LIVE UPDATES
Bota

Shtegdalja që mungon për të varurit nga droga

22 Gusht 2021, 16:28 Nga DOSJA
Shtegdalja që mungon për të varurit nga droga

TIRANË– Bajrami, një i ri, 23 vjeç, nga rrethina e Prishtinës, tash e tre vjet është duke u përpjekur t’i shmanget varësisë nga substancat narkotike. Keqpërdorimin e tyre e kishte nisur që në moshën 13-vjeçare. Ai thotë se për shtatë vjet kishte konsumuar kanabis, të cilin e quan bari, ndërkaq tre vjetët e fundit brenda asaj kohe, kishte konsumuar heroinë.

Deri te kontakti i parë me substancat narkotike, Bajrami thotë që ka arritur duke u shoqëruar me njerëz shumë më të moshuar se ai, po ashtu keqpërdorues të narkotikëve, të cilët ia kishin ofruar edhe atij fillimisht, siç e quan ai, barin.

“Kanë qenë të moshës rreth 30 vjeç. Unë kam qenë shërbëtor i tyre. Më urdhëronin t’ju blija gjithçka dhe unë shkoja. Në fund, ma linin pak bari. Më thoshin ‘a e do një tym’? Mua më është dukur mirë, më shtynte të qeshja. I thashë vetes edhe unë po pi’. Por, më vonë, kam hetuar disa kriza dhe dhembje… prej heroinës. Kështu unë kam vazhduar. Pastaj i kam lënë ata. Dhe kam vazhduar vetë”, rrëfen Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Varësia nga substancat narkotike, Bajramin e kishte futur në shumë telashe, fillimisht me familjarët e tij.

“Më ka ndodhur shumë herë që të zihem me nënën, me babën, me vëllezërit dhe të rrihemi. Unë ankohesha dhe u kërkoja para për të blerë drogë. Ata nuk kanë pasur, por nganjëherë ma bënin qarën, po nganjëherë as unë nuk mund të bëja më shumë dhe dilja dhe vidhja, vetëm për ta siguruar drogën”, theksoi Bajrami.

Ai shtoi se ishte vetëdijesuar se në çfarë gjendje ndodhej për shkak të varësisë nga droga dhe kishte vendosur t’i nënshtrohej programit të metadonit, një formë e terapisë, e cila aplikohet në Qendrën mediko-psikoterapeutike “Labirint” në Prishtinë. Por, ai thotë se do ta braktiste edhe metadonin në rast se kjo do të ishte e mundur në ndonjë qendër për rehabilitimin e personave të varur nga drogat.

“Vullnetar do të shkoja. Por, nuk e di se a më lejon metadoni, se a mund të qëndroj. Në qoftë se kjo do të rregullohej, atëherë unë do të shkoja. Por, në Kosovë nuk ka (qendra te tilla)”, tha Bajrami.

Përveç Klinikës së Neuropsikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në të cilën trajtohen personat që kanë probleme akute nga varësia e drogës, aktualisht në vend nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate për personat e varur nga substancat psikoaktive, e që do të ishte nën ombrellën e institucioneve shëndetësore të Kosovës.

Ekspertët, të cilët merren me trajtimin e këtyre personave, konsiderojnë se një qendër e tillë rehabilituese është shumë e nevojshme për vendin, marrë parasysh, sipas tyre, numrin në rritje të keqpërdoruesve të substancave narkotike.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor në Prishtinë, thotë se domosdoja për të pasur një qendër për rehabilitimin e personave të varur nga substancat psikoaktive është shtruar që moti. Por, sipas tij, institucionet kompetente të vendit, ende nuk i janë qasur seriozisht mundësisë për ndërtimin e një qendre të tillë, ndonëse ekzistojnë modele të ndryshme se si ajo do të mund të vepronte.

“Ka modele të ndryshme, për shkak se te ata persona, përveç terapisë, ilaçet nuk kryejnë shumë punë, përveç në ata fazën akute. Nevojitet një rehabilitim, një socializim, një terapi grupore, terapi e punës. Nuk është një institucion, i cili mund të funksionojë vetëm në dy dhoma, por duhet të jetë një institucion më i gjerë, i cili ka për të punuar. Thjesht ka plot modele”, tha Rexhepi.

Aktualisht, në Prishtinë funksionon Qendra mediko-psikoterapeutike Labirint, një organizatë jofitimprurëse, e cila me programet e veta ofron trajtim në baza ditore për personat e varur nga drogat. Por, siç thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i kësaj qendre, defektologu Safet Blakaj, “Labirinti” nuk është qendër rehabilituese dhe nuk i përcjell në mënyrë afatgjate klientët që kanë probleme me drogat.

Në këtë Qendër, sipas tij, klientët trajtohen me programin e ilaçit metadon, i cili heq dëshirën për përdorimin e drogës, kryesisht të heroinës. Në këtë program, sipas tij, mesatarisht janë rreth 130 persona, në baza ditore, ndërkaq në databazën e kësaj qendre janë të regjistruar mbi 2.600 persona, që kanë kërkuar trajtim në këtë qendër. Labirinti ofron edhe programe të mbështetjes psiko-sociale, terapitë grupore apo familjare, si dhe programin për parandalimin e infeksioneve nga Hepatit B dhe C.

“Ne i kemi licencat e Ministrisë (së Shëndetësisë), si institucion shëndetësor dhe po ashtu edhe licencat për operimin me narkotikë. Sido që të jetë, ne bashkëpunojmë shumë me institucionet vendore, në kuptimin që të na mbështesin në mënyra të ndryshme. Mirëpo, deri më tash nuk kemi pasur mbështetje financiare nga shteti. Financat i kemi kryesisht nga donatorët ndërkombëtarë”, tha Blakaj.

Në anën tjetër, neuropsikiatri Rexhepi e lavdëron punën e Qendrës “Labirint”, por sipas tij, mundësitë e kësaj Qendre janë të kufizuara. Rrjedhimisht, sipas tij, është i domosdoshëm një institucion më i madh dhe me fushëveprim më të gjerë.

“Labirinti, në momentin që s’ka donacione, ai mbyllet. Neve na duhet një institucion publik, i cili do të jetë nën menaxhimin e shtetit dhe i cili do të ketë një qëndrueshmëri financiare për funksionim. Ndërsa shoqëria civile duhet të jetë vetëm si shtesë apo mbindërtim në një strukturë ekzistuese. Nuk guxojmë t’ia lëmë barrën shoqërisë civile. Në kohën bashkëkohore, ajo edhe mund të jetë edhe një organizatë jofitimprurëse, por e cila kishte me qenë në bashkëpunim me institucionet publike”, tha Rexhepi.

Blakaj pajtohet me mendimin se Kosova duhet ta ketë një qendër të madhe rehabilituese për personat që kanë probleme të varësisë nga drogat. Madje, sipas tij, ky problem rreth pesë vjet më parë është shtruar në Grupin strategjik kundër drogave, të udhëhequr nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, por që është një grup gjithëpërfshirës dhe ndërinstitucional në kuadër të Strategjisë kombëtare për luftimin e drogave.

“Ka pasur një nismë, e cila ka mbetur ende në nivel të nismës. Ne kemi pasur shumë problem në grupin strategjik, pra, aty ku takohen institucionet që merren me çështjen e drogave. Ka dy vite që nuk kemi mundur të takohemi për shkak të ndërrimeve të shpeshta të qeverive”, tha Blakaj, i cili ishte pjesë e këtij grupi strategjik.

Rexhepi dhe Blakaj kanë kritikuar qeveritë e vendit, të cilat sipas tyre, gjatë mandateve të paktën në dhjetë vjetët e fundit, nuk kanë treguar seriozitet dhe përkushtim për themelimin e një qendre rehabilituese për personat e varur nga substancat psikoaktive.

Aktualisht, në Kosovë thuhet se janë rreth 30.000 përdorues aktiv të drogave, por Rexhepi dhe Blakaj vlerësojnë se ky numër është relativ dhe nuk mund të konsiderohet i saktë.

Në afërsi të Gjilanit, gjendet qendra zvicerane për rehabilitim ndaj drogave “Streha”. Një nga drejtuesit e kësaj qendre, Kurt Trachsel, i kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, tha se tash për tash, nuk dëshiron të flasë për media lidhur me punën e kësaj qendre.

Aktualisht, edhe në vendet e rajonit trajtimi akut i personave të varur nga droga bëhet fillimisht në spitalet apo klinikat e neuropsikiatrisë.

Këshillimore apo qendra për rehabilitimin nga varësia, ku përfshihet edhe varësia ndaj drogave, ka në shumicën e vendeve të rajonit dhe ato janë kryesisht në sektorin privat të shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë tetë qendra të tilla private, por që janë të licencuara nga institucionet e atjeshme shtetërore. Qendra të tilla në sektorin privat ka edhe në Serbi. Por, në kryeqytetin serb, në Beograd ekziston Spitali special për sëmundjet e varësisë, në rrugën Teodor Drajzer, institucion ky shëndetësor nën ombrellën e shtetit.

Në Serbi, po ashtu ekzistojnë edhe qendra rehabilitimi që janë nën ombrellën e Kishës Ortodokse Serbe, që veprojnë me lejen e shtetit. Me lejen e shtetit, qendra të tilla rehabilitimi, të ngritura nga institucioneve fetare, ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll
Bota 22 Gusht 2021, 12:56

ANGLI- Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar kur pushtoi Afganistanin së bashku me SHBA në 2001, theksoi se edhe pse ka re...

Bota 22 Gusht 2021, 12:05

GREQI- Një grua amerikane e bllokuar në Afganistan i ka bërë thirrje Presidentin Joe Biden për ndihmë. Foxnews shkruan se ajo së bashku me anëtarët e familjes e...

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK