LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Shtëpia e tij ishte si një botë tjetër”, Nano rrëfen takimin e fundit me Maks Velon: Ai ishte autentik, ishte si një

8 Maj 2020, 19:38 Nga DOSJA
“Shtëpia e tij ishte si një botë tjetër”, Nano

Maks Velo nuk është më mes nesh. Arkitekti, shkrimtari dhe piktori i mirënjohur mbylli dje sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare. Ikja e Velos është një humbje e madhe, ndërsa Mustafa Nano e cilëson atë si “njeriun më të vërtetë që ka njohur në jetën e tij”. I emocionuar, Nano ia ka kushtuar Maks Velos, monologun e tij këtë të premte. Nano mes të tjerash ka sjellë në vëmendje takimin e fundit me Maksin, në shtëpinë e këtij të fundit. Vizitën në shtëpinë e Velos, ai e përshkruan si një përvojë të pazëvendësueshme.

“Herën e fundit që e takova Maksin ka qenë në shtëpinë e tij, përpara se të fillonte karantinimi për shkak të Covid-19. Ishte hera e parë që i shkoja në shtëpi. Dhe atë vizitë në shtëpinë e tij unë e kam shkruar edhe tek libri i fundit. Ajo vizitë ishte një përvojë e pazëvendësueshme për mua, ishte sikur sapo kalova pragun e shtëpisë së Maksit mu duk sikur u futa në një botë tjetër që më thithi”, shprehet Nano.

Monologu i plotë nga Mustafa Nano

Në këtë studio nuk do të jetë më Maks Velo. Nuk do kem më mundësi ta takoj Maks Velon, ashtu sikurse dhe shumë të tjerë që e njohin. Ai dje u nda nga jeta. Ishte një nga personazhet më kontrovers ëtë Tiranës. Dhe në këtë shpjegohen edhe në një numër reagosmesh që dolën menjëherë pas vdekjes së Maksit.

Ishin reagime të të gjitha llojeve, kishte njerëz që e lëvdonin, por kishte njerëz edhe që e qortonin, edhe e shanin. Por Maksi nuk do të befasohej për këtë gjë, madje nuk do t’i vinte keq për këtë fakt. Ai e dinte që i gjithë mllefi që mund të ekzistonte te një pjesë njerëzish për të kishte lidhje me qendrimet e tij, me të cilat ai nuk bënte asnjë lloj kompromisi.

Ishte një nga njerëzit më të vërtetë që unë kam njohur. Këto nuk po e them që në rrethana televizive mund të thuash për dikë që sapo është ndarë nga jeta, janë gjëra që unë i besoj me të vërtetë. Maks Velo ishte një nga njerëzit më të vërtetë që kam njohur në jetën time. Ai ishte autentik, ishte gjenuin, ishte si një fëmijë, në momentin që e kishte një mendim në kokë, menjëherë donte ta nxirrte nga goja.  A thua se po ta mbante brenda, ai opinion, ajo konsideratë mund ta gërryente, apo mund t’i krijonte ndonjë problem shëndetësor.

Mbajeni mend këtë personazh, Maks Velon. Ne nuk kemi për ta pasur më një njeri të tillë.Ose kemi për ta patur shumë rrallë.

Herën e fundit që e takova Maksin ka qenë në shtëpinë e tij, përpara se të fillonte karantinimi për shkak të Covid-19. Ishte hera e parë që i shkoja në shtëpi. Dhe atë vizitë në shtëpinë e tij unë e kam shkruar edhe tek libri i fundit. Ajo vizitë ishte një përvojë e pazëvendësueshme për mua, ishte sikur sapo kalova pragun e shtëpisë së Maksit m’u duk sikur u futa në një botë tjetër që më thithi.

Edhe në letërsi nuk kam parë autorë të mëdhenj apo të vegjël që të përshkruajnë një shtëpi të ngjashme me atë të Maks Velos. Ndoshta më është kujtuar në këto orët e fundit pas vdekjes së Maksit më është kujtuar  Charles Dickens, në librin e tij “Great expectations”, ku përshkruan një shtëpi ku ti futesh aty brenda ku shihje një kek që dikush e kishte nisur, por kishte javë të tëra që qendronte aty. Përshkruan muret që ishin të mbushura me orë që tregonin të gjitha orën  08:40. Kjo ishte ndjesia që unë kam provuar te shtëpia e Maks Velos.

Ti hyje në atë shtëpi dhe kishte ndjesinë që po hyje në një shtëpi, që  nuk të kishte ndodhur më përpara. Përveç kësaj, në shtëpinë e Velos, kishte orendi të vjetra, relike, fotografi, piktura sigurisht. Ishte stili i Maks Velos. Dhe Maks Velo në përgjithësi ishte njeri me stil.

Kur vjen puna te qendrimet e Maksit që kanë provuar debat, ai kishte disa linja bazike, kishin të bënin me besimet e tij. Ishte një nga njerëzit më pro perëndimorë që mund të shihte syri. Madje as në perëndim nuk mund të gjeje një njeri më pro perëndimor sesa Maksi. Në historinë e Shqipërisë fare pak njerëz, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë që kanë qenë pro perëndimorë. Atij Perëndimi, sidomos Europa i dhimbte kur e shihte në prag trazirash, apo e shihte në momente të vështira, siç është sot Evropa. Gjithmonë mendonte se nëse Evropa mund ta pësojë një ditë, do ta pësojë prej rafinimit të vet, prej sofistikimit të vet.

Maksi mendonte se ne shqiptarët, nuk jemi perëndimor. Ai mendonte, ndoshta edhe duke e ekzagjeruar pak, që ne nuk kemi lidhje fare me Perëndimin dhe nuk kishte shumë besim që në planin prespektiv mund të përftohet një marrëdhënie e fortë me Perëndimin. Ai ishte i bindur që, që ka pasur një lloj amaneti historik të një pjesë të elitës shqiptare, por kishte frikë se gjeneratat e reja këtë amanet nuk do e ndiqnin. Kjo ishte frika më e madhe e Maks Velos, të cilin nuk do e kemi më midis nesh. Ai do të ngelet gjithmonë brenda meje.

(Marrë nga ABC News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture maks velo mustafa nano vdes maks velo maks velo mustafa nano vdes maks velo

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta