LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria refuzon ‘për procedurë’ apelin e turkut Selami Simsek për azil

16 Shtator 2020, 17:08 Nga DOSJA
Shqipëria refuzon ‘për procedurë’ apelin e turkut

Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, që vendosi në favor të dëbimit të tij nga Shqipëria.

BIRN mësoi se Komisioni, i cili u mblodh me vetëm 4 anëtarë nga 7 që ka në përbërje, vendosi me shumicë 3 me 1, për të refuzuar kërkesën e Simsek për azil. Kundër ankimit vendosën përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Merita Xhafaj, ajo e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Venera Domi dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Jetlir Gjergji. Në pakicë përfaqësuesja e Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmarku kërkoi që ankimi të pranohej. Tre anëtarë të tjerë dhe avokati i Simsek, Elton Hyseni nuk ishin të pranishëm në mbledhje. Hyseni nuk ishte i arritshëm për koment.

Arsyetimi i shumicës sipas një dokumenti që BIRN pa, u bazua kryesisht mbi procedurë. Në të pretendohet që Simsek ka apeluar tej afatit 15 ditor vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe se kishte refuzuar marrjen dijeni për vendimin. Por sipas mendimit të pakicës, Komisioni nuk kishte provuar që Simsek ose avokati i tij ishin njoftuar për vendimin e refuzimit dhe as që këtij të fundi t’i ishte mundësuar një version i përkthyer i vendimit në një gjuhë që ai e kupton.

Pakica e ka cilësuar “praktikë të dyshimtë” mënyrën se si pretendohej se ishte njoftuar Simsek dhe mënyrën se si ishte përpiluar procesverbali për refuzimin e marrjes dijeni. Sipas saj procedura e ndjekur nuk vërteton marrjen dijeni.

Dyshime mbi mos vënien në dijeni të Sismsek dhe avokatit të tij në këtë proces janë ngritur edhe më herët, pasi u mësua se vendimi i refuzimit i azilit ishte marrë në 9 mars nga Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe u bë i njohur vetëm në fillim të korrikut. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca i tha BIRN në një bisedë telefonike në 2 korrik se një përgjigje e Ministrisë së Brendshme për Avokatin e Popullit mbi këtë rast ishte “hileqare”, pasi nuk përmendte datën kur ishte marrë vendimi i refuzimit.

Në një dokument që BIRN siguroi, të lëshuar nga Ministria e Brendshme në 25 qershor, përmendet sepcifikisht që Simsesk kishte të drejtën e apelimit brenda 15 ditëve pa vënë në dukje kohën e fillimit të këtij afati. Në dokumentin e lëshuar gati 4 muaj pas vendimit, nuk përmendet që Simsek ishte njoftuar. Avokati i Simsek, Hyseni e akuzoi në 2 korrik ministrinë se nuk ia kishte vënë në dispozicion vendimin që ishte marrë në mars.

BIRN mësoi po ashtu se shumica në Komision nuk ka marrë parasysh pretendimet e Simsek dhe mbrojtësit të tij ligjor se në Turqi ai rrezikohej të burgosej si përkrahës i Lëvizjes së Gylen. Anëtari i dyshuar i lëvizjes “Gylen” këmbëngul për azil: Refuzimi në shkelje të ligjit

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas, së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit. Çelik u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku ishte përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Në një proces të ndarë gjyqësor, Selami Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë.

Rasti i Simsek dhe bashkëudhëtarit të tij të dëbuar, Harun Çelik ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj.

Selami Simsek u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Pas një sërë peripecish, Simsek u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të Tiranës, ku ndodhet edhe aktualisht.

Siç doli më vonë, Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme mori menjëherë vendim për refuzimin e kërkesës së tij për azil. Ky vendim dyshohet nuk iu njoftua as shtetasit turk dhe as avokatit të tij. Pas publikimit të vendimit në media avokati Elton Hyseni apeloi rastin në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili është shkalla e dytë e apelimit për të huajt. Vendimi i Komisionit mund të ankimohet në Gjykatën Administrative të Apelit.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet harun çelik komisioni kombëtar për azilin dhe refugjatët selami simsek harun çelik komisioni kombëtar për azilin dhe refugjatët selami simsek

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Shtator 2020, 15:15

TIRANË– Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svet...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj