LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shqipëria është një vend plot banda”/ Gazetari italian, Roberto Saviano: Mafia shqiptare u fuqizua prej Lazaratit, ësh

15 Prill 2020, 08:21 Nga DOSJA
“Shqipëria është një vend plot banda”/ Gazetari

Itali- Roberto Saviano është pothuajse gjithmonë një zë jashtë korit në analizën e tij politike, në zbërthimin sesi vepron krimi mafioz, në denoncimin e mungesës së të drejtave njerëzore apo në cështje specifike si legalizimi i drogave të lehta.

Prej 12 vitesh ai  është vënë nën mbrojtjen e shtetit pasi denoncoj aktvitetin kriminal e ekonomik të mafias napoletane Camorra.  Jeton 24 orë nën mbrojtjen e truprojave në banesa anonime e një nga librat e tij Gomorra me mbi 10 milionë kopje të shitura e i përkthyer në 52 gjuhë, është shpallur best seller internacional.

Po çfarë mendon Saviano mbi problematikat që u shfaqën nga pandemia? Aktualisht ai ndodhet në SHBA e ka pranuar një videokonferencë me një numër të ngushtë gazetarësh të huaj mes të cilave dhe gazetarja e RTV Ora News, Alba Kepi në Romë.

Roberto Saviano iu përgjigj interesit të gazetares mbi një opinion të tij mbi Shqipërinë, politikën dhe mafian shqiptare.

Intervista u transmetua ne emisionin “Tempora” ne TV Ora.

Alba Kepi (Ora News) –  Po ju citoj fjalët e thëna ditë më parë nga kryeministri shqiptar Edi Rama. “Është e vërtetë që të gjitha shtetet janë mbyllur në kufijtë e tyre e vende shumë të pasura i kanë kthyer kurrizin të tjerëve”, fjalë që sollën një ovacion të fortë në rrjetet sociale nga publiku italian por dhe nga politika italiane, kaq pak kurajoze është diplomacia italiane që ka nevojë për fjalë të thëna me zë të lartë nga kryeministri i një vendi të vogël si Shqipëria e që për më shumë ende nuk është bërë pjesë e BE?

Roberto Saviano- Së pari shpresoj që Shqipëria të jetë shpejt pjesë e Bashkimit Europian. Shqipëria, mendoj se tha fjalë që italianëve u bëri mirë që i dëgjuan. Pasi Shqipëria është një vend fqinj, një vend kushëri i afërt për Italinë. Shqiptarët në Itali janë komuniteti i parë vërtetë i integruar në modernitet. Në Itali prej shekujsh jeton komuniteti i arbëreshëve, gjuha e tyre përodoret prej shekujsh, por për herë të parë  shqiptarët e Italisë kanë sipërmarrësit e tyre, kanë fuqinë punëtore, janë integruar plotësisht e është ndër komunitetet e huaja të pozicionuar më pranë Italisë. Më ka impresionuar shumë fakti se brezat e të rinjve sot në Shqipëri flasin të gjithë gjuhën angleze duke injoruar gjuhën italiane, televizionin italian e ndryshe siç kishte ndodhur me prindërit e gjyshërit e tyre që ishin të fiksuar me televizonin  e gjuhën italiane. Shqiptarët sot i kanë sytë më shumë në Gjermani, në Angli, në Amerikë, e jo më në Itali. Ka dhe një fakt tjetër. Është gjithnjë e në rritje numri i italianëve që sot emigrojnë në Shqipëri. Italia ëshë në gjunjë prej kohësh e qeveritë populiste janë një simptomë e kësaj krize që kurrë nuk është shfaqur qartë. Një vend i G7, i G8 që ulet mes më të mëdhenjve të botës, por që është një vend ku nuk ka më lindje fëmijësh, simptomë kjo e krizës së vërtetë, reale ekonomike, është një vend që ka një emigracion pa fund e që asnjë forcë politike nuk flet. Një vend ku është pothuajse e pamundur të kesh një kontratë pune të rregullt, e je i persekutuar nga sistemi fiskal, pra ku ka një sërë kushtesh që si punonjësi ashtu dhe sipërmarrësi janë në një presion të vazhdueshëm.  Sipas mendimit tim Shqipëria në këtë rast nuk shfaqet si një vend i vogël që po ndihmon një vend të madh, por po shfaq ndihmën  mes dy vendeve që njihen mirë, mjaft pranë me njëri-tjetrin, e po shfaqet si vendi që po mikpret emigrantët italianë, që dikur ishte vetëm një tendencë, pra mendoj se është një rishkrim i kushteve të raportit mes Shqipërisë e Italisë.

Gjithashtu qëllmi i dytë i operacioneve të ndihmës si në rastin e deklaratës së palës shqiptare apo në të ndihmës ruse o norvegjeze, pra qëllimi i dytë ka aspektin e propagandës, por është më shumë promovim për vendin e tyre e të kurajos së njerëzve që po sjell në ndihmë.

Alba Kepi (Ora News) – Ju e njijni mirë realitetin shqiptar. Çfarë mendoni për kriminalitetin në vend, lidhjet me politikën, riciklimin e parave të pista, korrupsionin, e investimet e mafias italiane në Shqipëri?

Roberto Saviano: Shqipëria është një vend plot mafia. E gjithë politika e mohon dhe ajo më e hapura apo brilante siç ajo aktuale. Mohojnë ekzistencën e mafieve e të dhënat  janë të vështira për t’i kuptuar. Mafia shqiptare është e fuqishme në Itali, në Gjermani,  në Francë, në Skandinavi, në New York.  Mafie të fuqishme shqiptare janë; Mafia në Tiranë, në Prishtinë, në Mal të Zi e Mafia shqiptare në MaqedoniDhe në Greqi mafia shqiptare është e rëndësishme dhe e qëndrueshme. Këto mafie janë shumë të dhunshme. Menaxhojnë monopolin e marijuanës. Tani është më ndryshe por kujtoj Lazaratin parajësën tokësore të prodhimit e të trafikut të marijuanës. Politika shqiptare nuk bën dot pa marrëdhënien me mafian. Sa herë që unë flas del dikush në Shqipëri që thotë, “ne jemi kaq pak, jemi kaq vend i vogël, njihemi të gjithë me njërit-tjetrin, nuk besoj se është e vërtetë”. Por në të vërtëtë në Shqipëri bandat kriminale bëjnë punën e tyre. Problemi i vërtetë në Shqipëri është politika. Çdo tender, cdo mundësi qoftë e vetme fitimi i nënshtrohet tutelës së familjeve të politikës, të interesave, miqve, pra e ngjashme si dhe në Itali. Me shumë mundësi , mendoj se problemi i politikës shqiptare është më kompleks se ai i mafias.

Mafia shqiptare e mafia italiane janë sot një gjë e vetme, me një detaj të rëndësishëm sot Cosa Nostra amerikane, pra jo ajo italiane, por Cosa Nostra amerikane që bashkon të gjithë kalabrezët, napoletanë, puliezë, pranon në radhët e saj shqiptarë. Pra sot një shqiptar mund të jetë pjesë e Cosa Nostras amerikane. E kjo është një gjë e rrallë.

Alba Kepi (Ora News): SHBA janë aktualisht vendi me numrin më të lartë të viktimave e të infektuar në botë, e Italia është vendi europian më i prekur nga pandemia. Ju momentalisht ndodheni në USA. si mendoni si po e përballojnë këto dy vende këtë emergjencë?

Roberto Saviano:  Diferenca me SHBA e Italisë u shfaq qartë në reagimin e organizimit të strategjisë së lockdown. Në SHBA pati një transformim të menjëherëshëm të palestrave, stadiumeve, pallateve sportive, në spitale e reparte për pacientët COVID. Pra perceptimi është se në SHBA pati një organizim të shpejtë brenda një vonese të zgjatur në marrjen e masave si dhe brenda një kontradite të rëndësishme  siç janë shkurtimet financiare që janë ndërmarrë së fundmi në sistemin shëndetësor. Nga këndëvshtrimi politik, situtata në SHBA u shfaq e ngjashme me vendet e tjera, pra në vonesa e dyshime në menaxhimin e emergjencës si dhe me pamjaftueshmëri të instrumenteve mjekësore. Për herë të parë shoh SHBA të papërgatitur për të përballuar një fenomen mase. SHBA  është gati për luftë por nuk është gati për të përballuar pandeminë. Nga këtu lidhet dhe termi militarizmin i pandemisë që dhe pse është  gjuhësor ka të bëj me tentativën për t’ju afruar strategjisë më të mirë që ekziston, pra ajo ushtarake.

Trump bëri një rrëshkitje të keqe duke deklaruar se ilaçi antimalaria ishte kura e sëmundjes. Qe një rrëshkitje dramatike pasi ka mjekë që po e testojnë këtë ilaç tek vetvetja, por janë vetëm testime, tentative e madje ka mjekë që mendojnë se  mund të jetë i dëmshëm për ata që vuajnë nga zemra. E deklarata e tij, pra e thënë nga një President qe diçka që mund të shpërthente dhe e gjitha kjo qe një lojë e komunikimit politik e Presidentit Trump që shpreson që ai të në të ardhmen të kishte emrin në një kurë të tillë nëse kjo gjë do të konfirmohej.

Alba Kepi (Ora News): A mund të çojë pandemia në rrezikun e një bombe sociale? Njerëz që nuk kanë më para rrezikojnë të bien në duart e kriminalitetit.

Roberto Saviano: Po ndodh. Një gjë e tillë po ndodh. Organizatat kriminale janë aktivizuar në këtë drejtim, kanë nisur të shpërndajnë qese me ushqime në lagjet me të varfëra, po shpërndajnë para e për herë të parë japin para pa fajde , pra pa interes, me strategjinë që më pas të kërkojnë favore, të shtojnë rradhët e mbështetjes me njerëz, në vota në zgjedhje, pjesëmarrje të emrave në shoqëri kriminale. E po ndodh në Bari, Palermo, Napoli e në periferitë e Milanos, Torinos. Për të luftuar këtë fenomen zgjidhje e vetme është likuiditeti që shteti duhet të ndërhyrë më para cash në ndihmë të qytetarëve. Me një ndihmë bankare, me një kartë krediteti që të lejon të paktën të bësh pazar , të ushqehesh. Tek sipërmarrjet situata është akoma më shqetësuese, ka një mekanizëm të caktuar të mafias për të gllabëruar sipërmarrjet.

Alba Kepi (Ora News): E përditshmja gjermane Die Wielt në një editoral të saj ka konsideruar se Italia kërkon para nga Brukseli sepse është mafia që po i pret këto para. Si e komentoni këtë teori?

Roberto Saviano:  Mendoj se është e kundërta. Kuptoj se gazetari jep një vlerësim intuitiv, pasi mendon se në Itali mafia është e fuqishme e nuk pret gjë tjetër vecse para. Por nuk është kështu. Mafia i ka paratë e nuk pret gjë tjetër veç krizën e jo bakshishin nga Europa. Paratë e mafias janë në Europë, në Litenshtejn, në Londër, në Luksemburg, në Zvicër, në Andorra, në Holandë, por presin të hyjnë në Itali. Nëse Europa nuk ndërhyn shpejt , shuëmfishimi i parave mafioze prek dhe Gjermaninë, Francën, Spanjën, Hollandën. Belgjika bëhet ekspotencial, pasi nëse një sipërmarrje është në krizë, mafia bëhet partner i saj. Pra nëse Europa lë Italinë në krizë,  pra braktis Italinë, aq më shumë lejon që organizatat mafioze të infiltrohen në ekonominë sipërmarrëse, përmes konsulentëve financiarë. E jo vetëm kaq. Më pas dhe konkurrenca në tregun europian nuk do jetë më e ndershme, pasi konkurrentët në treg nuk janë të vërtetë, atyre nuk u intersojnë cmimet e tregut. Biznesi i mafias është kokaina. Aty janë fitimet e  paratë e pista i çojnë më pas në vendet e parajsave fiskale europiane. Paratë e mafias janë e janë në Europë e mafia nuk ka nevojë për paratë e Europës.

Mendoj se politikanët holandezë që janë kundër kërkesave të Italisë ndaj instucioneve të  Bashkimit  Europian, mendoj se nuk njohin se si funksionon mafia. Nuk njohin kompleksin bashkëkohor të mafias. Ata duhet të dinë se  Roterdami është plaga më e madhe nga ku kalon shumcia e kokainës që thithet në Europë, Hamburgu është vendi ku kalon kokaina lumë, marijuana hashashi që  trafikohet në Europën Lindore vjen nga Hollanda e cila ka liberalizuar drogat e lehta në territorin e saj e mbyll sytë për të gjithë trafiqet e drogës që kalojnë përmes Hollandës në tregjet e jashtme. Pra problemi është i të gjithë vendeve të Europës e që duhet të jenë të bashkuar kundër organizatave kriminale. Organizatat kriminale të vendeve të ndryshme  pavarësisht politikës mes shteteve janë të bashkuar me njëri tjetrin si për shembull organizatat kriminale arabe me ato izrelitejanë pothuajse e njëjta, apo mafia ruse me origjinë izraelite o mafia marokene izraelite janë në aleancë me ato palestineze, libaneze, jordaneze e shkëmbejnë armë e drogë, si dhe organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë me ato serbe sic nuk ka ndodhur kurrë me politikën.

Pra kur problemi i mafias kufizohet vetëm në Itali po i bëhet një dëm të gjithë kufijve europianë.

 

Alba Kepi (Ora News): Si po ndikon pandemia tek përdoruesit e drogës? E kanë të vështirë ta sigurojnë atë ? Si është modifikuar konsumi i tyre?

Roberto Saviano: Merkata e drogës është në rritje sistematike të përhershme. Sipas të dhënave në SHBA po përdoret strategjia e shitjes së drogës përmes shërbimit të transportit të ushqimeve në shtëpi. Trafikanti ta sjell drogën sikur ke porosituar sallatë o picë o një ushqim tjetër. Por interesante është se  pandemia si dhe cdo moment tjetër krize nuk shton përdorimin e kokainës, por të heroinës. Kokaina është një drogë që të shtyn të jesh aktiv në botë, e heroina ka efekt të kundërt të izolon nga bota.  Lufta, panndemia, fatkeqësitë natyrore nuk sjellin reduktim të drogës. Momentalisht është mjaft fitimprurës trafiku i heroinës, ndërsa konsumatorët e kokainës kanë vështirësi në gjetjen e saj për shkak të izolimit e çmimet e kokainës po rriten mjaft së fundmi. Në vend që të ulet çmimi pasi po tkurret numri i konsumatorit, çmimi i kokainës rritet pasi ka vështirësi shpërndarja e saj tek konsumatorë, për shkak të msave të izolimit nga pandemia. Trafikantët në këtë moment kanë një krizë në shpërndarjen e  drogës, por jo në trafikimin e saj, në importimin e saj, kontrolli i porteve, i kontejnerëve është jo në nivelin e lartë pasi emergjenca është diku tjetër në këtë moment.

Marrë nga Ora News 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mafia shqiptare roberto saviano mafia shqiptare roberto saviano

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Prill 2020, 06:21

Në luftë me një virus

Presidenti amerikan Donald Trump e ka etiketuar veten një president në kohë lufte dhe shumë të tjerë nëpër botë po përdorin një gjuhë të ngjashme. Ky është një ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje