veriut si më të varfrën ku matësi vlerësohej në 3.600 euro, nga 4.500 euro që është mesatarja kombëtare e Shqipërisë, duke u renditur edhe si shteti me më pak të ardhura për frymë. Mesatarja e BE-së për këtë tregues është 31.000 euro.

Anketa e Buxhetit të Familjes, matës për kushtet e jetesës në vend nga Instat, tregon se zona qendrore dhe jugore e Shqipërisë ka më shumë stabilitet financiar. Një njësi ekonomike e familjes (njef) që jeton në Tiranë harxhon për konsum mesatarisht 98.402 lekë në muaj. Ndjekur nga Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj. Qarku me më pak shpenzime për konsum mujor është Dibra me 67.805 lekë në muaj. 45% e të ardhurave të njësive ekonomike të familjeve shqiptare shkojnë për konsum ushqimesh dhe pijesh jo-alkoolike.

Paga mesatare bruto e një qytetari shqiptar që punon në Tiranë, vlerësohet në 57.533 lekë, më e larta në Shqipëri. Pagën bruto mesatare më të ulët e ka qyteti i Shkodrës, 39.427 lekë në muaj.

Veriu raportohet edhe si rajoni me numrin më të lartë të qytetarëve që marrin ndihmë ekonomike. Në qytetin e Lezhës, 8.2% për 10.000 banorë marrin ndihmë ekonomike, niveli më i lartë në vendin tonë.

Nivelin më të ulët e mban qyteti i Durrësit dhe Vlorës, me 3.6% për 10.000 banorë.

Numri më i lartë i të papunësuarve në raport me fuqinë punëtore, regjistrohet në qytetin e Vlorës me 21.9%. Me nivelin më të ulët të papunësisë raportohet Dibra dhe Korça me 5.9%. Lidhur me migracionin e brendshëm të qytetarëve shqiptarë, qytetet e rajonit verior kanë numrit më të madh, ku kryeson Dibra me -13.6 për mijë banorë.

Numrin më të ulët e ka kryeqyteti, me 8.1% në mijë banorë. Mbi 50% e njësive ekonomike familjare në qytetet e Shqipërisë, jetojnë me të ardhurat nga puna apo vetëpunësimi. Tirana, Fieri dhe Berati paraqiten në nivele më të larta, ku mbi 60% e familjeve jetojnë nga të ardhurat e punës.

Qyteti i Kukësit është qyteti i cili “mbahet” nga ndihmat ekonomike, me pothuajse 50% të familjeve. Në sektorin e bujqësisë, qyteti që merr fitimet më të mëdha është Fieri. Aty ku është origjina e më shumë se 34% e prodhimeve bujqësore në vendin tonë për një vit. Gjithashtu, Fieri ka sipërfaqen më të madhe të mbjellë me kultura bujqësore, 879.000 ha. Kukësi është qyteti i Shqipërisë me më pak sipërfaqe bujqësore në shfrytëzim, vetëm 117.000 ha.

Për vitin 2019 në Shqipëri numëroheshin 162.342 ndërmarrje aktive ekonomike, 41.3% e të cilave ndodhej në rajonin qendror, Tiranë-Elbasan. Rajon që po ashtu ka 54.9% të të punësuarve në total. Në sektorin turistik, diferenca veri-jug është më e vogël, por përsëri veriu mbetet pas me afërsisht 6 mijë turistë më pak.

Në vitin 2019, sipas Instat numëroheshin 659 mijë qytetarë nga Shqipëria që jetonin nën kufirin minimal të varfërisë, vlerësuar në 170.785 lekë. Për vitin 2019, më të rrezikuarit për t’u prekur nga varfëria ishin të rinjtë nga deri në 17 vjeç.

Nga një parashikim i Numbeo për vitin 2021, kosto e jetesës në vend për këtë vit do të rritet me 3.8% nga viti i shkuar. Indeksi i çmimeve përgjatë 2020 në Shqipëri ishte 36.9% dhe në vitin 2021 parashikohet të jetë 40.5%.

Indeksi i Kostos së Jetesës së matur është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet publike.

Nga një anketë e Bankës së Shqipërisë për financat personale të familjeve shqiptare, rezulton se shumë prej tyre janë pesimiste për vitin 2021 dhe presin përkeqësim të financave të tyre.

Paralelisht me stabilitetin ekonomik, Tirana si kryeqytet dhe qendër ekonomike e vendit, “vuan” edhe rritjet më të mëdha të çmimeve. Si p.sh rritja e çmimeve në tregun e pronave të paluajtshme, sidomos banesat. Një rritje prej 30%, nisur që nga viti 2015. Zonat periferike të Tiranës, njësoj si ato të elitare kanë patur rritje të lartë.

Nga një raport i The Economist, pak javë më parë, çmimet e banesave në Tiranë janë rritur për shkak të parasë së pisët që vjen nga kokaina.

Nga një publikim i fundit, Tirana është rritur me 11 vende në nivelin e kostos së jetesës nga viti 2020 në vitin 2021.

Nga të dhënat për gazetën “SI”, gjatë të gjithë vitit, përveç sezonit veror, çmimet e produkteve të konsumit, shërbimet dhe tregtia në qytete të Shqipërisë duke i krahasuar me Tiranën, janë në nivele më të ulëta. Të njëjtin produkt apo shërbim që e merr në Tiranë me një vlerë relativisht të pranueshme, nëpër rrethe mund ta marrësh 20-30% më pak.

Duke nisur nga shërbimet e bar-restoranteve, shërbimet estetike, mekanike etj. Drejtues të bizneseve thonë për “SI” se ky nivel çmimesh është shumë afër me atë të furnizimit fillestar. 

“Ne i njohim njerëzit në vendet tona dhe mundësitë që kanë. Ata nuk duan të shpenzojnë më shumë dhe ne nuk duam t’i humbim ato”.

Madje, ka produkte të ndryshme që shpeshherë nuk mund t’i gjesh, sidomos nëpër bizneset në periferi të qyteteve të tjera, veç Tiranës.

Me të gjitha të dhënat e mbledhura nga gazeta “SI”, dukshëm vihet re që rajoni verior është në një destabilitet ekonomik. Rajoni qendror me më shumë stabilitet dhe ai jugor në rrugë të mbarë. Një detaj jo-zyrtar që rrit më shumë diferencat veri-jug është se migrimi i banorëve në qytetet e jugut, shumë herë është në distanca jo shumë të largëta, pa dalë nga rajoni i tyre. Por në rajonin e veriut, migruesit drejtohen gjithmonë në qytetet qendrore ose shumë pranë kësaj.

Ndoshta sepse qytetet e të njëjtit rajon nuk ofrojnë mundësi ndryshe nga vendi që po lënë pas ose kërkojnë shumë më shumë, që mund të gjendet vetëm në kryeqytet apo përreth.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia ne shqiperi paga ne shqiperi ekonomia ne shqiperi paga ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj