Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gazetari Agim Xhafka përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, risjell në vëmendje luftën Nacional-Çlirimtare dhe thekson fort se populli shqiptar nuk ka luftuar për lirinë, ashtu siç është thënë breza me radhë. Xhafka shkruan se vendi ynë u çlirua nga lufta e Amerikës dhe e Rusisë, e se nuk kishte asnjë lëvizje nga populli për liri. Këtë arsyetim, ai e sjell me fakte, duke shtuar se nëse do të kishim shporrur me pushkë fashizmin do të do kishim të gdhendur revoltën ndaj çdo shtypje dhe poshtërimi.
Xhafka shkruan se shqiptarët qëndrojnë vetëm në kafe e fle duke ditur se ka pasur trima dhe partizanë kjo tokë. Ndërkohë, që në fakt ka njerëz apatikë, dembela dhe frikacakë.. shkruan Xhafka. Në fund gazetari shkruan se lufta u bë me skenar nga Kinostudioja komuniste.
SHKRIMI:
Dyshoj që në Shqipëri ka pasur forca partizane të mirëorganizuara dhe është bërë Luftë e ashpër Nacional-Çlirimtare. Thjesht ne u çliruam nga lufta e Amerikës dhe e Rusisë kundër nazizmit. Pra ishim rrjedhojë.
Kam disa arsye e fakte,por po sjell më kryesoren. Populli ynë nuk lëviz qimen për lirinë. Në se do e kishim shporrur me pushkë fashizmin e do derdhnim gjak për lirinë,atëhere në shpirtin e brezave do ishte gdhendur revolta ndaj çdo shtypje e çdo poshtërimi. Por ndodhi e kundërta. Heshtëm për 50 vjet kur njeriut iu hoq çdo e drejtë. Nuk lëshuam një zanore kur internohej për bindje fqinji ynë me pleq e fëmijë. Shihnim si hiqeshin zvarrë në qytete ata që mendonin ndryshe e nuk lëvizëm as gishtin. U ushqyem me tallon e jetuam në uri e heshtje….Reagim i një populli luftëtar është ky?
Vazhdojmë sot kur qeverisemi nga fëmijët e nipat e pushtetit të diktatorit. Na rrejnë dhe ne duartrokasim,u japin drogë fëmijëve dhe ne qeshim,na rrahin e ne trembemi,rrëmbejnë copa të atdheut e ne nuk ulërijmë,por marrim arratinë si popull.
Ja pse provohet që lufta jonë partizane ka qënë hiperbolë komuniste,një ëndërr e frikacakëve.
Se popujt antifashistë gjakun e kanë me leukocite lirie,me shkëndija proteste e zjarr përvëlues ndaj çdo shtypje e mashtrimi. Ja, në këmbë evopianë kudo në se qeveria i gënjen,e gjithë Franca,Italia,Holanda etj bëhen trup për të drejtat e njeriut. Shqiptari tundet nëpër kafe.
Fle dhe pandeh se ka pasur trima e partizanë kjo tokë e begatë me njerëz apatikë,dembela e frikacakë. Nanuriset në gënjeshtra e në kotësi…
Siç u provua Lufta është bërë nga Kinostudioja komuniste. Me skenar nga historianët e leshit. Na i dhanë si hashash cilësor. Akoma s’po na del gjumi. Gërhasim e gërhasim. Flemë e flemë…
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martin...
Misteri është shtuar akoma më shumë pas vdekjes së Evgjeni Baxhos pasi një simbol që u gjet në trupin e saj duket se qarkullon edhe në rrugët e kryeqytetit.Foto...
KAPSHTICË– Një 45-vjeçar është ndaluar në Kpashticë nga policia, pasi po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.Mësohet se bëhet ...
TIRANË– Sekuestrohen tre milionë euro pasuri. Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka vënë në sekuestro 3 milionë euro pasuri, ku përfshihen sipërfaqe toke...
TIRANË–21 të rinj dhe të reja nga Ukrahina zgjodhen Shqipërine për ta vizituar duke qëndruar 7 ditë. Masha Podushko eshte njera nga pjestaret e grupit që n...
LIBRAZHD– Ish-kryeplaku i fshatit Dragostunjë në Librazhd, Bujar Kojku ka treguar se vrasja e 53-vjeçares Menturie Bic inga bashkëshorti i tij, ish...
MAQEDONI– Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me 50 kg drogë brenda makinës në të cilën lëvizte.Ministri...
GJERMANI– Sipas një studimi europian për alkoolin dhe sëmundjen Covid-19 i cili u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Gjermani, Greqi...
KAMËZ– Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem të madh. JOQ ka bërë publike një video të një qytetari i cili shihet teksa tërh...