LIVE UPDATES
Bota

Shtimi i vrasjeve të gazetarëve në vendet e BE-së tregon dështimin në mbrojtjen e tyre

18 Shtator 2021, 09:39 Nga DOSJA
Shtimi i vrasjeve të gazetarëve në vendet e BE-së tregon

BRUKSEL– Rastet më të njohura të gazetarëve të vrarë që tronditën publikun vitet e fundit ishin vdekjet e Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe Jan Kuciak në Sllovaki. Këto raste kanë rezultuar me demonstrata masive dhe një ndryshim të qeverisë. Pastaj vrasja e reporterit për krimet Peter R. de Vries, që tronditi Holandën në verë, e në pranverë u vra edhe reporteri grek Giorgos Karaivaz, por kjo nuk ka shkaktuar ndonjë valë të shkrimeve në mediat ndërkombëtare. Bashkimi Evropian tani dëshiron t’i mbrojë gazetarët më mirë, por kjo nuk mund të konsiderohet asgjë tjetër veçse një gjest i pafuqishëm. Sepse arsyet e vrasjeve janë strukturore dhe tregojnë për një dështim më të thellë.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar

Sulmi me bombë i vitit 2017 ndaj gazetares investigative nga Malta tronditi bashkatdhetarët e saj, si dhe publikun më të gjerë evropian. Si ishte e mundur një vrasje e tillë publike e një gruaje në mes të Evropës që i ishte përkushtuar luftës kundër korrupsionit në atdheun e saj?

Sqarimi i çështjes në Maltë filloi vetëm kur BE ndërhyri dhe kolegët gazetarë filluan të hulumtojnë ngjarjen. Ndërkohë si një organizator i mundshëm i vrasjes është nxjerrë para gjykatave një oligark, bizneset e të cilit Galizia ishte duke hulumtuar. Por kanë kaluar dy vjet nga vrasja, para se qeveria e Joseph Muscat të detyrohej të jepte dorëheqjen. E pasardhësit në qeveri janë nga e njëjta parti. Ka dyshime se rasti nuk është sqaruar deri në fund.

Rasti i Jan Kuciak, i cili u ekzekutua brutalisht nga vrasësit me pagesë, së bashku me partneren e tij në vitin 2018, është shumë i ngjashëm. Edhe në Sllovaki, çështja ishte korrupsioni dhe përfshirja e politikanëve të lartë në biznesin kriminal. Edhe atje hetimet fillimisht u vonuan. Gazetari sllovak gjithashtu thuhet se ka rënë viktimë e një oligarku. Procesi i parë kundër tij përfundoi me një shfajësim befasues. Ndërsa në shkallën e apelit ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Vrasja e porositur e reporterit holandez të krimit de Vries nga ana tjetër, erdhi nga qarqet e krimit të organizuar. Ndoshta nga të njëjtët bosë që inicuan edhe vrasjen e një avokati dhe një dëshmitari.

Propozimet boshe

Kur BE tani i bën rekomandime shteteve anëtare për të mbrojtur më mirë gazetarët, ato nuk mund të konsiderohen asgjë më shumë se një shprehje e pafuqisë së tyre. Linjat telefonike hotline dhe kontaktet institucionale për gazetarët e kërcënuar janë krejtësisht të pakuptimta, nëse ata nuk mund t’u besojnë autoriteteve të tyre. Kjo vlen mbi të gjitha për ato vende të Evropës Lindore ku ngatërrimi i njerëzve të korruptuar të biznesit dhe politikës është bërë një sistem dhe mbrojtja ligjore është minuar prej kohësh.

Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe të tjerët janë shembuj të asaj që ekspertët e quajnë “shteti i kapur” – shtete ku politika, administrata publike, drejtësia dhe njerëzit e biznesit kriminel janë bërë një trup i përbashkët. Nga ana tjetër, ato pak media të pavarura që kanë mbetur nuk po mund të bëjnë hulumtimet e duhura në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Tmerri në Holandë ishte më i madh kur u bë e qartë se autoritetet atje funksionojnë normalisht, por krimi i organizuar ka qenë në gjendje të përhapet i pakontrolluar për vite me radhë dhe ka pasur pak përpjekje për të luftuar sistematikisht bandat. Në Greqi, nga ana tjetër, njerëzit ishin më pak të befasuar nga një “ballkanizim” i tillë i shtetit.

Dështimi i shtetit juridik

Por kudo që ka korrupsion të rrënjosur thellë ose përparim të krimit të organizuar, sundimi i ligjit dështon në vendet e BE-së. E Brukseli – për të mos rrezikuar paqen politike – shikoi në heshtje për vite me radhë si u infiltruan krimi i organizuar në sistemet e vendeve të  Evropës Lindore. Ndërsa tani Komisioni Evropian në Bruksel ka filluar të kërkojë në Poloni dhe Hungari që ky fenomen të luftohet.

Aty ku ka autoritete të pavarura gjyqësore dhe policore, ligji penal u ofron zakonisht gazetarëve të njëjtën mbrojtje sikur edhe të gjithë qytetarë të tjerë. Aty ku politika ka minuar sundimin e ligjit, nuk mund të ketë as mbrojtje. Evropa do ta ketë shumë vështirë të fillojë të korrigjojë gabimet e së kaluarës. Tani thirrja e shteteve anëtare për t’u dhënë gazetarëve mbrojtje të veçantë nuk është gjë tjetër veçse alibi politike./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jan kuciak komisioni evropian mbrojtja e gazetareve jan kuciak komisioni evropian mbrojtja e gazetareve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj