LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët festuan në shtëpi Vitin e Ri, agjencitë turistike vazhdojnë të vuajnë goditjen e COVID-19

16 Janar 2021, 15:42 Nga DOSJA
Shqiptarët festuan në shtëpi Vitin e Ri, agjencitë turistike

Shqiptarët, ashtu si shumica e qytetarëve të botës nuk kanë mundur të udhëtojnë për festat e fundvitit, me gjithë dëshirën e madhe për të zhveshur petkun e mërzitisë dhe ankthit që veshi 2020-ta.

Të dhënat krahasuese që ofrojnë agjencitë dhe operatorët turistikë tregojnë lëizjet e shqiptarëve jashtë për festat e fundvitit janë indiferente krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Nëse gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri një vit më parë kanë udhëtuar me agjenci 80 mijë veta e prej tyre përmes operatorëve turistikë kanë udhëtuar 15 mijë syresh, këtë fundvit udhëtuan vetëm 200 persona. Shifër e pakonsiderueshme”– thotë Besnik Vathi nga ATHS.

Kjo për shkak se destinacionet ku mund të udhëtojnë shqiptarët janë tejet të kufizuara për shkak të shtrëngimeve në udhëtim që kanë urdhëruar qeveritë anembanë botës që të kontrollojnë përhapjen e COVID-19.

Nga Global Travel i thanë gazetës “Si” se patën klientë të tyre këtë fundvit që lamë pas, të cilët udhëtuan drejt Dubait, Maldiveve dhe Turqisë, destinacione që nuk kanë patur shtrëngime për udhëtime turizmi.

“Në rajon kemi operuar vetëm me Malin e Zi kryesisht sepse të tjerët kërkonin tampon dhe analiza shtesë në lidhje me COVID-19”– thotë një agjent nga Global Travel, i cili shton se klientela e këtijfundviti të vështirë nuk ka të krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë për shkak të krizës ekonomike, frikës nga infektimi dhe bllokimi i shumë destinacioneve.

Nga Kalemi Travel & Tours pohojnë të njëjtën tablo.

Edhe pse ky fundvit ka qenë ndryshe nga të tjerët, përsëri ka patur persona që kanë zgjedhur të kalojnë Vitin e Ri jashtë kufijve. Kryesisht pjesa më e madhe e shqiptarëve zgjodhën të kalonin festat brenda rajonit në vende si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi, kjo për shkak të lehtësisë për të udhëtuar drejt këtyre vendeve. Por kishte dhe nga ata që zgjodhën vende si Turqia, Egjipt apo edhe Dubai për të kaluar festat e fundvitit.”- shpjegojnë nga Kalemi Travel & Tours.

Agjenti i saj sqaron për gazetën “Si” se pjesa më e madhe e atyre që kanë udhëtuar kanë zgjedhur paketat 3 ditore përgjatë kësaj periudhe, por kishte dhe klientë që udhëtuan për periudha më të gjata 5-7 ditore.

Marjen Rama nga Explorer Travel & Tours dhe nga Global Travel pohojnë se pjesa e shqiptarëve që udhëtuan për festat e fundvitit jashtë kufijve, të cilët zgjodhën agjencinë e tij ishin çifte, kryesisht të reja.

Ndërsa klientët e Kalemit qenë familjarë më shumë.

“Klientët tanë në periudhën e festave të fundvitit kërkuan paketa për në vendet e rajonit si Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Kosovë. Klientëve që iu shërbyem për në vendet e Europës qenë më të paktë në numër dhe ishin ata që kishin dokumenta, që nuk lëviznin me motivacion turizmin. Kjo nuk lejohet në vendet e Europës për shkak të masave anti-COVID-19”– tregon Marjen Rama nga Explorer Travel & Tours.

Përfaqësuesit e agjencive turistike në kryeqytet tregojnë se këtë fundvit pati një rritje të çmimit të biletave me 15-20% për shkak të linjave të pakta që mbetën në treg për shkak të krizës. Por në të njëjtën kohë hotelet kanë ulur çmimet për shkak të kërkesës së ulët, gjithashtu si rrjedhojë e pandemisë dhe në përgjithësi paketat turistike kanë qenë pothuajse me të njëjtat çmime si vitin e kaluar sepse rritja e çmimit të biletave është balancuar me uljen e çmimit të hoteleve.

Situata në industrinë e turizmit

Besnik Vathi nga ATHS shprehet shumë pesimist për gjendjen aktuale dhe nuk gjen optimizëm për të ardhmen, për sa kohë, thotë ai që nuk sheh asnjë rezultat që mund të parashikojë zhvillimet e mëtutjeshme.

“Pandemia goditi më shumë se të gjithë sektorin e turizmit. Dhe brenda sektorët agjencitë dhe turoperatorët janë më të goditurit për shkak të bllokimimt të lëvizjeve dhe udhëtimeve. Agjencitë dhe turoperatorët larguan nga puna 70-80 % të punonjësve, mbi 60% falimentuan ose pezulluan aktivitetin. Pjesa tjetër po qëndron hapur vetëm për të mos humbur investimet ndër vite. Nuk ka punë për sa kohë kufijtë janë të mbyllur dhe fluturimet të bllokuara”- shpjegon Vathi.

Ai konfirmon që sektori gjatë 2020-ës ka punuar vetëm me 10% të kapaitetit e përkthyer ndryshe ka humbur 90% të punës dhe të të ardhurave krahasuar me vitin 2019-të.

“Vaksina është një sinjal optimist, por po ecën aq ngadalë sa nuk kemi të dhëna për rezultate konkrete që të bëjmë ndonjë parashikim optimist në lidhje me lëvizjen dhe ekonominë”- thotë ai.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale pushimet e shqiptareve pushimet e shqiptareve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj